Ebu Rafi Eslemi, rob i të Dërguarit të All-llahut xh.sh., tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e lan të vdekurin dhe për të nuk flet asgjë, i fsheh të gjitha ato që i ka parë tek ai, All-llahu xh.sh. do t’ia falë mëkatet dyzetë herë më tepër.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj4 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju ua preni atyre kokat?” (As-habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi s.a. v.s.) Ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Në mesin e lutjeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë edhe: “All-llahu im, unë të lus për mëshirën Tënde të obligueshme, për faljen Tënde dhe shpëtimin Tënd të domosdoshëm nga çdo mëkat, dhe pasurinë nga çdo e mirë, për fitoren me Xhenet dhe për shpëtimin nga zjarri.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: “All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”