111. Mesed

سورة الـمسد 5 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

تَبَّتۡ يَدَآ أَبِي لَهَبٖ وَتَبَّ

Tebbet jeda ‘ebi lehebin we tebbe

Iu thafshin duart Ebu Lehebit[438] dhe u thaftë në gjithçka!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[438] Ebu Leheb (Babai i flakës) ishte nofka e Abdul ‘Uzza-s, birit të Abdul Muttalibit, pra, xhaxhait të Profetit (a.s.). Kur u bë kryetar i fisit të Hashimive, pas vdekjes së Ebu Talibit, ai refuzoi ta vazhdonte mbrojtjen fisnore për Muhamedin (a.s.) dhe e la atë të ekspozuar ndaj armiqësisë së idhujtarëve.
2

مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُ مَالُهُۥ وَمَا كَسَبَ

Ma ‘egna ‘anhu maluhu we ma kesebe

Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.[439]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[439] Ebu Lehebi tallej me Profetin (a.s.), duke thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që thotë nipi im, unë kam mjaft pasuri dhe djem, sa për të paguar shpërblesën time”.
3

سَيَصۡلَىٰ نَارٗا ذَاتَ لَهَبٖ

Sejesla naræn dhate lehebin

Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

وَٱمۡرَأَتُهُۥ حَمَّالَةَ ٱلۡحَطَبِ

We emre’etuhu hemmaletel-hetebi

po ashtu edhe gruaja e tij[440], që mbart drutë e zjarrit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[440] Ajo quhej Umm Xhumejl bint Harb dhe kishte një rol kryesor në armiqësinë që burri i saj ushqente ndaj nipit të tij, Profetit (a.s.). Ajo ishte motra e Ebu Sufjanit, që në atë kohë do të udhëhiqte luftën e idhujtarëve kundër myslimanëve. Me mllefin e saj, ajo hidhte përreth shtëpisë së Muhamedit (a.s.) ferra dhe gjemba, me shpresën që ai të lëndohej gjatë kthimit në shtëpi natën.
5

فِي جِيدِهَا حَبۡلٞ مِّن مَّسَدِۭ

Fi xhidiha heblun min mesedin

në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A