102. Tekathur

سورة الـتكاثر 8 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

أَلۡهَىٰكُمُ ٱلتَّكَاثُرُ

Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)!

2

حَتَّىٰ زُرۡتُمُ ٱلۡمَقَابِرَ

Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).

3

كـَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ

Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!

4

ثُمَّ كـَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ

Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!

5

كـَلَّا لَوۡ تَعۡلَمُونَ عِلۡمَ ٱلۡيَقِينِ

Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).

6

لَتَرَوُنَّ ٱلۡجَحِيمَ

Ju patjetër do ta shihni xhehennemin.

7

ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيۡنَ ٱلۡيَقِينِ

Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.

8

ثُمَّ لَتُسۡـَٔلُنَّ يَوۡمَئِذٍ عَنِ ٱلنَّعِيمِ

Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas).