113. Felek

سورة الـفلق 5 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ

Kul ‘a’udhu birebbil-feleki

Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

مِن شَرِّ مَا خَلَقَ

Min sherri ma haleka

që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

We min sherri gasikin ‘idha wekabe

dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّٰثَٰتِ فِي ٱلۡعُقَدِ

We min sherri en-neffathati fil-’ukadi

dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)[442]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[442] Vargu bën fjalë për një formë magjie të zezë, që praktikohej shumë në Arabinë paraislamike.
5

وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

We min sherri hasidin ‘idha hesede

dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”[443]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[443] Syri i keq që vjen si pasojë e smirës, është, sigurisht, një nga format me ndikim më të fortë negativ që mund të gjenden. Nuk mund të mohohet se, ky është një instrument të cilin e përdor shejtani për të realizuar ndikime të ndryshme dhe të rënda te njerëzit: tek ata që e pësojnë, pa i kuptuar dhe pa i njohur shkaqet e “shqetësimit” të tyre; tek ata që përpiqen ta shërojnë “syrin” me praktika të tjera magjike dhe tek ata që e shkaktojnë, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë objektivë ose subjektivë të intrigave djallëzore kundër njerëzimit. Për t’u ruajtur nga shejtani, shërben lutja “E‘ûdhu bil-lâhi min-esh shejtân-irr raxhîm” (Strehohem tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar), por është mirë të kujtohet edhe vargu 99 i sures 16 “në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”.