103. Asr

سورة الـعصر 3 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلۡعَصۡرِ

Wel-’asri

Për kohën![426]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[426] Allahu i Madhëruar është betuar për kohën, sepse ajo është një nga krijesat më madhështore të Allahut dhe për shkak të rëndësisë që paraqet ajo në jetën e njeriut.
2

إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَفِي خُسۡرٍ

‘Innel-’insane lefi husrin

Me të vërtetë, njeriu është në humbje,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡحَقِّ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ

‘Illal-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati we tewasew bil-hekki we tewasew bis-sebri

përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.[427]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[427] Sa më shumë që koha kalon, aq më tepër njeriu i afrohet humbjes, nëse nuk plotëson katër kushte që kanë të bëjnë me përsosjen e tij personale dhe përsosjen e të tjerëve: besimi tek Allahu dhe te gjithçka që ai ka urdhëruar të besohet; kryerja e veprave të mira, qofshin këto vepra fizike apo shpirtërore; këshillimi i të tjerëve me këtë të vërtetë dhe këshillimi i tyre që të durojnë në përpjekjen e tyre për t’iu përmbajtur urdhrave të Allahut dhe për të duruar sprovat e dhembshme dhe të vështira që mund të ketë paracaktuar Ai.