113. Felek · Ajeti 5 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 113:1–113:5

Kërkimi i mbrojtjes dhe i strehimit prej Zotit të madhëruar, është një prej shprehjeve të një bindjeje të plotë ndaj fuqiplotit. Të kërkosh ndihmën e Zotit nuk është dobësi e njeriut, siç përpiqet dikush ta përshkruaj, kuptohet, qëllimkëqinjt, sepse nuk ka krijesë që nuk ka nevojë për Krijuesin, nëse ndonjë mendon se është i panevojshëm, ai është i sëmurë psikikisht. Por, duhet — — kuptuar se kërkimin e mbrojtjes prej Zotit, duhet bërë pasi që njeriu t'i shfrytëzojë të gjitha aftësitë dhe mundësitë e veta dhe atëherë kur ato nuk janë të mjafta, është ndihma e Zotit, të cilën nuk mund ta pengojë asgjë. Zoti i felekut do të thotë: Zoti që prej mosekzistencës nxjerr në ekzistencë çdo send, prej errësirës së natës sjell dritën e agimit, prej vështirësisë, nxjerr çlirimin, prej pikëllimit gëzimin, prej frikës sigurinë. Këtë mbrojtje prej Zotit duhet kërkuar prej së keqes së njerëzve, të xhinëve, të shtazëve dhe të çdo krijese tjetër që ka prirje të këqijat, prej errësirës së natës, të cilën e shfrytëzojnë rrebelët, prej mashtrimeve e falleve, të cilat e hutojnë njeriun dhe prej atij që ka smirë ndaj të mirave të të tjerëve dhe në bazë të asaj smire përpiqet ta dëmtojë tjetrin. Sureja përfundon me smirëziun, nga se është sherri më i madh, pse dreqi, për shkak të smirës që ushqeu kundër Ademit, u mallkua dhe u dëbua prej mëshirës së Zotit. Falënderoj Zotin e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 113:1–113:5

Surja Felek ka zbritur pas sures Fil. Imam Ahmedi sjell me sened nga Zir Ibn Hubejsi këtë rrëfim: “I thanë njëherë Ubej Ibn Keabit: “Ibn Mesudi nuk i ka shkruar dy suret mbrojtëse (Felek dhe Nas) në mus’hafin e tij.” Ubeji u përgjigj: 2958. “Dëshmoj se i Dërguari i Allahut më ka treguar se Xhibrili (a.s.) i kishte thënë: “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i agimit ...” (suren Felek) dhe unë e thashë atë. Gjithashtu më tha: “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve ...” (pra, suren Nas) dhe unë e thashë atë.” Edhe ne themi (dhe i lexojmë) siç tha Profeti i Allahut.” Hadithin e kanë sjellë Buhariu dhe Nesaiu. Ndoshta Ibn Mesudi nuk e kishte dëgjuar drejtpërdrejt këtë fjalë nga Profeti dhe as nuk kishte mbërritur tek ai në formë muteuatir. Gjithashtu, mund të thuhet se ai është tërhequr nga ky qëndrim i parë i tij, për të pranuar fjalën e shumicës dërmuese të sahabëve. Pa dyshim, sahabët i kanë përfshirë këto dy sure në mus’hafin e imamit, që u shpërnda në të gjithë vendet e sundimit islam. Imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin nga Ukbe Ibn Amiri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2959. “E mësove për ajetet, që u zbritën sot? Kurrë nuk ka patur më parë diçka të ngjashme me to: “Kul Eûdhu bi rab-bil felek” (surja Felek) dhe “Kul Eûdhu bi rab -bin-nâs” (surja Nas).”. Nga Ebu Seidi përcillet se : 2960. “ Profeti i Allahut kërkonte mbrojtje e ruajtje Zotit përmes leximit të këtyre sureve nga sherri i mësyshit të xhindeve dhe më -syshit të

