۞ مَثَلُ ٱلۡفَرِيقَيۡنِ كَٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡأَصَمِّ وَٱلۡبَصِيرِ وَٱلسَّمِيعِۚ هَلۡ يَسۡتَوِيَانِ مَثَلًاۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoni?!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët i thonin Muhamedit a.s. t’u sjellë ndonjë pasuri të madhe, ose ndonjë engjëll, i cili do të dëshmojë për të, e u tallnin me shpalljen – Kuranin, që i vinte prej Zotit. Për të mos u demoralizuar Muhamedi a.s., Zoti i thotë, që të mos ua vërë veshin thënieve të tyre, të vazhdojë me komunikimin e Kuranit, edhe pse ata do t’i thonë, se ai e ka trilluar vetë dhe se ai nuk është fjalë e Zotit. Nëse është trillim i Muhamedit a.s., le të trillojnë edhe ata diçka të ngjashme, e nëse nuk mundin, le të dorëzohen. Kush ka si qëllim vetëm përjetimet e kësaj bote mund t’i plotësohet dëshira, nëse kjo është edhe dëshirë e Allahut, por jo domosdo. Pak më qartë rreth kësaj çështjeje flet ajeti 118 i kaptinës Israë, e edhe ajeti 20 i kaptinës Shura. Një njeriu të tillë nuk i mbetet asgjë, pos zjarrit në botën tjetër. Rrugën e ndritshme të mbështetur në argumentet e Allahut, e vërteton edhe Kurani, edhe Xhibrili, edhe librat e mëparshëm, siç është Tevrati i Musait, pra të mos brengosin as ty, as besimtarët shpifjet e atyre, që nuk janë besimtarë. Ata janë zullumqarë të vërtetë. Për zullumin e tyre Ditën e Gjykimit para Zotit do të dëshmojnë pejgamberët, njerëzit dhe melaiket. Ata menduan, se do t’i shpëtojnë dënimit, por iu doli e kundërta, sepse dënimi i tyre do të jetë i shumëfishtë, sepse ata as nuk e dëgjuan me vemendje Kuranin, as nuk i vërejtën seriozisht faktet konkrete. Është edhe më keq për ata, sepse veprat e tyre janë pa kurrfarë vlere. njëjtë si Muhamedin, që t'u thotë): "Unë ju tërheq vërejtjen haptazi,