10. Junus · Ajeti 99 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 10:90–10:103

Zoti xh. sh. u mundësoi beni israilve të kalojnë përtej detit Suvejsh me ndihmën e mrekullisë që ia dha Musait. Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi rreptas dhe u fut po në atë rrugë kah kaloi Musai me popullin e vet. Kur u futën të gjithë në ato rrugë të detit, që ishin hapur për Musain, e jo për faraonin, uji i detit u bashkua dhe i përmbyti që të gjithë. Para se të përmbytej, faraoni e shprehu besimin tri herë. Herën e parë tha: "Besova", të dytën: "S'ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët" dhe së treti: "Unë jam nga myslimanët". Nuk iu pranua besimi ngase ai erdhi me vonesë, pas humbjes së të gjitha shpresave, e atëherë besimi është i papranueshëm. Kështu mendon Fahru Raziu.

Komentatorët thonë: trupin e vdekur të faraonit e hodhën valët e detit në breg, për arsye, se ai e kishte quajtur veten zot, e që të mos mashtrohej kush se ai shpëtoi, Zoti ua paraqiti kufomën e tij të fryrë sa një ka.

Pë dhmin që përmendet reth tregimeve të Kur'anit për ngjarjet pejgamberëve, fala hë për çdo njeri, e jo për Muhammedin personalisht.

Junusi ishte i dërguar i popullit të vet në në krahinën e Mosullit, në veri të Irakut. Pasi që populli nuk respektoi mësimet e tij, ai u largua. Largimi i tij ishte shenjë e ardhjes së dënimit nga Zoti. Mirëpo, populli atëherë u pendua sinqerisht për gabimin e vet dhe iu drejtua Zotit me lutje që t'ua falë gabimin. Zoti e largoi nga ta dënimin dhe i la të jetojnë e të shfrytëzojnë të mirat e kësaj jete. Kjo dëshmon se njerëzit në raste të ndonjë rreziku nga ndojë dukuri natyrore, duhet kthyer me lutje të sinqertë kah Zoti e Ai do t'ua largojë të keqen.

Muhammedit i thotë Zoti xh. sh. që të mos brengosej aq shumë për disa njerëz pse nuk besojnë, ajo nuk është punë e tij. Po të donte Zoti, të gjithë do të besonin, por Ai e do atë besim që buron nga vetë vullneti i njeriut, e jo atë që është rezultat i dhunës.

Me ndihmën e Allahut përfundoi përkthimi i kësaj kaptine. Falënderuar qoftë Zoti i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 10:99–10:100

- Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. - Allahu i Lartësuar i thotë Profetit: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, o Muhamed, do të bënte që, të gjithë banorët e Tokës, pa përjashtim, të besonin Shpalljen dhe të gjithë të nënshtroheshin që të jetonin sipas saj, por Allahu i Lartësuar ka urtësi absolute në çdo gjë që ka vendosur dhe në çdo gjë që Ai vepron: “Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar, përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt. ...” [Hud 118, 119]. 133 “Edhe pse ky Kur'an është ai (Libër) me të cilin malet do të lëviznin, toka do të çahej dhe të vdekurit do të flisnin (Idhujtarët përsëri nuk do të besonin). Por, sigurisht e gjithë çështja i takon vetëm Allahut. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se, sikur të donte Allahu, do t’i drejtonte të gjithë njerëzit tek e Drejta? Por ata që nuk besojnë, për shkak të veprave të tyre, do t’i godasë vazhdimisht shkatërrimi ose do t'u vijë pranë shtëpive të tyre, derisa të vijë Premtimi i Allahut. Allahu nuk e shkel kurrë premtimin.” [Ra’d 31]. Prandaj i lartësuari tha: - Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? - Ti do t’i detyrosh njerëzit që të jenë besimtarë?! Në fakt, kjo nuk është brenda mundësive të tua dhe as që kërkohet prej teje që t’i detyrosh njerëzit që ta pranojnë besimin, sepse është Allahu i Lartësuar që udhëzon kë të dëshirojë. Ai është i vetmi që ka pushtetin për të udhëzuar apo për të lënë në humbje dikë. Ai thotë: “Allahu e lë në humbje atë që dëshiron dhe e udhëzon atë që dëshiron. Prandaj ti mos u dëshpëro për ta! Allahu e di mirë atë që bëjnë ata.” [Fatir 8]. “Nuk është detyrë e jotja udhëzimi i tyre. Është Allahu që udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai do. ...” [Bekare 272], “ Mos vallë do ta shkatërrosh veten (o Muhamed) pse ata nuk bëhen besimtarë?” [Shuara 3], “Ti nuk do të mund ta udhëzosh çdokënd që do ti, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i Di më së miri atë që e marrin (dhe e meritojnë) udhëzimin.” [Kasas 56], “... detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni.” [Ra’d 40], “ Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre. ” [Gashije 21, 22]. Këto ajete e shumë të tjerë të ngjashëm tregojnë se Allahu i Lartësuar

është i vetmi që vepron çfarë dëshiron dhe udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron. Është po Ai, i vetëm e pa ortak, që me diturinë, urtësinë dhe drejtësinë e Tij absolute, e lë në humbje atë që meriton humbjen dhe errësirrën. Prandaj në këtë ajet Ai tha: - Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. - Asnjë njeri nuk mund të besojë, nëse këtë nuk e mundëson Allahu i Lavdëruar. 134 Duhet të dihet mirë se devijimin, humbjen dhe mosudhëzimin në rrugën e drejtë, Allahu i Lartësuar e ka bërë për ata për të cilët thotë: - Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë. - Ata të cilët nuk mendojnë rreth argumenteve që ka sjellë Allahu i Lartësuar do të vazhdojnë të jenë në ligësi e humbje. Nuk ka dyshim se Allahu i Lavdëruar është i drejtë në të gjitha vendimet për krijesat e Tij. Ai është i lavdëruar, qoftë në lidhje me ata që i udhëzoi, qoftë për ata që i ka lënë në humbje dhe në errësirë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 10:99–10:100

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit ﷺ dhe i thotë: - Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. - Allahu është i plotfuqishëm që t'u inspirojë imanin dhe t'i bëjë të gjithë zemrat e njerëzve të denja për devotshmërinë. Por urtësia e Tij e kërkon që t'i lërë të lirë të zgjedhin, dhe kështu disa besojnë ose bëjnë durim derisa gjejnë besimin, ndërsa të tjerë nuk e meritojnë besimin dhe zgjedhin mohimin. Asnjë krijesë nuk mund ta detyrojë njeriun për të qenë besimtar. I Lartësuari thotë: - Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? - Kjo është jashtë mundësive të tua dhe të çdo krijese tjetër. Askush, veç Allahut, nuk ka mundësi për diçka të tillë. Ai thotë: - Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë. - Kjo ndodh vetëm me dëshirën, vullnetin dhe lejimin e Tij kaderij dhe sherij.58 Ata njerëz që, me urtësinë dhe kaderin e Zotit, e pranojnë imanin, ata pastrohen, dhe kështu tek ata kultivohet imani. Ata nënshtrohen, e pranojnë të vërtetën dhe tregojnë durim, prandaj dhe Zoti ua prin mbarë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë. Ndërsa ata që nuk logjikojnë dhe as denjojnë të marrin në konsideratë urdhëresat e ndalesat e Zotit, e as që i përfillin porositë, këshillat e paralajmërimet e Tij, ata meritojnë që Zoti të vendosë mbi ta ndyrësinë dhe humbjen, mosbesimin e mosdurimin.

← Junus 10:99