112. Ihlas · Ajeti 4 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 112:1–112:4
: E i
Disa idhujtarë shkuan te Pejgamberi e thanë: "O Muhammed, na trego prej çka është ai Zoti yt, a prej ari, argjendi, diamanti etj.?"
Atëherë shpallet kjo sure dhe përshkruan cilësitë e Zotit të madhëruar e thotë: "Allahu është Një, nuk ka të dytë, është i vetmi, nuk ka shok si Ai, është një i vetmi sundues.
Allahu është caku, synimi, qëllimi i çdo krijese, sepse çdo krijesë ka nevojë për Te, kurse Ai nuk ka nevojë për asgjë. i Allahu nuk pati fëmijë, sepse fëmijët do të duhej të kenë cilësi të babait, e Ai është i përjetshëm, pa fillim dhe pa mbarim. Uzejri nuk ishte djalë i Tij sikurse thanë jehuditë, e as Isai, siç thanë: të krishterët, po as engjëjt nuk janë bija të Zotit, siç menduan disa idhujtarë. i Në një hadithi kudsij thuhet: "Njeriu më shpifi rrenë pa nevojë dhe më fyejti gjithashtu pa i nevojë: Më shpifi rrenë kur tha se nuk do të më ringjallë, e më fyejti kur tha se Zoti ka fëmijët i Në një hadithë të Pejgamberit thuhet: "Sureja e Ihlasit është sa një e treta e Kur'anit!' Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 112:1–112:4
Ihlas është zbritur pas sures Nas. Shkaku i zbritjes së kësaj sureje dhe diçka rreth dobisë e vlerave të saj. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Ubej Ibn Keab, i cili rrëfen se idhujtarët i thanë Profetit ﷺ : 2952. “O Muhamed, na trego prejardhjen e Zotit tënd.” Atëherë, Allahu i Lavdëruar zbriti: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm. Allahu është Absoluti. Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush). Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.” Taberaniu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2953. “Çdokush e ka një përshkrim të vetin dhe përshkrimi i Allahut është: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm. Allahu është Absoluti. Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur. Asgjë (e
askush) nuk mund të jetë si Ai.”” Buhariu sjell në kapitullin e Namazit një hadith nga Enesi, i cili tregon: 2954. “Një ensar printe në namaz në xhaminë Kuba. Para çdo sureje në namaz, ai lexonte në fillim: " Kul hu Allahu eĥad ” (suren Ihlas), pastaj një sure tjetër. Ai e bënte këtë në çdo rekat. Shokët i thanë: “Ti fillon me këtë sure (Ihlas), pastaj mendon se nuk të mjafton dhe lexon tjetrën? Ose lexo vetëm atë (suren Ihlas), ose lexo një sure tjetër.” Ai tha: “Jo nuk e lë. Nëse dëshironi t’ju prij në namaz kështu, e bëj. Por nëse nuk ju pëlqen, unë nuk ju prij.” Ata e shihnin atë si më të mirin mes tyre dhe nuk u pëlqente që dikush tjetër t’u printe në namaz. Kur erdhi Profeti, ata i treguan për atë veprim dhe Profeti e pyeti ensarin: “Përse nuk vepron ashtu siç të thonë shokët dhe përse e lexon këtë sure në çdo rekat?” Ai tha: “Sepse e dua atë.” Profeti i tha: “Dashuria jote për të do të të futë në Xhenet.” Në dy Sahih-ët është hadithi nga Aishja, që tregon: “Profeti ﷺ dërgoi një burrë në një ekspeditë ushtarake. Në namaz, ai e mbyllte këndimin gjithmonë me suren Ihlas. Kur u kthyen, shokët ia treguan këtë gjë Profetit ﷺ , i cili tha: “Pyeteni se përse bën?” E pyetën dhe ai tha: “Ajo është përshkrim i të Gjithëmëshirshmit dhe unë dua që ta lexoj atë.” Atëherë, Pro - feti ﷺ tha: “Njoftojeni se Allahu e do atë. Buhariu sjell hadithin prej Ebu Seid el Hudriut, se: 2955. “Një burrë dëgjoi dikë që recitonte "Kul hu’Allahu eĥad" dhe e përsë - riste atë (në namaz gjatë natës). Në mëngjes ai shkoi te Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) dhe i tregoi për këtë veprim të atij burri, ndoshta duke e parë këtë si një vepër të pakët. Por i Dërguari i Zotit (lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të!) tha: “Pasha Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, ajo sure është e barabartë me një të tretën e Kuranit.” Buhariu sjell hadithin nga Ebu Said Hudriju (r.a.), i cili tregon se Profeti ﷺ u tha njëherë shokëve të tij: "A e keni të vështirë të këndoni një të tretën e Kuranit për një natë?" Kjo iu duk vërtet e vështirë, prandaj sahabët thanë: "Kush nga ne ka fuqi për një gjë të tillë, o i Dërguari i Allahut?!" Ai tha: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm. Allahu është Absoluti. Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush). Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.”!” është sa një e treta e Kuranit." Nesaiu sjell hadithin nga Abdullah Ibn Hubejbi, se Profeti ﷺ i tha atij: “Thuaj!” - “Çfarë të them?” – tha Abdullahi. “Thuaj: “ Kul hu’Allahu ehad ” dhe dy suret mbrojtëse (Felek dhe Nas), nga tri herë në agim dhe para akshamit, dhe do të mjaftojnë për çdo gjë.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muadh Ibn Enes el Xhuheni, se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush e lexon “Kul hu -Allahu ehad” (suren Ihlas) dhjetë herë, Allahu ka për t’i ndërtuar një kështjellë në Xhenet.” Umeri tha: “Atëherë, ta shpeshtojmë akoma leximin e saj, o i Dërguari i Allahut.” Profeti tha: “Allahu është më i mirë dhe ta shton edhe më shu - më.” Këtë hadith e sjell vetëm Ahmedi. 268 Në një version tjetër, po nga Muadh Ibn Enesi, thuhet: “Kush e lexon “Kul hu - Allahu ehad” dhjetë herë, Allahu ka për t’i ndërtuar një kështjellë në Xhenet. Kush e lexon “Kul hu -Allahu ehad” njëzetë herë, Allahu ka për t’i ndërtuar dy kështjella në Xhenet. Kush e lexon “Kul hu -Allahu ehad” tridhjetë herë, Allahu ka për t’i ndërtuar tri kështjella në Xhenet.” Umeri tha: “Atëherë, le t’i shtojmë sa më shumë kështjellat tona!” Profeti tha: “Allahu është më i Gjerë (në dhuratat e Tij).” Ky është një hadith mursel (i mirë). Tirmidhiu dhe Ebu Daudi sjellin një hadith nga Burejde Ibn Husajb el Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili tregon se: “I Dërguari i Allahut dëgjoi një burrë duke thënë: “Allahumme inni es’eluke bi en -ni esh’hedu El-lâ ilâhe i -lâ ente el Eĥadus -Samed, el - ledhi lem jelid ue lem jûled ue lem jekul - lehû kufu-uen eĥad. (O Allah, unë të lutem Ty dhe dëshmoj se vërtet Ti je Allahu, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, Një i Vetëm, Es -Samed, Kryepari (Ai që i drejtohen krijesat për të gjitha nevojat e tyre dhe Ai nuk ka nevojë për asgjë, Absoluti me
të gjitha cilësitë e përkryera në shkallën më të lartë), Ai i Cili nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush) . Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.”!” Atëherë, Profeti ﷺtha: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Ai i ka kërkuar Allahut me emrin e Tij më të Madh, me të Cilin, kur njeriu i lutet Allahut, Ai i përgjigjet lutjes së tij dhe kur i kërkon me të, Allahu ia jep atë që e kërkon.” Tirmi - dhiu, Ebu Davudi dhe Hakimi kanë thënë se hadithi është i saktë, sipas kushteve të Buharit dhe Muslimit. 269 Buhari sjell hadi - thin nga Aishja, Nëna e besimtarëve, se: 2956. “Kur Profeti i Allahut shkonte për të fjetur, bashkonte pëllëmbët e duarve dhe frynte në to e lexonte: “ Kul huallahu eĥad (Ihlas),“Kul eûdhu bi Rabbil felek” (Felek) dhe “Kul eûdhu bi Rabbin -nâs” (Nas). Pastaj fshinte trupin me dy duart, aq sa mundej. Fillonte duke fshirë kokën, pastaj fytyrën, pastaj pjesën e përparme të trupit, e kështu vazhdonte. Ai e bënte këtë tri herë.” Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk ka për të ardhur Kijameti, derisa shejtani t’i vijë ndonjërit prej jush dhe t’i thotë: - “Kush e krijoi këtë? - “Allahu” - “Kush e krijoi atë? - “Allahu”. Pastaj shejtani i thotë: “Kush e krijoi Allahun?!” Profeti ﷺ tha: “Nëse dikujt i bëhet ky vesves, le të kërkojë ndihmë dhe strehim tek Allahu, duke thënë “ Eudhu billâhi minesh-shejtanir-raxhim!”, le të fryjë e pështyjë nga e majta e tij dhe të lexojë suren Ihlas.” 270 - “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm.” - Allahu është një i Vetëm, Unik, që nuk ka të ngjashëm, nuk ka nevojë për ndihmës e mbështetës, nuk ka ortakë, nuk ka shembull e të njëjtë me Të. Ky përshkrim nuk lejohet për askënd dhe asgjë tjetër, veç Allahut të Lartësuar, sepse vetëm Ai është i Ploti, Absoluti në të gjitha cilësitë e atri - butet e Tij. - “Allahu është Absoluti.” - Ibn Abasi shpjegon: “ Es-Samed është Ai të Cilit i drejtohet çdo gjë për nevojat që ka. Vetëm Atij ia drejtojnë lutjet për nevojat e tyre.” Kështu çdo krijesë, qoftë ajo e botës qiellore, qoftë krijesë e botës tokësore, të gjithë pa përjashtim janë të varur dhe nevojtarë për përkujdesjen dhe mëshirën e Allahut. Të gjithë i luten Samed-it për plotësimin e nevojave të tyre. Për çdo gjë që i duhet, krijesat i drejtohen vetëm Allahut. Atë e lusin dhe i kërkojnë ndihmë, sepse Allahu është i Ploti dhe Absoluti në cilësitë e Tij. Kanë thënë. gjithashtu, se kuptimi i Samed është Es-Sejjidu, pra, Kryepari, Zotëruesi i gjithçkaje, i Ploti e tërësori në zotërimin, Sundimin dhe në të gjitha cilësitë e përshkrimet e Tij. Ai është, El Alîmu - i Gjithëdituri, dija e të Cilit është absolutisht e plotë. Allahu është El Halîmu - i Buti dhe i Mëshirshmi, butësia dhe mëshira e të Cilit janë absolutisht të plota. Ai është ErRaĥîmu - Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. I tillë është Es-Samedi në të gjithë emrat dhe cilësitë e mrekullueshme të Tij. Është thënë se Es-Samed është Ai që është i Plotë, që nuk ka asnjë mangësi e zbrazëti e që nuk ka nevojë për asgjë. Nuk ka nevojë të hajë të pijë. Ai është El Baki, pra, i Përjetshmi. Të gjitha këto janë të sakta dhe janë përshkrim i Zotit tonë të Madhëruar e të Lartësuar. - “Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush).” - Ai nuk ka bir e as ka prind. Ai nuk ka bashkëshorte. - “Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.”! - Muxhahidi shpjegon: Mes krijesave të Tij nuk ka asgjë që të jetë e njëjtë ose e përafërt me Allahun, madje as që i afrohet madhështisë së Tij. I Madhëruar, i Lartësuar i Dëlirë nga çdo e metë është Allahu i Lavdëruar, siç thotë në vijim: “ Ata i shoqërojnë Allahut ortakë prej xhindeve, kur në të vërtetë, Allahu i ka krijuar ata dhe pa pasur aspak dituri, ata shpifin se Ai ka djem e vajza. I pastër (nga çdo mangësi) dhe i lartësuar është Ai nga përshkrimet e tyre. Është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën (pa asnjë model të mëparshëm). E si do të ketë Ai fëmijë, kur nuk ka bashkëshorte? Ai ka krijuar çdo gjë dhe ka dije të plotë për gjithçka. Ky është Allahu, Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Tij. Ai
është Krijuesi i çdo gjëje, prandaj vetëm Atë adhuroni! Ai përkujdeset për gjithçka. ” [En’am 100 - 102]. Allahu është Pronari i gjithçkaje, Sunduesi e mbretëruesi mbi gjithçka, Krijuesi i vetëm e i pashoq. Atëherë, si mund të mendohet që të ketë krijesë të ngjashme me Të apo që t’i afrohet madhështisë së Tij? I Lartësuari thotë: “Ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka bir!”. Vërtet, ju keni thënë një fjalë shumë të shëmtuar. Qiejt janë gati të copëtohen, toka është gati të çahet dhe malet janë gati të shemben e të thërrmohen nga trillimi se i Gjithëmëshir - shmi ka bir. Të Gjithëmëshirshmit nuk i shkon të ketë fëmijë. Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur të Gjithëmëshir - shmit si rob. Me diturinë e vet, Ai i ka përfshirë të gjitha dhe i ka numëruar (e shënuar) të gjitha në mënyrë të saktë. Ditën e Kijametit, çdokush do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” [Merjem 88 - 95]. Gjithashtu: “Ata (idhujtarët) kanë trilluar edhe lidhje farefisnore mes Tij dhe xhindëve. Por, xhindët e dinë mirë se ata (idhujtarët) do të jenë në zjarr. I madhëruar qoftë Allahu nga ajo që ata i përshkruajnë.” [Saffat 158, 159]. Në hadith të saktë shënohet: 2957. “Nuk ka më durimtar se Allahu kundrejt fyerjeve. Ata trillojnë se Ai ka fëmijë, ndërsa Ai vazhdon t’i furnizojë e ruajë ata.” Gjithashtu, Buhariu përcjell nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Më akuzoi për gënjeshtar biri i Ademit, dhe nuk i takon atij të më akuzojë Mua! Më ka fyer biri i Ademit, dhe nuk i takon atij të më fyejë Mua. Më akuzoi për gënjeshtar kur tha: “Zoti nuk ka për të më rikthyer në jetë, ashtu siç më krijoi herën e parë!” Por fillimi i krijimit nuk është më i lehtë se rikrijimi. Ai më ka fyer kur tha: “Allahu ka bir.” Ndërsa Unë Jam Ai i Cili është Një dhe i Vetëm, Absoluti, q ë nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur nga dikush dhe asgjë nuk mund të jetë si Ai.”!” Ky është fundi i shkurtesës së sures Ihlas. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja për çdo mirësi!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 112:1–112:4
- “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm.” - Allahu i Lartësuar na udhëzon që të bëjmë një deklaratë, të cilën duhet ta besojmë plotësisht dhe të jemi tërësisht të sigurt për vërtetësinë e saj. Ai na urdhëron që të bëjmë një deklaratë të fuqishme, duke ia ditur kuptimin e saj të qartë dhe të saktë. Po ç’qenka kjo deklaratë, të cilën i Lartësuari na urdhëron që ta themi hapur? Ajo është: “Allahu është Ehad”, domethënë Ai është i Një, i Vetëm e Unik, në çdo aspekt. Ai është i vetmi me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta dhe absolutisht të plota. Ai është i vetmi me veprat e Tij madhështore, që nuk kanë shembull dhe ngjashmëri me asgjë tjetër në ekzistencë. - “Allahu është Absoluti (Es-samed)” - Allahu është Ai të Cilit i drejtohet çdo gjë për nevojat e veta. Çdo krijesë, qoftë ajo e botës qiellore, qoftë krijesë e botës tokësore, të gjithë pa përjashtim janë të varur dhe të nevojshëm për përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Të gjithë i luten Samedit për plotësimin e nevojave të tyre. Për çdo gjë që i duhet, krijesat i drejtohen vetëm Allahut. Atë e lusin dhe i kërkojnë ndihmë, sepse Allahu është i Ploti dhe Absoluti në cilësitë e Tij. Ai është, gjithashtu, El Alîmu - i Gjithëdituri, dija e të Cilit është absolutisht e plotë. Allahu është El Halîmu - i Buti dhe i Mëshirshmi, butësia dhe mëshira e të Cilit janë absolutisht të plota. Ai është Er-Raĥîmu - Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. E të tillë janë të gjithë emrat dhe cilësitë e mrekullueshme të Allahut. Pikërisht prej cilësive të Tij është edhe fakti që: - “Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush) ...” - Sepse Allahu është është absolutisht i Pasur dhe nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij. Të gjithë kanë nevojë dhe janë të varfër para bujarisë dhe mirësisë së Tij, ndërsa Ai është i Pasuri vetvetiu, që nuk ka nevojë absolutisht për asgjë nga krijesat e Tij. - “...Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.” - Askush nuk mund t’i afrohet apo t’i përngjasë, apo të jetë si shembulli i Tij, as në emrat e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. I Lartësuar dhe Begati -sjellës është emri i Tij. Kjo sure është sqaruese dhe vërtetuese e teuhidit esmâu ue ŝifât, që ka të bëjë me emrat dhe cilësitë unike të Zotit të Lartësuar.