10. Junus · Ajeti 30

سورة يونس
Përkthimi Sherif Ahmeti
30

هُنَالِكَ تَبۡلُواْ كُلُّ نَفۡسٖ مَّآ أَسۡلَفَتۡۚ وَرُدُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ مَوۡلَىٰهُمُ ٱلۡحَقِّۖ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t'u bëjnë shefatë).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët mekas qenë sprovuar me një skamje disa vjet rresht. Kërkuan prej Pejgamberit a.s. t’i lutet Zotit dhe i premtuan, se do të besojnë. Kur u fali Zoti rahmet, shi, ata sërish e vazhduan rrugën e tyre të gabuar, duke përgënjeshtruar argumentet, por melaikeve, përcjellës të njeriut, nuk iu shpëton asgjë pa evidentuar. Të frikësuarit në anije, të cilët i humbën të gjitha shpresat për shpëtim, i drejtohen me lutje Allahut, pse njeriu është i gatuar, në atë mënyrë që kur këputen lidhjet e tjera i kthehet Zotit të vërtetë. E kjo bën të kuptohet se bindja ndaj Zotit është e mbjellur në shpirtin e çdo njeriu, por duke u mbështetur në lidhjet e tjera largohet për një kohë nga ajo bindje. Kur njerëzit begatohen, zbukurojnë mjetet e kësaj jete iu mbushet mendja se janë të zotët e çdo gjëje, dhe e harrojnë Zotin, prandaj i gjen e keqja. Turpi më i madh për ata që pos Zotit lusin edhe ndonjë send tjetër është Ditën e Kijametit, kur sendet të cilat i lutën dhe që pritën prej tyre ndonjë ndihmë, refuzojnë se kanë qenë të adhuruara prej tyre, dhe atyre u shkon lutja kot.