109. Kafirun · Ajeti 6 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 109:1–109:6
Kjo sure quhet edhe Beraetun që do të thotë: shkëputje e çdo lloj lidhmërie mes atyre që adhurojnë idhuj dhe myslimanëve që adhurojnë të vetmin Zot Krijues. Idhujtarët u përpoqën në të gjitha mënyrat t'i ofrojnë Muhammedit gjithçka, vetëm e vetëm që ai të mos asgjësojë zotat e tyretë mos zbulojë atë nivel aq të ulët të tyre, kur adhuronin sende të ngurta, por kjo sure u dha të kuptojnë qartë se të adhuruarit e tyre dhe i adhuruari i Muhammedit dhe i besimtarëve të tij, kurrë nuk mund të jenë të një niveli, nuk do të ketë pajtim rreth adhurimit as në momentin e tashëm, as në të ardhmen, andaj edhe për hirë të përforcimit të një bindjeje të tillë të besimtarëve në krye me Muhammedin, përsëritet ajeti.
Edhe pse duket se idhujtarëve u pranohet të qëndrojnë në fenë e tyre, sureja që vjen pas kësaj u jep të kuptojnë, se ajo fe e tyre do të vazhdojë derisa të vijë ndihma e Zotit, e kur të vijë ajo, atëherë nuk do të mbetet si fe ekzistuese.
Falënderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 109:1–109:6
- “Thuaj: “O ju jobesimtarë!” - Kjo fjalë përfshin çdo lloj e kategori mohuesish në faqen e dheut, por fillimisht kjo u drejtohej mohuesve kurejshë. Thuhet se, prej injora - ncës së tyre të thellë, ata i propozuan Pro - fetit të Allahut që të adhuronte idhujt e tyre për një vit rresht, dhe pastaj ata të adhuronin Zotin një vit rresht. Por Allahu i Lavdëruar zbriti këtë sure, ku e urdhëroi Profetin e Tij që të distancohej tërësisht e përgjithmonë nga idhujtaria dhe besimi i kotë i idhujta - rëve. Ai e urdhëroi të thoshte:
- “Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuro - ni.” - Domethënë, idhujt e putat, që ju ia shoqëroni Zotit dhe i adhuroni së bashku me Të. - “As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Pra, ju nuk e adhuroni Allahun si Një të vetëm, pa shoqërues e ortakë. - “Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj atë që ju e adhuroni.” - Unë kurrë nuk do të bëhem adhurues i kotësive tuaja e prakti - kues i riteve tuaja ose t’i marr ato si model. Përkundrazi, unë e adhuroj Allahun ashtu sikurse Ai më ka urdhëruar dhe ashtu si Ai e dëshiron dhe është i kënaqur. Unë e adhuroj Allahun ashtu si ju kurrë nuk mund ta adhuroni: - “Por as ju nuk do të adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Ju nuk nënshtroheni për të adhuruar Zotin, duke zbatuar urdhëresat dhe ligjin e Tij, por keni shpikur adhurime nga mendja e epshet tuaja. I Madhëruari thotë në ajetin tjetër: “ Ata nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndo - një fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendë - simet dhe dëshirat e veta, megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë. ” [Nexhm 23]. Adhuruesi i vërtetë duhet të jetë i qartë për Zotin që adhuron, por edhe për mënyrën e adhurimit. Profeti i Allahut dhe ata që ndjekin me besnikëri rrugën e tij e adhurojnë Allahun përmes mënyrës së ligjëruar e shpallur nga vetë Ai. Thelbi i Islamit është dëshmia: ‘ Lâ ilâhe il -lall-llah, Muhamedun resulullah. ’ Pra, i Vetmi që meriton adhurimet, dashurinë e plotë, ma - dhërimin e nënshtrimin është Allahu i Ma - dhëruar. Gjithashtu, nuk ka mënyrë tjetër adhurimi, përveç asaj që përcolli Profeti i Tij. Ndërsa idhujtarët adhurojnë diçka tjetër veç Allahut dhe këtë e bëjnë me mënyra që nuk i ka përcaktuar Zoti. - “Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time.” - Po kështu thotë i Lartësuari: “Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”.” [Junus 