Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

403 hadithe · Të gjithë kapitujt

Abdull-llah ibni Mugaffel r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ndërmjet dy ezaneve (në mes ezanit dhe ikametit) falet një namaz! Ndërmjet çdo dy ezaneve falet një namaz, ndërmjet dy ezaneve është një namaz.” Kur këtë e tha për të tretën herë, atëherë shtoi: “Për atë që dëshiron.”

Gabim?

Ibnu Umeri r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i falte natën nga dy rekate, ndërsa me një rekat të vitrit e mbaronte nafilen e natës. I falte nga dy rekate sunet para farzit të sabahut, sikur ezanin ta kishte në vesh menjëherë pas ezanit.

Gabim?

Zejd ibnu Thabiti r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O njerëz, faluni në shtëpitë tuaja. Vërtet namazi më i vlefshëm është kur njeriu falet në shtëpinë e vet, përveç namazeve të detyruara (farz).”

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Bëjeni namazin e fundit natën, vitr (tek)!”

Gabim?

Ummi Hani Fahita Binti Ebu Talibi r.anha thotë: “Unë shkova tek i Dërguari i All-llahut në vitin e çlirimit të Mekkes, dhe e kam gjetur duke u pastruar (gusul). Pasi është pastruar i ka falur tetë rekate. Kjo ishte në kohën e paradites - duhasë.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Bilalit r.a.: “O Bilal, më trego se cila punë të jep më shumë shpresë e të cilën e ke bërë në Islam? Vërtet unë e kam dëgjuar zhurmën e nallaneve të tua para meje në Xhenet.” Bilali u përgjigj: “Punën të cilën e kam bërë dhe prej së cilës shpresoj fitimin më të madh është ajo se gjithmonë kur jam pastruar, kam marrë abdest, ditën a natën. Me atë abdest kam falur atë që më është urdhëruar ta fal.”

Gabim?

Ibnu Umeri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ndonjërit prej jush i vjen dita e xhuma, le të lahet.”

Gabim?

Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Gusli (larja e përgjithshme e trupit) në ditën e xhuma, është detyrim për çdo musliman të rritur.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka mbajtur fjalim (hutbe) një ditë të xhuma dhe në të ka thënë: “Në këtë ditë gjendet një moment (orë), nëse ai përputhet me një rob musliman duke u falur dhe ai kërkon diçka prej All-llahut, me të vërtetë ai do ta arrijë atë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dha shenjë me dorën e vet se janë pakë ata të cilët e shfrytëzojnë këtë.”

Gabim?

Salim ibni Abdull-llah ibni Umer ibni Hattab r.anhuma nga babai i vet Abdull-llahu transmeton se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “I mrekullueshëm është Abdull-llahu, vetëm sikur të falej edhe natën!” Salimi r.a. thotë: “Pas kësaj, Abdull-llah ibni Umeri r.a. nuk flinte natën, vetëm pak.”

Gabim?

Ibni Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Namazi i natës është nga dy rekate, ndërsa nëse i fikësohesh sabahut, atëherë fale vitrin me një rekat.”

Gabim?

Ibnu Umrei r.anhuma thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. falte natën gjithnjë nga dy rekate, ndërsa vitrin e falte vetëm një rekat.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk falte në Ramazan a jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë rekate. Falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj prapë falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj falte tre rekate. Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a flen ti para se ta falësh namazin e vitrit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Oj Aishe, sytë e mi flenë, por nuk flen zemra ime!”

Gabim?

Ibnu Mes’udi r.a. thotë: “Jam falur me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një natë dhe ai qëndroi aq gjatë saqë mendova diçka të keqe.” Të pranishmit e pyetën: “Ç’ke menduar?” Ibnu Mes’udi tha: “Mendova të ulem dhe të shkoj.”

Gabim?

Abdull-llah ibni Amr ibnul Asi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi i Davudit a.s., agjërimi më i dashur tek All-llahu është agjërimi i Davudit a.s. Ai flente gjysëm nate, një të tretën e kalonte në namaz, pastaj prapë flente një të gjashtën. Ai një ditë agjëronte, e një ditë hante.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i kalon netët e Ramazanit duke bërë ibadet, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke pasur qëllim të sinqertë, do t’i falen të gjitha gabimet e tij të mëparshme.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush falet natën e Kadrit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe ka qëllim të sinqertë, do t’i falen gabimet e tij të mëparshme.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit bënte i’tikaf në xhami, mbyllej në të dhe thonte: “Lypeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.”

Gabim?

Hudhejfeja r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur çohej prej gjumi, e pastronte gojën e vet me misvak (furçë).”

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mustaqet shkurtojini, kurse mjekrën lëreni!”

Gabim?