110. Nasr · Ajeti 3 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 110:1–110:3
Kjo sure i shpallet Muhammedit kur ai ishte në haxhin lamtumirës dhe pas kësaj shpalljeje Pejgamberi jeton edhe nja tetëdhjetë ditë.
Pejgamberi qe lajmëruar se do ta çlirojë Mekën nja disa vjet më parë, dhe lajmërimi për këtë — E - fshehtësi, që dikur u bë realitet ishte një nga argumentet se Muhammedi vërtet ishte i dërguar i Zotit.
Kabilet e arabëve pritnin se çka do të bëhej me Mekën dhe thoshin "Nëse Muhammedi arrin ta çlirojë Mekën, vërtetë ai është Pejgamber". Kur u çlirua Meka pa luftë, njerëzit grupe-grupe nisën ta pranojnë fenë islame dhe brenda dy viteve, nuk mbeti kabile arabe që nuk e pranoi fenë islame, e Pejgamberi i shihte njerëzit si vinin në turma dhe deklaroheshin për fenë islame.
Zoti ia përkujton këtë të mirë dhe i thotë: '"Të erdhi ndihma e Zotit dhe e çlirove Mekën, u kënaqe duke shikuar se si njerëzit në grupe vijnë e përqafojnë fenë islame, tash pra, ti madhëroje e falënderoje Zotin tënd, që ua mbylli gojën armiqve, i nënshtroi dhe i përuli, por ke kujdes e gjithnjë kërkoje mëshirën e Zotit, se Ai është mëshirues i madh.
Shumica e mufesirinëve janë të mendimit se kjo sure e bën me dije Muhammedin se i është afruar koha të largohet prej kësaj bote e të shkojë në fqinjësi të Mëshiruesit. Këtë mendim e përkrahin të gjithë sahabët e edhe ibni Abasi. tërë Kur'ani i shpallur pas shpërnguljes së Pejgamberit, konsiderohet i shpallur në Medinë, pa marrë parasysh se ku ishte Pejgamberi, kur i shpallej, andaj edhe kjo sure numërohet prej atyre të shpallurave në Medinë.
Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 110:1–110:3
Kjo sure është shpallur në Mina, gjatë Ha - xhit të Lamtumirës, pas sures Teube. Pra - ndaj dhe konsiderohet sure medinase. Ajo konsiderohet si surja e fundit, që ka zbritur e plotë prej Kuranit. Buhariu sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili rrëfen: “Umer Ibn Ha - tabi gjithmonë më merrte me vete në mexh - liset e tij me burrat e Bedrit. Me sa dukej, disa prej tyre nuk u ndien mirë me praninë e një djaloshi të ri mes tyre në këtë mexhlis të zgjedhurish, prandaj thanë: “Përse vjen në mexhlisin tonë ky djalosh, i cili është në moshën e fëmijëve tanë, ndërkohë që asnjë prej fëmijëve tanë nuk vjen me ne?!” Umeri tha: “Ai është pinjoll i dikujt, që ju e njihni mirë (pra, nga familja e Profetit ﷺ ”.) Atëherë, ne u ulëm në mexhlis dhe mendoj se ai më mori me vete për t’u treguar atyre vlerë time. Umeri fillimisht pyeti ata: “Çfarë me - ndoni për tefsirin e fjalës së Allahut: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Me - kës) ...”? Ata thanë: “Në këtë sure jemi urdhëruar që të lartësojmë e dëlirësojmë Allahun e Madhëruar, ta lavdërojmë e shprehim Atij mirënjohjen e përlëvdimin e t’i kërkojmë falje, kur Ai të sjellë fitoren tonë.” Sollën edhe disa shpjegime të tjera të ngjashme, pastaj heshtën. Në këtë moment,
Umeri m’u drejtua mua: “Edhe ti kështu mendon, o Ibn Abas?” Unë i thashë: “Jo”. - Atëherë, çfarë mund të thuash për kuptimin e saj?” Unë i thashë: “Ajo tregon për afri - min e exhelit të Profetit të Allahut. Allahu i Lartësuar i bën me dije Profetit të Tij afri - min e orës së largimit nga kjo dynja.” Allahu i Lartësuar thotë: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe ...”