10. Junus · ajete 20–21

سورة يونس
20

وَيَقُولُونَ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦۖ فَقُلۡ إِنَّمَا ٱلۡغَيۡبُ لِلَّهِ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ

We jekulune lewla ‘unzile ‘alejhi ‘ajetun min rabbihi fekul ‘innemal-gajbu lillahi fantedhiru ‘inni me’akum minel-muntedhirine

Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ndodh që njeriu të jetë i hidhëruar ndaj vetes ose ndaj dikujt, e të kërkojë prej Zotit ndonjë të keqe për veten ose tjetrin. Mirëpo Zoti Mëshirues nuk e pranon atë lutje, që ta shkatërrojë atë, kundër të cilit bëhet lutja, duke ditur se lutësi do të tërhiqet prej asaj porsa t’i kalojë hidhërimi. E kur është fjala për lutjet për të mira ato i pranon me të shpejtë, prandaj kjo është një e mirë e madhe për njerëzit nga i Madhi Zot. Njerëzit me karakter të dobët janë të atillë, që kur i gjen ndonjë gjë e pakëndshme, e
21

وَإِذَآ أَذَقۡنَا ٱلنَّاسَ رَحۡمَةٗ مِّنۢ بَعۡدِ ضَرَّآءَ مَسَّتۡهُمۡ إِذَا لَهُم مَّكۡرٞ فِيٓ ءَايَاتِنَاۚ قُلِ ٱللَّهُ أَسۡرَعُ مَكۡرًاۚ إِنَّ رُسُلَنَا يَكۡتُبُونَ مَا تَمۡكُرُونَ

We ‘idha ‘edhekna en-nase rehmeten min ba’di derra’e messet/hum ‘idha lehum mekrun fi ‘ajatina kuli Ellahu ‘esra’u mekræn ‘inne rusulena jektubune ma temkurun

E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t'i ketë goditur e keqja (skamja), kur qe, ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "All-llahu është më i shpejti në ndëshkim". S'ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurni ju.