Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

11 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talibi r.a. përcillet se ka thënë: “Kam mbajtur në mend se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, e përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim.”

Gabim?
359 Sahih Ebu Davudi Tirmidhiu Hadith sahih. Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu të cilët thonë se është hadith hasen sahih. Ndërkaq në transmetimin e Ebu Davudit thuhet: “të drejtën e të vjetërve tanë.”

Transmetohet nga Amr ibn Shuajbi, nga babai i tij, kurse ai nga babai i vet r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që nuk është i mëshirshëm ndaj të vegjëlve tanë dhe kush nuk ia di respektin e duhur të vjetërve tanë.”

Gabim?

Transmetohet nga Abdull-llah ibn esh-Shihijr r.a. të ketë thënë: “I erdha të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ndërsa ai ishte duke u falur. Në gjoksin e tij dëgjohej një ushtimë, sikurse ushtima e kazanit kur zien nga të qarët.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të visheni dhe kur të merrni abdest, filloni me të djathtat tuaja.” 363

Gabim?
800 Sahih Ebu Davudi Tirmidhiu Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu me isnad të vërtetë, ndërsa Tirmidhiu thotë hadith hasen sahih

Ebu Xhurejji, Xhabir ibni Sulejmi r.a. thotë: “Kam parë një njeri, nga i cili njerëzit nuk e largonin shikimin e tyre dhe çdo gjë që ai thonte, ata e pranonin me zemër.” Pyeta: Kush është ky? Ata më thanë: “I Dërguari i All-llahut!” Unë atëherë i thashë dy herë: “Alejkes-selamu, ja Resulull-llah!” (Në ty qoftë paqja, o i Dërguari i All-llahut!), e ai më tha: “Mos thuaj: ‘Alejkes-selamu’, sepse ‘alejkes-selamu’ është përshëndetje e të vdekurve, por thuaj: ‘Es-selamu alejke.” Transmetuesi pastaj vazhdon e thotë: “Unë atëherë i thashë: “A je ti i Dërguari i All-llahut?” Ai më tha: “Unë jam i Dërguari i All-llahut, i Atij që, nëse të ndodh ndonjë fatkeqësi dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta largojë ty atë fatkeqësi, e nëse të ndodh e keqja e vitit dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta bëjë vitin të begatshëm, nëse ti gjendesh në ndonjë mal apo shkretëtirë dhe e humb kafshën tënde, nëse e thërret Atë në ndihmë, Ai do ta kthejë.” Transmetuesi tregon: “Unë pastaj i thashë: “Më obligo me diçka!” Ai më tha: “Mos e fyej askënd!”, dhe vërtet pas kësaj nuk kam fyer askë, qoftë i lirë apo rob, qoftë deve apo dele. “Mos e nënçmo asnjë të mirë, të flasësh fytyrëqeshur me vëllanë tënd, sepse edhe ajo është prej gjërave të mira. Ngreje izarin tënd deri në kërçik, e nëse këtë nuk e do, atëherë deri në zogth të këmbës. Ruhu nga veshja tejet e gjatë, sepse ajo është shenjë e mendjemadhësisë, ndërsa All-llahu nuk i do mendjemëdhenjtë. Nëse dikush të fyen dhe të turpëron me atë që e di te ti, ti mos e turpëro me atë që e di tek ai. Vërtet turpi do të bjerë mbi të.”

Gabim?
894 Sahih Tirmidhiu Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët me sened të vërtetë

Safvan bin Assali r.a. tregon: “Një çifut i thotë shokut të vet: “Eja me mua te ky Pejgamber”, dhe shkuam tek i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa transmetuesi, pasi e ka përmendur hadithin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe thanë: “Dëshmojmë se ti je i Dërguari i All-llahut.”

Gabim?
1087 Sahih Tirmidhiu Transmeton Tirmidhiu me sened të vërtetë

Shekik ibni Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për përsosuri, thotë: “Shokët e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk e shihnin (konsideronin) lënien e asnjë pune për kufr, përveç lënies së namazit.”

Gabim?

Nga Fedale b. Ubejd r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut e ka dëgjuar një njeri që bën lutje në namazin e tij, por nuk e ka theksuar falënderimin e All-llahut, as salavatet mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e atëherë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ky u ngut.” Pastaj i tha atij apo dikujt tjetër: “Kur dikush prej jush falet (bën lutje), le të fillojë me falënderimet ndaj Krijuesit të Tij, lavdisë Atij dhe lartësisë së Tij, e pastaj le të thotë salavat mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e vetëm atëherë le të lutet për ç’të dojë.”

Gabim?
1449 Sahih Tirmidhiu Hakimi Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih

Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju ua preni atyre kokat?” (As-habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi s.a. v.s.) Ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut.”

Gabim?

Nga Ebu el-Fadl el-Abbas b. Abdulmutalibi r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do t’i drejtohem All-llahut të Madhëruar.” - Ka thënë: “All-llahun luteni për shëndet.” Pasi kaluan disa ditë, sërish i erdha dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do ta lus All-llahun e Madhëruar.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) më tha: “O Ab-bas, o xhaxhai i të Dërguarit të All-llahut, All-llahun luteni për shëndet në këtë botë dhe në ahiret.”

Gabim?
1883 Sahih Ebu Davudi Tirmidhiu Hakimi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi. Hadithi është sahih sipas kushteve te Buhariut dhe Muslimit

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: “All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”

Gabim?