‘Elif-lam-ra kitabun ‘uhkimet ‘ajatuhu thumme fussilet min ledun hekimin habirin
Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.*
We ‘eni estegfiru rebbekum thumme tubu ‘ilejhi jumetti’kum meta’æn hesenæn ‘ila ‘exhelin musemmen we ju’uti kulle dhi fedlin fedlehu we ‘in tewellew fe’inni ‘ehafu ‘alejkum ‘adhabe jewmin kebirin
(që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse ktheni shpinën, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e Madhe.*
‘Ela ‘innehum jethnune sudurehum lijestehfu minhu ‘ela hine jestegshune thijabehum ja’lemu ma jusirrune we ma ju’linune ‘innehu ‘alimun bidhati es-suduri
Ah! Në të vërtetë, ata mbulojnë kraharorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt).*
We ma min dabbetin fil-’erdi ‘illa ‘ala Ellahi rizkuha we ja’lemu mustekarreha we mustewde’aha kullun fi kitabin mubinin
S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.*
We huwel-ledhi haleka es-semawati wel-’erde fi sitteti ‘ejjamin we kane ‘arshuhu ‘alel-ma’i lijebluwekum ‘ejjukum ‘ehsenu ‘amelæn we le’in kulte ‘innekum meb’uthune min ba’dil-mewti lejekulennel-ledhine keferu ‘in hadha ‘illa sihrun mubinun
Është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, teksa Froni i Tij ndodhej mbi ujë, për t’ju vënë në provë kush është më i mirë në vepra. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse magji e kulluar!”*
We le’in ‘ehharna ‘anhumul-’adhabe ‘ila ‘ummetin ma’dudetin lejekulunne ma jehbisuhu ‘ela jewme je’tihim lejse mesrufæn ‘anhum we haka bihim ma kanu bihi jestehzi’un
Nëse Ne ua shtyjmë dënimin për një kohë të shkurtër, ata me siguri do të thoshin: “Kush po e vonon?” Por ditën që do t’u vijë dënimi, asgjë nuk do t’ua largojë atë dhe, do t’i përfshijë ajo që ata e përqeshnin.*
E, kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Ne i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Gjynahet e mia janë larguar nga unë!” atëherë bëhet i gëzuar dhe mendjemadh.*
Fele’alleke tarikun ba’de ma juha ‘ilejke we da’ikun bihi sedruke ‘en jekulu lewla ‘unzile ‘alejhi kenzun ‘ew xha’e me’ahu melekun ‘innema ‘ente nedhirun wel-lahu ‘ala kulli shej’in we kilun
Mund të ndodhë që ti (Muhamed) të lësh mënjanë diçka nga ato që të janë shpallur ty dhe të të ngushtohet kraharori, sepse ata thonë: “Përse nuk i është dërguar ndonjë thesar?” ose, “Përse nuk vjen një engjëll me të?” Ti je vetëm paralajmërues e Allahu kujdeset për çdo gjë.*
‘Em jekulune efterahu kul fe’tu bi’ashri suwerin mithlihi mufterejatin we ed’u meni esteta’tum min duni Ellahi ‘in kuntum sadikine
Nëse ata thonë: “Ai[142] e ka trilluar atë[143]!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[142] D.m.th. Profeti Muhamed (a.s.). [143] D.m.th. Kuranin.
Fe’illem jestexhibu lekum fa’lemu ‘ennema ‘unzile bi’ilmi Ellahi we ‘en la ‘ilahe ‘illa huwe fehel ‘entum muslimune
E, nëse nuk ju përgjigjen, atëherë ta dini se ai (Kurani), ka zbritur me dijen e Allahut dhe se s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Andaj, a jeni ju (o mohues) myslimanë?*
‘Ula’ikel-ledhine lejse lehum fil-’ahireti ‘illa en-naru we hebite ma sena’u fiha we batilun ma kanu ja’melune
Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.*
‘Efemen kane ‘ala bejjinetin min rabbihi we jetluhu shahidun minhu we min kablihi kitabu musa ‘imamæn we rehmeten ‘ula’ike ju’uminune bihi we men jekfur bihi minel-’ehzabi falnnaru mew’iduhu fela tekun fi mirjetin minhu ‘innehul-hekku min rabbike we lekinne ‘ekthere en-nasi la ju’uminune
A janë (të barabartë me jobesimtarët), ata, që mbështeten në provë të qartë nga Zoti i tyre[144], që ndiqet nga një dëshmitar prej Tij (Kurani), para të cilit ishte Libri i Musait (dëshmitar) udhërrëfyes dhe mëshirë? Këta besojnë Kuranin. Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vend i premtuar. Andaj, ti kurrsesi mos dysho në atë; se ai, pa dyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[144] Prova është natyra monoteiste në të cilën është krijuar çdo njeri.
We men ‘edhlemu mimmeni eftera ‘ala Ellahi kedhibæn ‘ula’ike ju’redune ‘ala rabbihim we jekulul-’esh/hadu ha’uula’l-ledhine kedhebu ‘ala rabbihim ‘ela la’netu Ellahi ‘ala edh-dhalimine
Kush janë më të padrejtë se ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre e dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët,*
‘Ula’ike lem jekunu mu’xhizine fil-’erdi we ma kane lehum min duni Ellahi min ‘ewlija’e juda’afu lehumul-’adhabu ma kanu jesteti’une es-sem’a we ma kanu jubsirune
Nuk janë ata që kanë pushtetin në Tokë dhe nuk do të kenë ndonjë mbrojtës tjetër, në vend të Allahut. Atyre do t’u shumëfishohet dënimi, sepse as nuk dëgjonin, as shihnin.*
Dallimi midis këtyre dy grupeve shëmbëllen me dallimin midis një të verbri të shurdhër dhe një njeriu që sheh e dëgjon. A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po merrni këshillë?!*
Fekalel-mele’ul-ledhine keferu min kawmihi ma nerake ‘illa besheræn mithlena we ma nerake ettebe’ake ‘illal-ledhine hum ‘eradhiluna badije er-re’ji we ma nera lekum ‘alejna min fedlin bel nedhunnukum kadhibine
Por, paria e popullit të tij, e cila nuk besoi, tha: “Ne shohim se ti je thjesht njeri si ne dhe, shohim, që ty të shkojnë pas vetëm më të pavlerët nga ne, pa menduar fare. Ne nuk shohim se ti ke diçka më të mirë se ne, madje ju quajmë gënjeshtarë”.*
Kale ja kawmi ‘ere’ejtum ‘in kuntu ‘ala bejjinetin min rabbi we ‘atani rehmeten min ‘indihi fa’ummijet ‘alejkum ‘enulzimukumuha we ‘entum leha karihune
Ai (Nuhu) tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë mbështetem në një provë të qartë që më ka ardhur nga Zoti im dhe, nëse nga ana e Tij më ka ardhur një mëshirë, e cila është fshehur nga sytë tuaj, a mund t’ju bëjmë ta pranoni me detyrim (provën), kur ju e urreni?*
We jakawmi la ‘es’elukum ‘alejhi malæn ‘in ‘exhrije ‘illa ‘ala Ellahi we ma ‘ena bitaridil-ledhine ‘amenu ‘innehum mulaku rabbihim we lekinni ‘erakum kawmæn texhhelune
O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Allahu. Unë nuk mund t’i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se fatkeqësisht, ju jeni popull, që nuk di.*
