106. Kurejsh · Ajeti 4 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 106:1–106:4

Kurejshitët e kishin obligim ta adhuronin Zotin edhe për hirë të asaj që Ai u mundësoi të udhëtonin lirisht për tregti dimër e verë, duke mos pasur kurrfarë frike.

Fisi "Beni Fahr", pasardhës të "Nadr bin Kunane"' e merr emrin "Kurejsh" - të tubuar, I të bashkuar, prej atëherë kur Kusaj bin Kilab i bashkon dhe i dëbon prej Mekës fisin Huzaa, i e mbikëqyrja ndaj Qabes u mbetet kurejshitëve. i "Ijlaf" do të thotë: garantim, marrëveshje për mossulmim.

Hashimi, gjyshi i dytë i Pejgamberit, ishte i pari që kishte shkuar nëpër fise e sundues deri në Sham dhe deri në Jemen dhe kishte marrë garancë për tregtarët kurejshitë. Në të vërtetë, kurejshitët ishin të zotët e Qabes, të gjitha fiset e të gjitha anëve vinin për ta vizituar Qaben për çdo vit, e nëse ndokush i kishte sulmuar karvanët tregtarë të kurejshitëve, ai nuk do të kishte guxim të vinte në Qabe, sepse aty kurejshitët ishin mbikëqyrës. Si po kuptohet Qabja ishte shkak i garantit të udhëtimeve të tyre të lira. Qaben Zoti e mbrojti për hir të shenjtërisë së saj nga Ebrehaja, e kurejshitët përfitonin prej autoritetit të saj, duke i siguruar vetes jetesë e gjallërim. Sigurisht furnizimi dhe begatia e banorëve të Mekes ishte rezultat i lutjes së Ibrahimit kur pat thënë "Zoti im, bëre këtë qytet paqeje..."

Kurejshitët shkonin për tregti dimrit nga Jemeni, sepse ishte më nxehtë, kurse verës nga Siria sepse nuk ishte ftohtë.

Eshtë e vërtetë se kurejshitët gëzonin disa privilegje të posaçme: Pejgamberi ishte nga mesi i tyre, mbikëqyrnin Qaben, të cilën edhe Zoti e mbrojti prej Ebrehasë, të parët që e adhuruan — I - Zotin një në atë kohë ishin disa prej tyre nja dhjetë vjet para të tjerëve, emri i tyre u përmend në Kur'an, Halifët e parë ishin prej tyre, por megjithatë, Zoti nuk u mundësoi atyre që ata ta përhapin fenë islame, e posaçërisht atyre që ishin aristokratë të mëdhenj, sepse do të mund të thuhej: Kurejshitët e mësuar me udhëheqje e aristokraci, për hir të krenarisë dhe arrogancës që e ushqenin, njerëzve ua imponuan edhe fenë. Në anën tjetër, feja e pranuar nga frika ose nga interesi është e paqëndrueshme. Njerëzit që pranojnë një ideologjie për hir të diçkafit tjetër, e jo nga vetë bindja e tyre, nuk janë të zotët ta mbajnë lart flamurin e asaj ideologjie, prandaj, feja islame gjen përkrahjen më të madhe jashtë kurejshitëve, gjen nga njerëzit jomendjemëdhenj, jo të mësuar me aristokraci, por me njerëz të thjeshtë, të sinqertë, të urtë e të matur.

Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 106:1–106:4

- “Për hir të sigurisë së kurejshëve dhe për hir të sigurisë gjatë udhëtimeve të tyre, në dimër dhe në verë ...” - Allahu i Lartësuar u kujton kurejshëve mirësinë që u kishte dhuruar dhe sigurinë që u kishte mundësuar në atë vend të paqes dhe të sigurisë. Thuhet se bëhet fjalë edhe për sigurinë që Zoti u dha në udhëtimet e tyre për tregti drejt Jemenit dhe Shamit. Gjatë dimrit, ata shkonin në Jemen, kurse gjatë verës shkonin në Sham, jo vetëm për tregti, por edhe për punë të tjera. Ata shkonin dhe ktheheshin përsëri në qytetin e tyre të sigurisë, të qetë dhe të mbrojtur. Ata kishin mbrojtjen e Zotit jo vetëm në Qabe, në qytetin e paqes dhe sigurisë, por edhe gjatë udhëtimeve, sepse ata ishin kurejshët, banorët dhe kujdestarët e vendit të shenjtë. Për sa i përket sigurisë së tyre në Mekë, është ashtu siç thotë i Lartësuari: “A nuk e shohin ata se Ne e kemi bërë një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), kurse përreth saj, njerëzit rrëmbehen (plaçkiten dhe vriten)? Atëherë, besojnë atë që është e kotë, ndërsa të mirat e Allahut i mohojnë?!” [Ankebut 67]. Kështu, Allahu i Lartësuar i drejton ata që të jenë mirënjohës për këtë mirësi të madhe, që Ai u kishte dhuruar gjatë gjithë kohërave. Për të treguar mëny - rën se si të tregonin mirënjohjen, Allahu i Madhëruar thotë: - “Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie ...” - Le ta adhurojnë Atë si një të vetëm, duke ia përkushtuar vetëm Atij të gjitha adhurimet e tyre, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë. Atij i takon gjithçka dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut.” [Neml 91]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “... i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” - Pikërisht Zoti i kësaj Shtëpie, Allahu i Madhëruar i ushqeu ata dhe i ruajti nga çdo uri dhe varfëri. Ai u bëri mirësi, gjithashtu, duke u dhënë paqe e siguri në atë vend, prandaj është detyrë për ata që të jenë mirënjohës dhe t’ia përku - shtojnë të gjitha adhurimet vetëm Atij, si një i vetëm e pa ortakë dhe të mos adhu - rojnë asnjë lloj idhulli, që vetë e krijonin. Kështu, çdokush që bindet dhe i përgjigjet kësaj ftese dhe urdhri të Zotit, për ta adhu - ruar Atë si një të vetëm e për të qenë mirënjohës, Allahu i Madhëruar ka për t’i ofruar atij siguri në dynja dhe siguri në ahiret. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen kësaj ftese, Allahu i Madhëruar ka për t’i privuar nga siguria në të dyja jetët, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Allahu sjell si shembull një vendbanim që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte rizku nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i mohuan të mirat e Allahut. Atëherë, Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun e urisë dhe të frikës. Atyre u erdhi i Dërguari nga mesi i tyre, por e refuzuan atë. Ata i përpiu dënimi, sepse ishin keqbërës. Hani nga të mirat, që ju ka dhënë Allahu, të lejuara e të pastra! Jini mirënjohës për mirësitë e Allahut, nëse jeni adhurues të sinqertë të Tij!” [Nahl 112 - 114]. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kurejsh. Vetëm Allahut i takojnë falënderimi e mirënjohja për mirësitë që dhuron.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 106:1–106:4

- “Për hir të sigurisë së kurejshëve (në Mekë). Dhe për hir sigurisë (të dhuruar nga Zoti) gjatë udhëtimeve të tyre (për tregëti), në dimër dhe në verë.” - Shumë komentues të Kur'anit janë të mendimit se

këto ajete duhen shikuar si vazhdim i sures para saj. Kështu, kuptimi i tyre është: Ne vepruam ashtu me ushtrinë e Elefantit pikërisht për hir të kurejshëve, për hir të plotësimit të interesave të tyre. Për të siguruar udhëtimet e tyre tregtare gjatë dimrit drejt Jemenit dhe, gjatë verës, drejt Shamit, Allahu i Lartësuar i ndëshkoi ata që synonin t’i shkatërronin. Në këtë mënyrë, i Madhëruari e ngriti lart ndër popujt arabë vlerën dhe rëndësinë e Qabes dhe të banorëve që kujdeseshin për të. Ata ishin shumë të nderuar dhe të respektuar nga njerëzit, saqë askush nuk i trazonte, në çdo udhëtim që ndërmerrnin. Për këtë arsye, i Lartësuari i urdhëron që të jenë mirënjohës ndaj Tij, duke u thënë: - “Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie,...” - Le ta adhurojnë Atë si Një të vetëm dhe të pashoq dhe vetëm ndaj Tij të përkushtohen, me sinqeritet, të bindur dhe të nënshtruar. - “...i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” - Furnizimi i mirë dhe i bollshëm dhe siguria nga çdo lloj frike janë nga mirësitë më të mëdha të kësaj dynjaje, për të cilat njeriu duhet të tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të vetëm të tyre, ndaj Allahut të Lartësuar. Vetëm Ty, o i Adhuruari ynë, të takon lavdia dhe mirënjohja e plotë për të gjitha begatitë, të shfaqura dhe të fshehura! Allahu i Lartësuar e ka përshkruar veten si Rabbul Bejt - Zoti i Shtëpisë, edhe pse Ai është Zoti i Shtëpisë dhe i gjithçkaje tjetër. Ky posaçërim është bërë për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e Qabes. Ajo është Shtëpia ku adhurohet i Madhëruari dhe Ai është Zoti i saj.

← Kurejsh 106:4