. Pra, tashmë misio - ni yt u përmbush dhe të është afruar exheli. Prandaj: “Madhëroje me lavde Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai! Ai është Pranues i madh i pendimit.” Umeri tha: “Edhe unë nuk kam tjetër dije veç kësaj që the ti, në lidhje me ajetet.” Këtë transmetim e sjell vetëm imam Buhariu. Imam Ahmedi sjell këtë transmetim nga Ibn Abasi: 2946. “Kur zbriti surja Nasr, Profeti i Allahut tha: “Ky është lajmi për largimin tim.” Pra, lajmi se ai do të largohej nga kjo jetë gjatë këtij viti. Kështu, sipas shpjegimit të Umerit dhe Ibn Abasit, kjo sure paralajmëronte largimin e Profetit ﷺ nga kjo dynja: Kur të çlirohet Meka, ai popull që të dëboi, dhe kur të shohësh që njerëzit të hyjnë në fenë e Allahut grupe -grupe, atëherë ka ardhur fundi i misionit tënd në botë, ndaj përgatitu për largimin prej saj dhe shkuarjen tek Zoti. Ahireti është më i mirë për ty dhe Zoti do të të japë e do të të kënaqë me mirësinë e dhu - ratat e Tij, prandaj: “Madhëroje me lavde Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai! Ai është Pranues i madh i pendimit.” Por edhe shpjegimi që bënë sahabët e Bedrit, që ishin ulur me Umerin, se: kur Allahu i Madhëruar të sjellë çlirimin dhe triumfin e Islamit, atëherë duhet të shtojmë tesbih-un, hamd-in dhe istigfar-in, është një shpjegim shumë i saktë, i bukur dhe i mirë. Për këtë tregon edhe fakti se ditën e çlirimit të Mekës, Pro - feti i Allahut fali tetë rekatë namaz në ko - hën e duhasë. Disa thanë se ai ishte namazi i duhasë. Por të tjerët e kontestojnë këtë me - ndim, sepse Profeti nuk e falte vazhdimisht këtë namaz, e aq më tepër që ai ishte udhë - tar dhe nuk pati bërë nijet që të qëndronte në Mekë. Ai qëndroi në Mekë deri afër fundit të muajit Ramazan, për mëse 19 ditë, e falte namazin të shkurtuar dhe nuk agjë - roi, as ai, e as ushtria e tij me mbi dhjetë mijë luftëtarë (sepse ishin udhëtarë). Për këtë arsye, mendimi më i saktë, sipas këtij grupi, është se ai fali namazin e çlirimit ose namazin e fitores. Për ta, është e pëlqye - shme që udhëheqësi ose komandanti i ush - trisë që çliron një vend, të falë tetë rekatë namaz, sapo të hyjë në atë vend. Kështu ka vepruar Sad Ibn Ebi Uekkasi kur ka çliruar toka të reja. Disa thonë se tetë rekatët falen njëherësh, por mendimi më i saktë është që falen dy e nga dy, sikurse vjen në transme - timin e saktë në Sunen-in e Ebi Daudit, se: 2947. “Në namazin që fali Ditën e Çlirimit, Profeti i Allahut jepte selam pas çdo dy rekatë-ve.” Gjithashtu, nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) vjen dëshmia: 2948. “Në fund të jetës së tij, Profeti i Allahut thoshte shpesh: “Subĥânallâhi ue bi hamdih, estagfirullahe ue etûbu ilejh ” Pastaj tha: “Zoti im më njoftoi se do të shoh një shenjë në umetin tim dhe më urdhëroi që, kur ta shoh atë shenjë të shfaqet, të bëj tesbih për Të, të kërkoj falje e të shfaq pendesë të vazhdueshme para Tij, sepse Ai është vërtet Falës i madh dhe pranues i pendimit. Unë e pashë atë shenjë në fjalën e Tij: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe ...” [Muslimi]. Pasi zbriti kjo sure, Profeti i Allahut nisi të për-piqej më fort për ahiretin. Profeti i Allahut tha njëherë: 2949. “Erdhi çlirimi, erdhi fitorja, erdhën banorët e Jemenit.” Dikush tha: “Çfarë përfaqësojnë banorët e Jemenit?” Ai tha: “Ata janë njerëz zemër-dhimbsur e natyrë të butë. Imani i vërtetë është jemenas dhe dituria e vërtetë është jemenase.” Buhariu sjell hadithin nga Aishja, e cila tregon: 2950. “Profeti i Allahut thoshte shumë shpesh në ruku dhe sexhde: “ Subĥânekell-llâhum-me rabbenâ ue bi ĥamdike, All -llâhum-me’gfir li. (I dëlirë je, o Allah! Ti je Zoti ynë dhe i Lavdëruari. O Allah, më fal mua!”, duke e
përftuar këtë lutje nga Kurani (pra, nga surja Nasr).” Nuk ka dyshim se me çlirimin e përmendur në këtë sure është për qëllim çlirimi i Mekës, dhe për këtë nuk ka me - ndim tjetër. Viset e popujt arabë prisnin çlirimin e Mekës, që të pranonin Islamin dhe thoshin: “Nëse ai triumfon me popullin e tij, atëherë është Profet i vërtetë dhe do ta pranojmë Isla-min.” Dhe, vërtet, kur Allahu solli çlirimin e Mekës, të gjithë hynë në fenë e Allahut në grupe e popuj. Nuk kaluan as dy vjet dhe i gjithë Gadishulli Arab pranoi Islamin, dhe për këtë vetëm Allahut i takon i gjithë lavdërimi e mirënjohja. Kemi folur më hollësisht për çlirimin e Mekës në librin tonë “ Sira”, prandaj kush dëshiron, mund ta lexojë atje. Fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Nasr. Vetëm Allahut i takojnë mirënjohja e lavdërimet!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 110:1–110:3