njerëzve. Imam Ahmedi sjell nga Ukbe Ibn Amiri hadithin: “Profeti më urdhëroi të lexoj suret mbrojtëse (Felek dhe Nas) pas çdo namazi.” 271 Imam Ahmedi sjellgjithashtu nga Ukbe Ibn Amiri hadithin: “Profetit iu dhurua një mushkë ngjyrë gri. Kur Profeti ﷺ hipi në të, Ukbe kapi frerët për ta udhëhequr atë gjatë ecjes. Profeti i tha: “Këndo: “Kul Eûdhu bi rab -bil felek”!”. Profeti ﷺ e përsëriti këtë, derisa Ukbei e këndoi. Pastaj i tha: “Me sa duket, nuk e çmoje këtë, por dije se kurrë nuk ke falur namaz me diçka të ngjashme me to (për nga mirësia).” 272 Imam Nesaiu sjell hadithin nga Ukbe Ibn Amiri, që tregon: “Profeti më tha njëherë: “O Ukbe, thuaj!”. Unë i thashë: "Çfarë të them, o i Dërguari i Zotit?" Ai heshti, pastaj tha: “O Ukbe, thuaj!”. Unë i thashë: “Çfarë të them, o i Dërguari i Zotit?" Ai heshti, aq sa unë thashë me vete: "O Zot, bëje të më pyesë përsëri!”. Profeti tha: "O Ukbe, thuaj!". - "Çfarë të them, o i Dërguari i Zotit?" Atë - herë, ai më tha: “Kul Eûdhu bi Rab -bil felek”. Dhe unë e recitova suren deri në fund. Pastaj ai më tha sërish: “O Ukbe, thuaj!” - "Çfarë të them, o i Dërguari i Zotit?" Ai tha: “Kul Eûdhu bi Rab -bin-nâs”. Dhe unë e recitova suren Nas deri në fund. Atëherë, Profeti tha: “Askush nuk i ka kërkuar Zotit diçka në mënyrë më të mirë sesa përmes këndimit të këtyre dy sureve dhe askush nuk i ka kërkuar Zotit mbrojtje në mënyrë më të mirë sesa përmes këndimit të tyre.” 273 Mundhiriu sjell nga Ukbe Ibn Amiri hadithin, që tregon se Profeti i tha atij: “O Ukbe! A të të mësoj dy suret më të mira, që janë lexuar ndonjëherë? Ato janë “Kul Eûdhu bi rab -bil felek” dhe “Kul Eûdhu bi Rab-bin-nâs.”. O Ukbe, lexoji ato kur biesh të flesh dhe kur të ngrihesh nga gjumi. “Askush nuk është lutur për diçka, apo t’i kërkojë Zotit mbrojtje, në mënyrë më të mirë sesa përmes këndimit të tyre.” 274 Buhari sjell hadithin nga Aishja, Nëna e besimtarëve, që tregon se: “Kur shkonte për të fjetur, Profeti ﷺ bashkonte pëllëmbët e duarve, frynte në to e lexonte suret: “Kul huall-llahu eĥad (Ihlas), “Kul Eûdhu bi Rabbil felek” (Felek) dhe “Kul Eûdhu bi Rabbin-nâs” (Nas). Pastaj fshinte me dy duart e tij ç’të mundej prej trupit të tij. Fillonte duke fshirë kokën, pastaj fytyrën, pastaj pjesën e përparme të trupit, e kështu vezhdonte. Këtë e bënte tri herë.” Tirmidhiu sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriju se: “Profeti ﷺ kërkonte mbrojtjen e Zotit nga sherri i xhindëve dhe mësyshi i njeriut me lutje të ndryshme, derisa zbritën dy suret mbrojtëset (Felek dhe Nas). Pas kësaj, ai mbrohej me to dhe la çdo gjë tjetër.” 275 - “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i agimit ...” - Janë dhënë mendime të ndryshme për kuptimin e fjalës “ felek”, por mendimi më i saktë dhe i njohur është se bëhet fjalë për dritën e agimit. Ibn Xheriri thotë se kjo është e ngjashme me fjalën e Allahut: “Ai është Krijuesi i dritës së agimit ...” [En’am 96]. Ibn Xheriri thotë se ky është mendimi më i saktë dhe është edhe shpjegimi i përzgjedhur nga Buhariu, në Sahih-un e tij. - “Prej dëmit të çdo krijese, që Ai krijoi ...” - Domethënë, nga sherri i të gjitha krijesave, që Zoti ka krijuar. Tabit Bennani dhe Hasen Basriu shpjegojnë: “Domethënë, prej Xhehenemit, prej Iblisit të mallkuar dhe të gjithë pasuesve e ndjekësve të tij.” 276 - “Dhe prej errësirës së natës, kur ajo shtrihet ...” - Muxhahidi shpjegon: “ El Gâsik është errësira e natës, që vjen e mbulon gjithçka pas perëndimit të diellit. Kështu e transmeton Buhariu. Ndërsa Zuhriu thotë se El Gasik është dielli, kur perëndon. Të tjerë thonë se bëhet fjalë për yjet. Disa thonë se është hëna. Këta bazohen në hadithin që e sjell imam Ahmedi me sened nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), e cila tregon: 2961. “Profeti i Allahut më kapi për dore, më tregoi hënën kur ajo lindi e më tha: “Kërkoji mbrojtje Allahut nga sherri i këtij gasiki kur lind.” 277 Por ata që mbrojnë mendimin e parë, pra, se bëhet fjalë për natën kur ajo mbulon gjith - çka me errësirën e saj, thonë se ky shpjegim nuk bie ndesh me shpjegimin e tyre, sepse Allahu e ka bërë hënën si shenjë të natës

