Rijadus-Salihin · Hadithi 267

Përzemërsia ndaj bonjakëve, ndaj vajzave, të gjithë të dobtëve, të varfërve, të dëshpëruarve dhe bamirësia, mëshira dhe kujdesi ndaj tyre
267 Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Sehl ibn Sa’d r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Unë dhe mbrojtësi (kujdestari) i bonjakut do të jemi në Xhenet kështu”, dhe bëri shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm dhe i ndau nga njëri-tjetri.”