103. Asr · Ajeti 3 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 103:1–103:3

Zoti xh. sh. betohet në kohën që është gjëja më e çmueshme për njeriun, nëse e shfrytëzon i atë si duhet. Është këshilluesi më i mirë që të jep mësim se si i dobëti dhe i ligu me angazhimin e tij në punë, në dituri, arriti të bëhet më i fortë, dhe më i lartë ndërsa ai që ishte i fortë e i lartë, me përtacinë e tij, u bë më i dobëti. Koha është përplot ndodhi e ngjarje të çuditshme, njerëz të mëdhenj humbin vlerën, njerëzit e panjohur arrijnë famë, pasanikët varfërohen, të varfërit pasurohen, e kështu me radhë në të gjitha fushat e jetës, andaj duhet marrë mësim që të mos humbim e të dështojmë në këtë jetë. Nuk është i humbur ai që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, sepse ai e ka ditur se kjo jetë është kalimtare, as e mira e as e keqja nuk janë të përhershme, andaj nuk është mashtruar pas dëshirave që rrënojnë njerëzinë e njeriut, është ruajtur dhe ka qenë i matur në të gjitha rastet e gjendjet.

Nuk janë të humbur edhe njerëzit që mësojnë njëri-tjetrin për punë të mbara, për drejtësi, për njohje të Krijuesit fuqiplotë. Kurrë nuk janë të humbur as ata që njëri-tjetrin e këshillojnë të jenë të durueshëm në vështirësi e mundime, në zbatimin e urdhërave të Zotit, në largimin prej punëve të këqija e të ndyra.

E Ka mendime se koha në të cilën bëhet betimi, është koha e jetës së Pejgamberit, ose koha e namazit të iqindisë.

Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 103:1–103:3

Kjo sure është zbritur pas sures Inshirah. - “Betohem për kohën!” – El asr është koha kur realizohen veprat e bijve të Ademit, të mirat dhe të këqijat. Pra, Allahu i Lartësuar betohet për kohën në përgjithësi. Nga ana tjetër, Zeid Ibn Eslemi thotë se bëhet fjalë për vaktin e ikindisë (i cili, gjithashtu, quhet asr). Kështu, sipas tij,

Allahu i Madhëruar betohet për namazin e ikindisë. Megjithatë, mendimi i parë është më i përhapur dhe i njohur. (Allahu i Lartësuar betohet për kohën, e cila përbëhet nga netët dhe ditët, nëpër të cilat kalon jeta e njeriut. Përgjatë kohës, robërit kryejnë veprat e tyre, për të cilat do të merren në përgjegjësi). - “Njeriu është në humbje.” - Allahu i Madhëruar betohet për kohën, për të na treguar se çdo njeri është në humbje e shkatërrim. (Kësisoj, ky është betim shumë i rëndësishëm. Allahu i Lartësuar bën këtë betim, për të përforcuar faktin se njeriu është në një humbje të sigurt. Humbja është e kundërta e suksesit. Ajo është, gjithashtu, e niveleve të ndryshme. Robi mund të jetë në humbje të plotë, nëse ka humbur dynjanë dhe ahiretin, nëse humb shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe meriton ndëshki - min në zjarrin e Xhehenemit. Por robi mund të jetë edhe në humbje të pjesshme, që prek vetëm disa aspekte, në varësi të veprave dhe përkushtimit të tij). Prandaj Allahu i Lartë - suar është betuar se asnjë njeri nuk shpëton nga humbja, përveç atyre që kanë katër cilësi: - “Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë ve - pra të mira ...” - Përjashtohen nga gjykimi i mësipërm ata që kanë në zemër një besim të vërtetë dhe të sinqertë. (Ata besojnë gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Por besimi duhet të jetë i ndërtuar mbi dije të saktë dhe të sigurt, të shpallur nga Zoti.) Gjithashtu, ata bëjnë vepra të mira, sipas këtij besimi. (Këtu futen të gjitha veprat e mira, të dukshme dhe të fshehta, ato që kanë lidhje me të drejtën e Zotit dhe ato që kanë lidhje me të drejtën e krijesave, veprat e mira të detyrueshme dhe ato që janë të pëlqyeshme.) - “... këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën ...” - Ata këshillojnë njëri -tjetrin bindje ndaj Allahut të Madhëruar dhe për t’u larguar nga ndalesat e Tij. Ata këshillojnë njëri-tjetrin për të mos cenuar kufijtë e Allahut. (Ata këshillojnë njëri -tjetrin për t’iu përmbajtur së vërtetës. Por cila është kjo e vërtetë? E vërteta është besimi i bazuar mbi dije të saktë dhe veprat e mira, me sinqeritet për Zotin.) “... dhe këshillojnë njëri -tjetrin për du - rim.” - Ata këshillojnë njëri -tjetrin për durim ndaj fatkeqësive e sprovava, që Zoti ka përcaktuar në kaderin e Tij, për durim kundrejt çdo mundimi, që u sjellin njerëzit, të cilët ata i këshillojnë për të mira e i ndalojnë nga të këqijat. (Pra, ata këshillojnë njëri-tjetrin për të qenë të durueshëm në bindjen ndaj Zotit, duke kryer porositë e Tij, të durueshëm ndaj gjynaheve, duke mos iu afruar atyre, dhe të durueshëm ndaj përca - ktimeve të dhembshme të Allahut të Ma - dhëruar mbi ta. Me dy cilësitë e para, njeriu rregullon dhe plotëson veten e vet. Ndërsa me dy të fundit, ai rregullon dhe plotëson të tjerët. Me plotësimin e këtyre katër cilësive, mund të thuhet se njeriu nuk ka për të humbur, por ka për të arritur fitoren e madhe.) Imam Shafiu ka thënë për këtë sure: “Sikur njerëzit të meditonin mirë rreth kësaj sureje, ajo do t’ju mjaftonte.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 103:1–103:3