We la ‘ekulu lekum ‘indi haza’inu Ellahi we la ‘a’lemul-gajbe we la ‘ekulu ‘inni melekun we la ‘ekulu lilledhine tezderi ‘a’junukum len ju’utijehumu Ellahu hajræn Ellahu ‘a’lemu bima fi ‘enfusihim ‘inni ‘idhæn lemine edh-dhalimine
Unë nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo që e di të padukshmen. As nuk them se unë jam engjëll e as do t’u them atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë, se Allahu nuk do t’u japë kurrfarë të mire. Allahu e di më mirë se ç’ka në shpirtrat e tyre. Atëherë, sigurisht që do të isha prej të padrejtëve.”*
We la jenfa’ukum nushi ‘in ‘eredtu ‘en ‘ensehe lekum ‘in kanel-lahu juridu ‘en jugwijekum huwe rebbukum we ‘ilejhi turxha’une
Këshilla ime nuk do t’ju bëjë dobi edhe sikur të doja t’ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”.*
We jesna’ul-fulke we kullema merre ‘alejhi mele’un min kawmihi sehiru minhu kale ‘in tesharu minna fe’inna nesharu minkum kema tesharune
Ai nisi të ndërtonte anijen. Sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshte. Ai u tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu si po talleni ju*
Hetta ‘idha xha’e ‘emruna we faret-tennuru kulna ehmil fiha min kullin zewxhejni ethnejni we ‘ehleke ‘illa men sebeka ‘alejhil-kawlu we men ‘amene we ma ‘amene me’ahu ‘illa kalilun
Kur arriti urdhri Ynë e uji nisi të gufojë nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!*
We hije texhri bihim fi mewxhin kalxhibali we nada nuhun ebnehu we kane fi ma’zilin ja bunejje erkeb me’ana we la tekun me’al-kafirine
Dhe ajo lundronte me ata nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte ndarë veç: “O biri im, hip me ne e mos u bëj me mohuesit!”*
Kale se’awi ‘ila xhebelin ja’simuni minel-ma’i kale la ‘asimel-jewme min ‘emri Ellahi ‘illa men Rehime we hale bejnehumal-mewxhu fekane minel-mugrekine
(I biri) tha: “Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji”. Nuhu iu përgjigj: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai!” Një valë në mes tyre i ndau dhe ai u fundos.*
We kile ja ‘erdu ebla’i ma’eki we ja sema’u ‘ekli’i we gidel-ma’u we kudijel-’emru we estewet ‘alel-xhudiji we kile bu’dæn lilkawmi edh-dhalimine
Më pas, një zë thirri: “O Tokë, gëlltit ujin tënd dhe ti, o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhri (i Allahut). Ndërsa anija u ndal në malin al Xhudij dhe u tha: “Larguar qofshin keqbërësit (nga mëshira e Allahut)!”*
Kale ja nuhu ‘innehu lejse min ‘ehlike ‘innehu ‘amelun gajru salihin fela tes’elni ma lejse leke bihi ‘ilmun ‘inni ‘a’idhuke ‘en tekune minel-xhahiline
(Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe. Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit”.*
Kale rabbi ‘inni ‘a’udhu bike ‘en ‘es’eleke ma lejse li bihi ‘ilmun we ‘illa tegfir li we terhemni ‘ekun minel-hasirine
(Nuhu) tha: “O Zoti im, mbështetem tek Ti për Të të mos kërkuar gjëra, për të cilat nuk kam dijeni. Nëse Ti nuk më fal dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”.*
Kile ja nuhu ehbit biselamin minna we berekatin ‘alejke we ‘ala ‘umemin mimmen me’ake we ‘umemun senumetti’uhum thumme jemessuhum minna ‘adhabun ‘elimun
Atëherë iu tha: “O Nuh, zbrit me përshëndetje prej Nesh dhe me bekime për ty dhe pasardhësit e atyre që gjenden me ty. Disa popujve (pas teje), Ne do t’u japim kënaqësi e pastaj do t’i godasë nga Ne dënimi i dhembshëm!”*
Tilke min ‘enba’il-gajbi nuhiha ‘ilejke ma kunte ta’lemuha ‘ente we la kawmuke min kabli hadha fasbir ‘innel-’akibete lilmuttekine
Këto janë (disa) nga lajmet e fshehta që Ne t’i shpallim ty. Këto nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpalljes së Kuranit). Andaj, duro! Se, vërtet, në fund, fitorja është e besimtarëve.*
