Rijadus-Salihin · Hadithi 740

Nënçmimi i ushqimit është i palejueshëm, andaj preferohet lavdimi i tij
740 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. asnjëherë nuk ka përmendur të meta në asnjë ushqim, nëse i ka ardhur i shijshëm e ka ngrënë, e nëse nuk e ka pëlqyer e ka lënë.”