قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أَمَّن يَمۡلِكُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَمَن يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۚ فَسَيَقُولُونَ ٱللَّهُۚ فَقُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikësoheni?" (dënimit).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas një ndërprerjeje të shpalljes Pejgamberi a.s. qe’ mërzitur. Një ditë kur ai ishte duke ecur dëgjoi një zë nga qielli, ngriti kokën, kur ja, ai engjëlli që i pat ardhur në Hira, u trishtua e shkoi te shtëpia dhe tha më mbuloni. Kjo pjesë e Kuranit e urdhëron Pejgamberin a.s. të thërrasë njerëzit në rrugë të drejtë, ta dijë se Zoti është më i Madhi, të jetë i pastër, se ajo është veti e muslimanit, të jetë sa me larg idhujve të ndytë; të mos mendojë se ka dhënë dhe ka bërë shumë; pse fisnikut gjithnjë i duket se ka dhënë pak, të jetë i durueshëm, se kur do t’i fryhet surit për Kijamet, ajo është ditë e vështirë për