Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtarit dhe besimtares nuk i pushojnë së godituri fatkeqësitë në vetvete, në fëmijët dhe në pasurin e derisa të takohet me All-llahun e Madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj46 hadithe · Të gjithë kapitujt
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a., se ka thënë: “Isha pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një ditë, kur më tha: “O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë: Ruhu nga All-llahu (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të të ruajë, ruhu nga All-llahu dhe Ai do të jetë me ty (do të të mbrojë dhe të ndihmojë), nëse e lut dikë, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-llahut. Dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të të ndihmuar në diçka, ata nuk mund të të ndihmojnë asgjë më tepër sesa të ka përcaktuar All-llahu. Po edhe sikur të mblidhen për të të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të të dëmtojnë përveç asaj që All-llahu të ka përcaktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur, kurse ngjyra e shkrimit (të fatit) është tharë. (Do të thotë: nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcaktimi).”
Nga Ebu Umame Suddejj ibn Axhlan el-Bahilij r.a. përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke e mbajtur hutbenë në haxhin e lamtumirës, ku thotë: “Frikësojuni All-llahut, falni pesë kohët e namazit, agjërojeni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni udhëheqësit tuaj e do të hyni në xhenetin e Krijuesit tuaj.”
Transmetohet nga Amr ibn el-Ahves el-Xhushemij r.a. se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Haxhin e Lamtumirës duke thënë, pasi i shprehu lavdi e falënderim All-llahut, tërhoqi vërejtje dhe këshilloi, pastaj tha: “Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë, sepse nuk e keni të lejuar më tepër në to tjetër përveç asaj (do të thotë: dëfrimin, ruajtjen e burrit dhe të pasurisë së tij), por nëse haptas janë të pamoralshme, atëherë u lejohet t’i largoni prej vetes - t’i ndani në shtrat dhe t’i rrihni, por jo tepër. Nëse bëhen prapë të dëgjueshme, atëherë mos kërkoni mënyrë tjetër për t’i shtypur (ndaj tyre silluni mirë si më parë). Ju keni të drejta ndaj grave tuaja dhe gratë tuaja kanë të drejta ndaj jush. Gratë tuaja nuk guxojnë në shtratin tuaj ta pranojnë tjetërkë, e as ta lejojnë në shtëpinë tuaj atë që ju nuk e doni. Kurse e drejta e tyre të ju është që të kujdeseni mirë për to, t’u jepni ushqim dhe t’i veshmbathni si ka hije.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra, r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari me iman të plotë është ai që është më i sjellshëm, kurse më i miri prej jush është ai që është më i mirë për gratë e veta.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sikur ta urdhëroja dikë për t’i bërë sexhde dikujt tjetër (përveç All-llahut), do ta urdhëroja gruan për t’i bërë sexhde burrit të saj.”
Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thënë: “Unë kam pasur një grua të cilën e doja, kurse Umeri (babai i tij) e urrente dhe më tha: “Shkurorëzoje!” Unë refuzova. Pastaj Umeri r.a. shkoi te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tregoi për këtë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Shkurorëzoje!”
Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a., i cili ka thënë se i ka ardhur një njeri dhe i ka thënë: “E kam një grua, kurse nëna ime po më urdhëron që ta shkurorëzoj!? (Ebu ed-Derda) Tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Prindi është dera e mesme e Xhenetit, nëse do, lëshoje (derën), e nëse do, ruaje atë derë.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e lexoi: “Atë ditë ajo (Toka) i tregon lajmet e veta.” (ez-Zilzal,4), pastaj tha: “A e dini cilat janë lajmet e saj?” Thanë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha: “Lajmet e saj janë që të dëshmojë për secilin rob apo robëreshë se ç’kanë punuar në sipërfaqen e saj dhe do t’i thotë: “Ke punuar këtë dhe këtë (filan punën), në filan ditë!' Ja, pra, këto janë lajmet e saj.”
Transmetohet nga Ka’b ibn Maliku r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dy ujq të uritur të cilët bien ndër dele nuk bëjnë më tepër dëm sesa lakmia e njeriut për pasuri dhe karrierë (autoritet) fesë së tij.”
Transmetohet nga Ebu Umameje r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O biri i Ademit, nëse e shpenzon tepricën (e pasurisë), më mirë është për ty, kurse nëse e mban, është më keq për ty. Askush nuk të qorton nëse jeton në mënyrë modeste. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre që je i obliguar t’i furnizosh.”
Transmetohet nga Ebu Muhammed Fedalete ibn Ubejd el-Ensarij r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “I lumi ai që është udhëzuar në Islam, jetesën e ka të mjaftueshme dhe është i kënaqur (me atë që ka).”
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem rregullisht i ka kaluar netët i uritur (pa ngrënë), edhe familja e tij nuk kanë pasur darkë, kurse buka e tyre më së shumti ka qenë prej elbit.”
Transmetohet nga Hasan ibn Aliu r.a. se ka thënë: “Kam mbajtur në mend nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Largoju asaj që të duket e dyshimtë, ndërsa përmbaju asaj ku nuk je i dyshimtë.”
Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Asnjë send nuk do të jetë më i rëndë në peshojën e besimtarit në Ditën e Gjykimit sesa karakteri i mirë. Dhe, vërtet, All-llahu e urren të pamoralshmin dhe fjalëndyrin.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhenet dhe ka thënë: “Devotshmëria ndaj All-llahut dhe karakteri i mire.” Pastaj është pyetur çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhehenem dhe ka thënë. “Goja dhe organet seksuale.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që e ka karakterin më të mirë, kurse më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirë për gratë e veta.”
Irbad ibni Sarije r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na mbajti një këshillë prej së cilës u drodhën zemrat dhe lotuan sytë.” Ky hadith në tërësi është përmendur në kapitullin për ruajtjen e sunetit (me numër rendor 161).
Umer ibnu Hattabi r.a. thotë: “Kërkova leje prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për kryerjen e Umres (vizita e Qabes jashtë kohës së haxhxhit), më lejoi dhe më tha: “Mos na harro, o vëlla, nga lutjet e tua!” Ai e tha një fjalë e cila më gëzoi më tepër sesa të bëhej e tërë bota imja.” Në një rivajet tjetër Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shoqërona, vëlla, në lutjet e tua!”
Nga Aishja r.anha thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një nomad dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tha shokëve të vet: “Sa i përket atij, sikur ta kishte përmendur emrin e All-llahut, do t’u kishte mjaftuar edhe juve.”