Rijadus-Salihin · Hadithi 1769

Qortimi i dallimit të ditës së xhumasë me agjërim apo i natës së saj me namaz
1769 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos e dalloni natën e xhumasë me namaz prej netëve të tjera dhe mos e dalloni ditën e xhumasë me agjërim prej ditëve të tjera, përveç me agjërim edhe gjatë ditëve të tjera të cilat i agjërojnë disa nga ju.”