وَإِنَّ كُلّٗا لَّمَّا لَيُوَفِّيَنَّهُمۡ رَبُّكَ أَعۡمَٰلَهُمۡۚ إِنَّهُۥ بِمَا يَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ
S'ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre Zoti yt do t'u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas rrëfimit të lajmeve mbi ndëshkimet, që i përjetuan popujt e padëgjueshëm, rrë - fime të cilat njerëzit nuk do t’i dinin sikur të mos ishte shpallja prej Zotit, vihet në pah drejtësia e Zotit, i cili e urren zullumin, por ata me këmbëngulje vendosën të bëjnë aso veprash, të cilat drejtësia i gjykon. Qëllimi i rrëfimeve të tilla, nuk është thjesht sa për dëfrim, por ka si qëllim udhëzimin, të cilin do ta përfitojnë njerëzit nga përvoja e dënimit që përjetuan ata, që nuk ishin në rrugën e drejtë dhe ashtu të përgatiten me besim të drejtë e vepra të mira për Ditën e Gjykimit, në të cilën do të dëshmohet për çdo send, do të jepet shpërblimi i merituar, i cili do të përcillet me gëzim ose me mjerim - Ruana Zot! Rreth kuptimit të domethënies: përgjithmonë në xhehenem, përveç asaj çka dëshiron Zoti, i cili bën çka të dojë..., siç është një rast kësisoji, edhe në ajetin 128 të kapti - nës En-am, kur është fjala për ata të xhehenemit, komentatorët e Kuranit kanë dhënë shpjegime të gjithanshme. Do të ishte më drejtë që përjashtimi, i cili kuptohet prej: il-la ma shae rabbuk - me përjashtim të asaj çka dëshiron Zoti yt - , të bartet te besimtarët mëkatarë, të cilët kurdoherë do të hiqen prej xhehenemit pasi Zoti do t’u lejojë ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve (shefaatin e shefaatxhinjve), pra kjo është ajo çka dëshiron Zoti. Allahu a’ëlemu!