dhe funksioni i saj është vetëm natën. Po kështu, edhe yjet ndriçojnë veçse gjatë natës. Me një fjalë, të gjitha k ëto shpjegime bashkohen në idenë se bëhet fjalë për natën, kur vjen me errësirën e saj. - “Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja ...” - Muxhahidi, Ikrime, Ha - seni, Katade dhe Dahhaku shpjegojnë se neffâthât janë magjistarët. Muxhahidi shtje - llon më tej e thotë se janë ata të cilët bëjnë magji dhe fryjnë në nyjat që lidhin. Në një hadith thuhet se Xhibrili erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: 2962. “O Muhamed, a je ankuar për diçka?” - “Po”. Atëherë, ai u lut dhe tha: “Bismil-lâhi erkike, min kul-li dâin ju’dhike, ue min sher-ri kul-li ĥâsidin ue ajnin Allahu jeshfike! (Në emër të Zotit të bëj rukje, nga çdo gjë që të dëmton, nga e keqja e çdo shpirti ose nga syri ziliqar! Allahu të shëroftë!)” Ka mundësi që të bëhet fjalë për rastin kur Profetit i bënë magji. Më pas, Allahu i Madhëruar e shëroi dhe e mbrojti prej magjisë, duke e kthyer kurthin e magji - starëve dhe smirëzinjve jehudë mbi kokat e tyre, ndërsa çdo përpjekje të tyre për ta dëmtuar Profetin e ktheu në shkatërrim, demaskim e poshtërim për ta. Gjithashtu, Profeti ﷺ nuk u mor me ata që i bënë magji, por u mjaftua me shërimin e Zotit dhe ndihmën e dhuruar prej Tij. Imam Ahmedi sjell me sened një hadith nga Zejd Ibn Arkami, i cili thotë: 2963. “Profetit iu bë magji nga një çifut, dhe ai vuajti nga kjo për disa ditë. Atëherë, Xhibrili shkoi tek ai dhe i tha: “Një çifut të ka bërë magji ty dhe e ka fshehur në një pus.” Kështu, i Dërguari i Zotit dërgoi dikë (Aliun), që e nxori nga pusi dhe ia solli. Kështu, Profeti ﷺ e shkatërroi magjinë. Pas kësaj, i Dërguari i Zotit u ngrit i çliruar e gjithë gjallëri. Megjithë, i Dërguari i Zotit nuk ia përmendi kurrë atij jehudi atë që zbuloi dhe as ia pa ndonjëherë fytyrën, derisa vdiq.” 278 Buhariu sjell në kapitullin e mjekësisë të Sahih-ut të tij këtë hadith nga Aishja (r.a.), e cila tregon: 2964. "Profetit ﷺ i bënë magji, aq sa filloi t'i dukej sikur shkonte tek gratë e tij, kur, në të vërtetë, nuk shkonte. Më në fund, një ditë u lut e u lut gjatë, dhe pastaj tha: "O Aishe, a e di se Allahu m’u përgjigj për atë që i kërkova. Më erdhën (në ëndërr) dy vetë dhe m'u ulën, njëri te koka dhe tjetri te këmbët. Njëri e pyeti tjetrin: 'Çfarë sëmu - ndje ka ky burrë?' Tjetri iu përgjigj: ‘I kanë bërë magji.’ I pari pyeti: 'Kush i ka bë - rë magji?’ Tjetri iu përgjigj: 'Lebid Ibn Ea’sami’ (një burrë nga Ruzejku, aleat me jehudët, që njihej si munafik). I pari pyeti: 'Çfarë ka përdorur'. Tjetri iu përgjigj: 'Një krehër, qime flokësh të mbështjella rreth tij dhe lëkurën e lules mashkullore të hurmës.’ I pari pyeti: 'Ku është ajo?' Tjetri iu për - gjigj: 'Në pusin Dheruan’. Kështu, Profeti ﷺ u nis për te pusi, pastaj u kthye. Kur erdhi, më tha: "Palmat e hurmës afër pusit janë si kokat e shejtanëve." Unë – thotë Aishja - e pyeta: "A i nxore ato gjëra, me të cilat të ishte bërë magjia?" Ai tha: "Jo. Mua tashmë më shëroi Allahu, por kam frikë se mos ky veprim mund të përhapë sherr midis njerë - zve." Pas kësaj, pusin e mbushën me dhe." [Buhariu 3268]. Në një transmetim të sjellë nga Imam Ahmedi po nga Aishja thuhet se, për gjashtë muaj, Profetit i bëhej se shkonte tek gratë e tij, kur, në të vërtetë, nuk shkonte. Pastaj i vajtën dy melekë, njëri tek koka e tjetri tek këmbët... deri në fund.279 - “Dhe prej dëmit të smirëkeqit, kur ai zileps.” – (El Hâsidu është smirëziu apo ziliqari, ai i cili dëshiron që tjetrit t’i largohen mirësitë. Ai përpiqet që ta privojë tjetrin nga mirësitë me ç’të mundë dhe me çdo mënyrë. Kështu pra, edhe kjo është një e keqe, prej së cilës mund të ruhesh dhe t’i shpëtosh veçse duke kërkuar strehim tek Allahu i Lartësuar, Zoti dhe Krijuesi i gjithçkaje. Vetëm me ndihmën Allahut mund t’i mposhtim kurthet dhe dëshirat dashakeqe të këtyre smirëzinjve të mjerë. Në të njëjtën mënyrë, duhet trajtuar me kujdes edhe e keqja që vjen nga syri i keq, sepse mësyshi shkaktohet zakonisht prej dikujt që është i ngarkuar me smirë dhe urrejtje për tjetrin. Kjo sure përmban porosi të mrekullueshme për t’u ruajtur dhe për t’i shpëtuar sherrit të çdo krijese në përgjithësi,

