Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet një besimtar në Xhenet do të ketë një çadër nga një e vetmja kokërr e diamantit, çadër e cila do të jetë me vrimë, aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje. Besimtari aty do ta ketë familjen e tij, të cilës do t’i shkojë dhe vijë (do t’i bëjë tavaf). Familjet e tij nuk do të shihen me njëra tjetrën.” (Muttefekun alejhi)
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj403 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Vërtet xhenetlitë do t’i shohin mbi vete banorët e Gurefit siç i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës, të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhenetit dhe xhenetlitë.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e Pejgamberëve, a mund t’i arrijë tjetërkush?” Ai ka thënë: “Sigurisht! Pasha Atë në sundimin e të Cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-llahun dhe të cilët janë të bindur në vërtetësinë dhe sinqeritetin e Pejgamberëve të tyre.”
Nga Xherir b. Abdull-llahu r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kemi qenë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e ai shikoi në Hënën katërmbëdhjetëshe dhe tha: “Vërtet ju kështu do ta shihni Krijuesin tuaj dukshëm siç e shihni Hënën. Nuk do të ngushtoheni dhe shtyheni ndërmjet veti që ta shihni.” 363