We ja kawmi estegfiru rebbekum thumme tubu ‘ilejhi jursili es-sema’e ‘alejkum midraræn we jezidkum kuweten ‘ila kuwetikum we la tetewellew muxhrimine
O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”*
‘In nekulu ‘illa a’terake ba’du ‘alihetina bisu’in kale ‘inni ‘ush/hidu Ellahe we esh/hedu ‘enni beri’un mimma tushrikune
Ne themi vetëm se ty të ka goditur ndonjë e keqe nga zotat tanë”. Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju, se unë jam larg nga idhujt që ju i adhuroni*
‘Inni tewekkeltu ‘ala Ellahi rabbi we rabbikum ma min dabbetin ‘illa huwe ‘ahidhun binasijetiha ‘inne rabbi ‘ala siratin mustekimin
Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë.*
Fe’in tewellew fekad ‘eblegtukum ma ‘ursiltu bihi ‘ilejkum we jestehlifu rabbi kawmæn gajrekum we la tedurrunehu shej’æn ‘inne rabbi ‘ala kulli shej’in hefidhun
E, nëse ju shmangeni, unë tashmë jua kam përcjellë atë (mesazhin), për të cilin jam dërguar te ju. Zoti im, në vendin tuaj do të sjellë një popull tjetër, kurse ju nuk mund t’i bëni kurrfarë dëmi Atij. Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës mbi çdo gjë”.*
We ‘utbi’u fi hedhihi ed-dunja la’neten we jewmel-kijameti ‘ela ‘inne ‘adæn keferu rebbehum ‘ela bu’dæn li’adin kawmi hudin
Ata i ndoqi mallkimi në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, fisi Ad e mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Allahut) fisi Ad, populli i Hudit!*
We ‘ila themude ‘ehahum salihæn kale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu huwe ‘enshe’ekum minel-’erdi we esta’merekum fiha fastegfiruhu thumme tubu ‘ilejhi ‘inne rabbi karibun muxhibun
Fisit Themud (Ne i dërguam) vëllanë e tij, Salihun. “O populli im”, - u tha ai - “adhuroni vetëm Allahun. Ju s’keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im është afër dhe u përgjigjet (lutjeve).”*
Kalu ja salihu kad kunte fina merxhuwæn kable hadha ‘etenhana ‘en na’bude ma ja’budu ‘aba’uuna we ‘innena lefi shekkin mimma ted’una ‘ilejhi muribin
Ata thanë: “O Salih! Ti ke qenë i nderuar mes nesh dhe shpresa jonë para kësaj (fjale). A mos vallë po na ndalon të adhurojmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë? Vërtet, ne jemi në mëdyshje për thirrjen tënde”.*
Kale ja kawmi ‘ere’ejtum ‘in kuntu ‘ala bejjinetin min rabbi we ‘atani minhu rehmeten femen jensuruni minel-lahi ‘in ‘asejtuhu fema teziduneni gajre tehsirin
Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse Zoti im më ka dhënë provë të qartë nga Vetja dhe mëshirë, kush do të më mbrojë nga dënimi i Allahut, nëse nuk e dëgjoj?! Ju (me këtë) mua do të më shtonit vetëm humbjen.*
We ja kawmi hedhihi nakatu Ellahi lekum ‘ajeten fedheruha te’kul fi ‘erdi Ellahi we la temessuha bisu’in feje’hudhekum ‘adhabun karibun
O populli im! Kjo është deveja e Allahut,[147] shenjë e qartë për ju, prandaj lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju godet ndëshkimi menjëherë”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[147] “Kjo është deveja e Allahut”: Sipas disa komentuesve të Kuranit, kjo deve doli nga shkëmbi. Ajo ishte një kafshë e mrekullueshme, që Allahu ua paraqiti themudasve si provë për Profecinë e Salihut. Në mënyrë që edhe kafsha të pinte, u vendos që burimi i vetëm i ujit për atë popull, të shfrytëzohej me radhë: një herë deveja, një herë njerëzit. Kjo nxiti mërinë e jobesimtarëve, të cilët vendosën ta vrisnin atë.
