Rijadus-Salihin · Urdhërohet dëgjueshmëria e udhëheqësve në të mira, ndërsa ndalohet dëgjueshmëria e tyre në të këqija

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“O besimtarë, përuljuni All-llahut dhe përuljuni Pejga-mberit, por edhe përfaqësuesve tuaj.”

(en-Nisa:59)

670 Transmeton Muslimi

Ibnu Umeri r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush e heq dorën e vet nga dëgjueshmëria, do ta takojë All-llahun Ditën e Gjykimit, por nuk do të ketë argument mbrojtës. Kush vdes dhe në qafën e vet nuk ka besë të dhënë, vdes me vdekje injoranti.”

677 Muttefekun alejhi

Ibni Abbasi r.anhuma tregon se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush urren diçka nga prijësit e vet, le të durojë, sepse ai i cili largohet nga sulltani (udhëheqësi) i vet vetëm për një pëllëm-bë, do të vdes me vdekje injoranti.”

678 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen

Ebu Bekerete tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush e nënçmon udhëheqjen e vet, All-llahu do ta nënçmo-jë atë.”