Në këtë sure gjen: një sihariq për Profetin (a.s.), një urdhër për të, pasi lajmi i mirë të bëhet realitet, dhe një një parashikim se çfarë pritej të ndodhte më tej. - “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës), dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe - grupe..” - Ky është sihariqi për Profetin (a.s.). Pra, Allahu i Lartësuar i dha Profetit të Tij lajmin e mirë se do ta ndihmonte dhe do t’i dhuronte fitoren e madhe, çlirimin e Mekës dhe përhapjen masive të Islamit. Njerëzit do të hynin grupe -grupe në fenë e Allahut, duke shtuar pasuesit e fesë së Tij. Madje, edhe shumë armiq të Profetit apo pjesëtarë të fisit të tij, që më parë e kishin mohuar, do ta besonin dhe do të bëheshin pasues të udhëzimit që ai solli prej Allahut të Lartësuar. Kjo ndodhi me të vërtetë me çlirimin e Mekës. Ndërsa urdhri i drejtuar Profetit, pas kësaj mirësie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar, është: - “...Atëherë, madhëroje me lavde Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai! Ai është Pranues i madh i pendimit.” - Ai u urdhërua për tesbiĥ, për falënderim dhe mirënjohje ndaj Zotit të tij dhe për istigfar ose kërkim faljeje. Ndërsa parashikimi se çfarë pritej të ndodhte më tej është, së pari, një përgëzim: kjo fe do të vazhdonte të përhapej dhe të pushtonte gjithë botën. Kjo nënkuptohet pas tesbih-ut, falënderimit dhe kërkimit të faljes nga Profeti dhe umeti i tij, sepse falënderimi për mirësitë i shton ato, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Nëse falënderoni, do t’jua shtoj.”. Pra, ndihma e Allahut për Profetin e Tij, fenë e Tij do të ishte e vazhdueshme. Futja e njerëzve në fenë e Zotit do të vijonte pandërprerë. Dhe vërtet kështu ndodhi. Feja Islame ka shkuar atje ku asnjë fe tjetër nuk mund të përhapej. Kjo vazhdoi, derisa njerëzit nisën të kundërshtonin urdhrat e Allahut dhe të Profetit të Tij, dhe kështu Allahu i Lartësuar i sprovoi dhe ata u përçanë në grupe -grupe, duke ndodhur kjo që e shohim sot. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ka ruajtur mirësi, mëshirë dhe begati për këtë fe dhe ithtarët e saj, që askush nuk mund t’i përkufizojë dhe zbulojë plotësisht. Mirësia vazhdon ta ndjekë këtë umet të bekuar dhe këtë fe të zgjedhur dhe të ndihmuar nga Zoti i gjithësisë. Parashikimi tjetër se çfarë pritej të ndodhte më tej ishte se exheli i Profetit të Zotit tashmë qe afruar. Jeta e Profetit ishte një mirësi e madhe që iu dhurua njerëzimit, prandaj edhe Allahu i Lartësuar është betuar për jetën e Profetit. Në fund të çdo mirësie, Allahu ka urdhëruar që të kërkojmë falje. Kështu, për shembull, ne jemi urdhëruar të veprojmë në përfundim të namazit, të haxhit etj. Atëherë, në të njëjtën mënyrë, urdhri i Allahut të Lartësuar drejtuar Profetit të Tij për tesbih, falënderim dhe istigfar ishte një tregues se misioni i Profetit përfundoi me sukses dhe tashmë kishte ardhur koha për takimin me Zotin e tij. Për këtë arsye, ai duhej të përgatitej për këtë takim në formën më të mirë dhe ta mbyllte misionin e vet me falënderim dhe kërkim faljeje, që Allahu i Lartësuar t’ia plotësonte më tej mirësinë e Tij. Po për këtë arsye, duke zbatuar këtë urdhër, Profeti (a.s.) thoshte në namazin e tij, në ruku dhe në sexhde: “Subhaneke Allahumme, ue bi hamdike! Allahumme gfir li!” (I Pastër nga çdo e metë dhe i Lavdëruar je, o i Adhuruari im! O i Adhuruari im, më fal mua!).