10. Junus · ajete 27–30

سورة يونس
27

وَٱلَّذِينَ كَسَبُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ جَزَآءُ سَيِّئَةِۭ بِمِثۡلِهَا وَتَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ مَّا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٖۖ كَأَنَّمَآ أُغۡشِيَتۡ وُجُوهُهُمۡ قِطَعٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مُظۡلِمًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Wel-ledhine kesebu es-sejji’ati xheza’u sejji’etin bimithliha we terhekuhum dhilletun ma lehum minel-lahi min ‘asimin ke’ennema ‘ugshijet wuxhuhuhum kita’æn minel-lejli mudhlimæn ‘ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune

E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.

28

وَيَوۡمَ نَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ مَكَانَكُمۡ أَنتُمۡ وَشُرَكَآؤُكُمۡۚ فَزَيَّلۡنَا بَيۡنَهُمۡۖ وَقَالَ شُرَكَآؤُهُم مَّا كُنتُمۡ إِيَّانَا تَعۡبُدُونَ

We jewme nehshuruhum xhemi’æn thumme nekulu lilledhine ‘eshreku mekanekum ‘entum we shureka’uukum fezejjelna bejnehum we kale shureka’uuhum ma kuntum ‘ijana ta’budune

"Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!". Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne!

29

فَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدَۢا بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمۡ إِن كُنَّا عَنۡ عِبَادَتِكُمۡ لَغَٰفِلِينَ

Fekefa billahi shehidæn bejnena we bejnekum ‘in kunna ‘an ‘ibadetikum legafiline

All-llahu na mjafton si dëshmues mes nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).

30

هُنَالِكَ تَبۡلُواْ كُلُّ نَفۡسٖ مَّآ أَسۡلَفَتۡۚ وَرُدُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ مَوۡلَىٰهُمُ ٱلۡحَقِّۖ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

Hunalike teblu kullu nefsin ma ‘eslefet we ruddu ‘ila Ellahi mewlahumul-hekki we delle ‘anhum ma kanu jefterune

Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t'u bëjnë shefatë).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët mekas qenë sprovuar me një skamje disa vjet rresht. Kërkuan prej Pejgamberit a.s. t’i lutet Zotit dhe i premtuan, se do të besojnë. Kur u fali Zoti rahmet, shi, ata sërish e vazhduan rrugën e tyre të gabuar, duke përgënjeshtruar argumentet, por melaikeve, përcjellës të njeriut, nuk iu shpëton asgjë pa evidentuar. Të frikësuarit në anije, të cilët i humbën të gjitha shpresat për shpëtim, i drejtohen me lutje Allahut, pse njeriu është i gatuar, në atë mënyrë që kur këputen lidhjet e tjera i kthehet Zotit të vërtetë. E kjo bën të kuptohet se bindja ndaj Zotit është e mbjellur në shpirtin e çdo njeriu, por duke u mbështetur në lidhjet e tjera largohet për një kohë nga ajo bindje. Kur njerëzit begatohen, zbukurojnë mjetet e kësaj jete iu mbushet mendja se janë të zotët e çdo gjëje, dhe e harrojnë Zotin, prandaj i gjen e keqja. Turpi më i madh për ata që pos Zotit lusin edhe ndonjë send tjetër është Ditën e Kijametit, kur sendet të cilat i lutën dhe që pritën prej tyre ndonjë ndihmë, refuzojnë se kanë qenë të adhuruara prej tyre, dhe atyre u shkon lutja kot.