Rijadus-Salihin · Hadithi 670

Urdhërohet dëgjueshmëria e udhëheqësve në të mira, ndërsa ndalohet dëgjueshmëria e tyre në të këqija
670 Transmeton Muslimi

Ibnu Umeri r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush e heq dorën e vet nga dëgjueshmëria, do ta takojë All-llahun Ditën e Gjykimit, por nuk do të ketë argument mbrojtës. Kush vdes dhe në qafën e vet nuk ka besë të dhënë, vdes me vdekje injoranti.”

Në një rivajet tjetër të Muslimit ky hadith thuhet kështu: “Kush vdes i ndarë nga xhemati, vdes me vdekje injoranti.”