edhe të atyre që janë përmendur në mënyrë të veçantë. Gjithashtu, kjo tregon se magjia është diçka reale, e cila dëmton me të vërtetë. Ajo është një e keqe, që, për t’i shpëtuar, duhet të kërkosh ndihmë dhe strehim vetëm tek Allahu i Lartësuar.) 280

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 113:1–113:5

Allahu i Lartësuar na mëson se si të kërkojmë ndihmë, strehim, mbrojtje, ruajtje nga çdo sherr që na kanoset. Ai na urdhëron që të kërkojmë ndihmën e Tij, duke thënë: - “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i agimit,..” – Domethënë, i drejtohem për ndihmë, mbrojtje, strehim ose ruajtje Allahut. Ne porositemi që t’i drejtohemi për ndihmë, mbrojtje, strehim ose ruajtje Allahut, që quhet edhe Rabbul feleķ - Zoti i agimit. Eshtë Allahu që e bën të çelë agimin. Është Ai që e bën farën të çelë dhe të mbijë, prandaj vetëm Atij lutjuni, që t’ju ruajë nga çdo e keqe që i druheni! - “...Prej dëmit të çdo krijese, që Ai krijoi,...” - Kjo përfshin të gjitha krijesat e Zotit. Pra, Allahu i Lavdëruar na mëson që të kërkojmë mbrojtjen dhe ruajtjen e Tij nga sherri i të gjitha krijesave të Tij: i njerëzve, i xhindëve, i kafshëve etj. E ku mund të gjesh ruajtje dhe strehim prej sherrit të krijesave, më mirë se te Krijuesi i tyre?! Pasi i përmendi në përgjithësi krijesat prej të cilave duhet të ruhemi, Allahu i Lartësuar veçon disa prej tyre. Ai thotë: - “...Dhe prej errësirës së natës, kur ajo shtrihet (në Tokë),...” - Allahu i Lartësuar na mëson që t’i kërkojmë Atij strehim dhe mbrojtje, që të na ruajë nga e keqja që

shfaqet në botë kur atë e mbulon nata e errët, sepse kjo është koha kur përhapen më shumë shpirtrat dhe krijesat armiqësore. Natën përhapen në tokë edhe shumë kafshë dëmtuese dhe sulmuese. - “...Dhe prej dëmit të atyre (magjistareve) që lidhin dhe fryjnë nyja...” - Allahu i Lartësuar na mëson që të kërkojmë ndihmë dhe strehim tek Ai që të na ruajë prej sherrit dhe dëmit që sjellin magjia dhe magjistarët, të cilët kryejnë dhe përgatisin magjitë e tyre duke fryrë nëpër nyje. - “...dhe prej dëmit të smirëkeqit, kur ai zileps.” - El Hâsidu është smirëziu apo ziliqari, ai i cili dëshiron që tjetrit t’i largohen mirësitë. Ai përpiqet që ta privojë tjetrin nga mirësitë me ç’të mundë dhe me çdo mënyrë. Kështu pra, edhe kjo është një e keqe, prej së cilës mund të ruhesh dhe t’i shpëtosh veçse duke kërkuar strehim tek Allahu i Lartësuar, Zoti dhe Krijuesi i gjithçkaje. Vetëm me ndihmën Allahut mund t’i mposhtim kurthet dhe dëshirat dashakeqe të këtyre smirëzinjve të mjerë. Në të njëjtën mënyrë, duhet trajtuar me kujdes edhe e keqja që vjen nga syri i keq, sepse mësyshi shkaktohet zakonisht prej dikujt që është i ngarkuar me smirë dhe urrejtje për tjetrin. Kjo sure përmban porosi të mrekullueshme për t’u ruajtur dhe për t’i shpëtuar sherrit të çdo krijese në përgjithësi, edhe të atyre që janë përmendur në mënyrë të veçantë. Gjithashtu, kjo tregon se magjia është diçka reale, e cila dëmton me të vërtetë. Ajo është një e keqe, që, për t’i shpëtuar, duhet të kërkosh ndihmë dhe strehim vetëm tek Allahu i Lartësuar.

← Felek 113:5