- “Betohem për kohën! Njeriu është në humbje.” - Allahu i Lartësuar betohet në kohën, e cila përbëhet nga netët dhe ditët, nëpër të cilat kalon jeta e njeriut. Përgjatë kohës, robtë kryejnë veprat e tyre, për të cilat do të merren në përgjegjësi. Kësisoj, ky është betim shumë i rëndësishëm. Allahu i Lartësuar bën këtë betim për të përforcuar faktin se njeriu është në një humbje të sigurt. Humbja është e kundërta e suksesit. Ajo është, gjithashtu, e niveleve të ndryshme. Robi mund të jetë në humbje të plotë, nëse ka humbur dynjanë dhe ahiretin, nëse humb shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe meriton ndëshkimin në zjarrin e Xhehenemit. Por robi mund të jetë edhe në humbje të pjesshme, që prek vetëm disa aspekte, në varësi të veprave dhe përkushtimit të tij. Prandaj Allahu i Lartësuar është betuar se asnjë njeri nuk shpëton nga humbja, përveç atyre që kanë katër cilësi: - “Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri -tjetrin për (të pasuar) të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim.” – Së pari, ata kanë besimin, domethënë besojnë gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Por besimi duhet të jetë i ndërtuar mbi dije të saktë dhe të sigurt, të shpallur nga Zoti. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira, të cilat duhen sipas atij imani që u tha më parë, të mbështetur në dije. Këtu futen të gjitha veprat e mira, të dukshme dhe të

fshehta, ato që kanë lidhje me të drejtën e Zotit dhe ato që kanë lidhje me të drejtën e krijesave, veprat e mira të detyrueshme dhe ato që janë të pëlqyeshme. Së treti, ata këshillojnë njëri -tjetrin për t’iu përmbajtur së vërtetës. Por cila është kjo e vërtetë? Ajo është besimi i bazuar mbi dije të saktë dhe veprat e mira sipas atij besimi, me sinqeritet për Zotin. Së katërti, ata këshillojnë njëri - tjetrin për të qenë të durueshëm në bindjen ndaj Zotit, duke kryer porositë e Tij, të durueshëm ndaj gjynaheve, duke mos iu afruar atyre, dhe të durueshëm ndaj përcaktimeve të dhembshme të Allahut të Madhëruar mbi ta. Me dy cilësitë e para, njeriu rregullon dhe plotëson veten e vet. Ndërsa me dy të fundit, ai rregullon dhe plotëson të tjerët. Me plotësimin e këtyre katër cilësive, mund të thuhet se njeriu nuk ka për të humbur, por ka për të arritur fitoren e madhe.

← Asr 103:3