Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

84 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kur të shihni që dikush po shet apo po blen diçka në mesxhid, atëherë thojini atij: “All-llahu mos të dhëntë fitim në tregtinë tënde.” E kur të shihni që dikush po pyet për sendin e humbur të tij në mesxhid, atëherë thojini atij: “Mos ta ktheftë prapë All-llahu atë (send) ty.”

Gabim?

Nga Amr b. Shuajbi, e ky nga babai i tij e nga gjyshi i tij r.a., transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka ndaluar blerjen dhe shitjen në mesxhid dhe kërkimin e sendit të humbur, si dhe të recitohen në të poezi.

Gabim?

Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu e urren atë që, kur flet, e nxjerr gjuhën si lopa (kur e pështjell barin).”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar ka thënë: “O i biri i Ademit, derisa ti më lut dhe mbështetesh dhe shpreson tek Unë, do të falë ato që rrjedhin nga ti dhe nuk do të qortoj për to. O i biri i Ademit, sikur mëkatet e tua të arrinin deri në qiell, kurse ti më drejtohesh me lutje për falje, Unë do të të falë dhe nuk do të qortoj. O i biri i Ademit, sikur t’i të ma sjellësh plot tokën me mëkate, kurse pas kësaj je takuar me Mua si besimdrejtë, e jo idhujtar i hyjnive të tjera përveç Meje, Unë ty do ta sjell plot tokën me falje.”

Gabim?