41]. “Dhe kur dëgjojnë ndonjë bisedë të kotë, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju, tuajat. Paqe keni prej nesh. Ne nuk e duam paditurinë (e kotësinë) .” [Kasas 55]. Vëreni me kujdes fjalën e Allahut: “Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni. As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.” Dhe më pas: “Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj atë që ju e adhuroni. Por as ju nuk do të adhuroni Atë që unë e adhuroj.” Pyetja që shtrohet këtu është: Cili është ndryshimi mes tyre dhe mesazhi i secilës? Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme. Mendi - mi i parë ishte ai që e përmendëm më sipër. Pra, ajeti: “Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni. As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj”, ka si objekt të adhuruarin. Kështu, unë nuk adhuroj idhujt që adhuroni ju. As ju nuk adhuroni Allahun, të Cilin e adhuroj unë. Ndërsa ajeti vijues ka kuptimin: “Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj ashtu si ju adhuroni. Por as ju nuk do të adhuroni ashtu si unë adhuroj”, domethënë, i referohet mënyrës dhe rrugës së adhurimit, sikurse e përmendëm më sipër. Sipas me -ndimit të dytë, që e sjell imam Buhariu, ajeti : “Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni. As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.”, i referohet së tashmes. Ndërsa vazhdimi: “Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj atë që ju e adhuroni. Por as ju nuk do të adhuroni Atë që unë e adhuroj”, i referohet së ardhmes, domethënë, ka kuptimin: kurrë nuk do të ndodhë diçka e tillë. Pra, as unë nuk do të adhuroj atë që adhuroni ju dhe as ju nuk keni për të adhuruar Allahun e Madhëruar, por do të vazhdoni në humbjen tuaj. Këta janë ata, për të cilët i Lartësuari ka thënë në një ajet tjetër: “Shpallja që t’u zbrit ty (nga Allahu) do t’ua shtojë largimin dhe mohi - min shumë prej atyre. Ne kemi futur armi - qësi dhe urrejtje ndërmjet tyre, që do të va - zhdojë deri në Ditën e Kijametit.” [Maide 64]. Ndërsa sipas mendimit të tretë, që Ibn Xheriri e sjell nga dijetarë të gjuhës arabe, këtu kemi të bëjmë me një përforcim të të njëjtit mesazh, siç ndodh në shumë ajete kuranore, ku kumtet përforcohen duke u përsëritur, si për shembull: “Pa dyshim, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi. Vërtet, ba - shkë me vështirësinë vjen lehtësimi.” [In - shirah 5, 6]. Ose: “Keni për ta parë Xhehe - nemin. Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të.” [Tekathur 6, 7]. Ibn Xheuzij e ka sjellë këtë shpjegim edhe si mendim të Ibn Kutejbes. Është edhe një shpjegim tjetër, që e ka mbështetur Shejhu i Islamit Ibn Tejmije. Po ta vëresh me kujdes, në fjalinë e parë përdoren folje. Pra: “Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni.” Kështu, fillimisht, besimtari dëshmon se ai refuzon të kryejë ato adhurime që bëjnë mohuesit dhe distancohet prej tyre. Ndërsa në ajetin tjetër përdoret emër, që do të thotë se distancimi e refuzimi i adhurimit të idhujve është edhe më i fortë, madje i pamundur (veçori e gjuhës arabe). Nëse do ta sillnim fjalë për fjalë, ajeti do të ishte: “Unë nuk jam adhurues i asaj që ju adhuroni.” Në këtë rast, besimtari dëshmon se refuzimi i adhu - rimit të idhujve është i tillë, saqë është për - shkrim i pandashëm i tij ose - thënë ndryshe - që kurrë nuk mund të mendohet të ndodhë, madje as të pranohet, sepse besimtari është adhurues vetëm i Zotit, e kurrë nuk mund të ndodhë që të jetë adhurues i idhujve. Edhe ky është një shpjegim i mirë. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Me këtë ajet kura - nor është argumentuar imam Shafiu e të tjerë, për të thënë se të gjithë grupacionet e kufrit që kanë refuzuar Islamin konsidero - hen si një fe dhe grup i vetëm, e kësisoj duhet të kenë të njëjtin gjykim, në lidhje me të drejtën e trashëgimisë mes tyre. Pra, jehudët dhe të krishterët mund të përfitojnë nga trashëgimia e njëri-tjetrit, nëse mes tyre ka afërsi farefisnore e gjaku, sepse mileti i kufrit konsiderohet si një milet i vetëm e një fe e vetme. Megjithatë, Imam Ahmedi e të tjerë janë të mendimit se i krishteri nuk përfiton nga trashëgimia e jehudit dhe as anasjelltas, sepse ata kanë fe të ndryshme. Ai argumentohet me hadithin e Amër Ibn Shuajbit, që përcjell nga i ati, e ky nga gjyshi, i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 2945. “Nuk mund të përfitojnë nga trashëgimia e njëri -tjetrit dy pasues të feve të ndryshme.” Tirmidhiu ka thënë që ky është një hadith hasen sahih. (Në dy Sahihët vjen hadithi prej Usame Ibn Zejdit, i cili ka thënë: “Profeti i Allahut ka thënë: “Mohuesi nuk mund të përfitojë pjesë nga trashëgimia e muslimanit dhe muslimani nuk mund të përfitojë pjesë nga trashëgimia e mohue-sit”.)
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 109:1–109:6
- “Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni...” - Allahu i Lartësuar na mëson që ne ta shfaqim haptazi distancimin tonë nga çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të Tij. Madje, Ai na mëson që t’u drejtohemi qafirëve dhe të gjithë atyre që kanë të adhuruar të tjerë veç Allahut, dhe t’ua deklarojmë hapur distancimin tonë nga çdo i adhuruar veç Allahut të Vetëm dhe të Pashoq. Ne distancohemi nga mohuesit dhe idhujtarët në të gjitha aspektet, me fjalët dhe veprat tona të jashtme dhe të brendshme, të dukshme dhe të padukshme. Muslimani dhe muslimania duhet të ketë pamje dhe vepra dalluese si të tillë, që e karakterizojnë dhe e shquajnë nga të gjithë të tjerët. - “As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Kuptimi: Ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj, sepse veprave tuaja u mungon sinqeriteti. Ato pak vepra që ju kryeni dhe që janë të përziera me idhujtari nuk meritojnë të quhen adhurime, dhe si të tilla nuk janë të pranueshme nga Allahu i Lartësuar. Që një vepër të jetë e pranuar si “adhurim” tek Allahu, ajo duhet të plotësojë dy kushte: të jetë e sinqertë vetëm për Allahun, larg çdo lloj shirk-u, dhe të jetë sipas porosive të Allahut të Lartësuar dhe traditës së Profetit të Tij. - “Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj atë që ju e adhuroni. Por as ju nuk do të adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Allahu i Lartësuar e përsërit këtë fakt për të treguar se tiparet e dy grupeve do të mbeten gjithmonë të tilla për ta. Kështu, besimtarët kurrë nuk adhurojnë ato që adhurojnë mohuesit dhe idhujtarët, ndërsa idhujtarët kurrë nuk mund të konsiderohen si adhurues të Atij që adhurojnë besimtarët, pra, të Allahut të Lartësuar, vetëm nëse pendohen dhe kthehen në rrugë të drejtë. Secili grup ndjek fenë e vet dhe refuzon fenë e tjetrit, siç thotë i Lartësuari më pas: - “Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time."- Secili grup do të ndjekë rrugën e vet, ashtu siç i shkon për shtat, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “ Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.”. [Isra, 84]. Ose: “Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin shkatërrimin. Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. [Junus 40, 41].