Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos e dalloni natën e xhumasë me namaz prej netëve të tjera dhe mos e dalloni ditën e xhumasë me agjërim prej ditëve të tjera, përveç me agjërim edhe gjatë ditëve të tjera të cilat i agjërojnë disa nga ju.”
Rijadus-Salihin · Qortimi i dallimit të ditës së xhumasë me agjërim apo i natës së saj me namaz
1769
Transmeton Muslimi
1770
Muttefekun alejhi
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Askush nga ju mos ta agjërojë ditën e xhumasë e të mos ia shtojë një ditë para dhe një ditë prapa.”
1771
Muttefekun alejhi
Nga Muhammed b. Abbadi transmetohet të ketë thënë: “E kam pyetur Xhabirin r.a.: “A e ka ndaluar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. agjërimin ditën e xhuma?” (Xhabiri ka thënë:) “Po!”