Transmetohet nga Sehl ibn Sa’d r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Unë dhe mbrojtësi (kujdestari) i bonjakut do të jemi në Xhenet kështu”, dhe bëri shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm dhe i ndau nga njëri-tjetri.”
Rijadus-Salihin · Përzemërsia ndaj bonjakëve, ndaj vajzave, të gjithë të dobtëve, të varfërve, të dëshpëruarve dhe bamirësia, mëshira dhe kujdesi ndaj tyre
Argumentet nga Kurani
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse ndaj besimtarëve bëhu i butë.”
(el-Hixhr, 88)
“Qëndro vendosmërisht në anën e atyre që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe në mbrëmje me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej atyre, duke dëshiruar bukurinë e jetës së kësaj bote.”
(el-Kehf, 28)
“Prandaj bonjakun mos e nënçmo. Dhe lypësin mos e refuzo.”
(ed-Duha, 9-lo)
“A e ke parë atë që përgënjeshtron atë botë? Po, ai është që refuzon ashpër bonjakun. Dhe nuk nxit për ushqimin e të varfërit.”
(el-Maun, l-3)
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është si ai që lufton në rrugë të All-llahut.” (Transmetuesi thotë) Mendoj se (Pejgamberi) tha: “Si ai që falet pandërprerë dhe si ai që agjëron pandërprerë.”
Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush i rrit (duke u kujdesur) dy vajza deri në moshën madhore, kur të vijë në Ditën e Gjykimit unë dhe ai do të jemi si këta të dy”, dhe i bashkoi gishtat.”
Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Hyri tek unë një grua me dy vajza të vogla dhe lypte, kurse unë nuk gjeta asgjë përveç një hurme. Ia dhashë atë hurmë, të cilën ua ndau dy vajza-ve të veta, duke mos ngrënë prej saj. Pastaj u ngrit dhe doli. Pas kësaj hyri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe unë e njoftova, kurse ai tha: “Kush vëhet në sprovë sadoqoftë me vajza dhe sillet me mirësi ndaj tyre, ato do t’i jenë perde (mbrojtje) nga zjarri.”
Nga Ebu Shurejh Huvejlid ibn Amr el-Huzaij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O All-llahu im, po e legalizoj (po e bëj të ligjshme) të drejtën e dy (kategorive) të dobëtve: të bonjakut dhe të femrës.”