Felemma xha’e ‘emruna nexhxhejna salihæn wel-ledhine ‘amenu me’ahu birehmetin minna we min hizji jewmi’idhin ‘inne rebbeke huwel-kawijul-’azizu
E, kur erdhi urdhri Ynë, Ne - me mëshirën Tonë, e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti dhe i Plotfuqishmi.*
We lekad xha’et rusuluna ‘ibrahime bil-bushra kalu selamæn kale selamun fema lebithe ‘en xha’e bi’ixhlin henidhin
Të dërguarit Tanë, i sollën Ibrahimit lajmin e mirë dhe i thanë: “Paqe mbi ty!” Ai u përgjigj: “Paqja qoftë mbi ju!” Dhe me të shpejtë u solli atyre një viç të pjekur.*
Felemma re’a ‘ejdijehum la tesilu ‘ilejhi nekirehum we ‘ewxhese minhum hifeten kalu la tehaf ‘inna ‘ursilna ‘ila kawmi lutin
Kur pa se ata nuk po i zgjasnin duart tek mishi, nuk i pëlqeu dhe ndjeu frikë prej atyre. (Engjëjt) thanë: “Mos u frikëso, Ne jemi dërguar te populli i Lutit”.*
Kalet ja wejleta ‘e’elidu we ‘ena ‘axhuzun we hedha ba’li shejhæn ‘inne hadha leshej’un ‘axhibun
Ajo tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë, kështu plakë do të lind unë, ndërkohë që edhe burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”*
Kalu ‘eta’xhebine min ‘emri Ellahi rehmetu Ellahi we berekatuhu ‘alejkum ‘ehlel-bejti ‘innehu hemidun mexhidun
Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi ju - familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdëruar!”*
We xha’ehu kawmuhu juhra’une ‘ilejhi we min kablu kanu ja’melune es-sejji’ati kale ja kawmi ha’uula’ benati hunne ‘etheru lekum fe etteku Ellahe we la tuhzuni fi dejfi ‘elejse minkum rexhulun reshidun
Populli i tij, që më parë pat punuar vepra të këqija, u vërsul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?”*
Kalu ja lutu ‘inna rusulu rabbike len jesilu ‘ilejke fe’esri bi’ehlike bikit’in minel-lejli we la jeltefit minkum ‘ehedun ‘illa emre’eteke ‘innehu musibuha ma ‘esabehum ‘inne mew’idehumu es-subhu ‘elejse es-subhu bikaribin
Thanë (mysafirët): “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të të bëjnë ty asgjë e pra, nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate. Atë do ta godasë ajo që do t’i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. Vallë, a nuk është afër agimi i ditës?!”*
Felemma xha’e ‘emruna xhe’alna ‘alijeha safileha we ‘emterna ‘alejha hixhareten min sixhxhilin mendudin
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, - ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.*
We ‘ila medjene ‘ehahum shu’ajbæn kale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu we la tenkusul-mikja le wel-mizane ‘inni ‘erakum bihajrin we ‘inni ‘ehafu ‘alejkum ‘adhabe jewmin muhitin
Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju s’keni tjetër zot përveç Tij. Mos bëni hile as gjatë matjes, as në kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati dhe kam frikë se do t’ju godasë dënimi i një dite, që ju përfshin të gjithëve.*
Kalu ja shu’ajbu ‘eselatuke te’muruke ‘en netruke ma ja’budu ‘aba’uuna ‘ew ‘en nef’ale fi ‘emwalina ma nesha’u ‘inneke le’entel-helimu er-reshidu
Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam? Qenke njëmend i butë dhe i drejtë ti!”*
Kale ja kawmi ‘ere’ejtum ‘in kuntu ‘ala bejjinetin min rabbi we rezekani minhu rizkæn hesenæn we ma ‘uridu ‘en ‘uhalifekum ‘ila ma ‘enhakum ‘anhu ‘in ‘uridu ‘illal-’islahe ma esteta’tu we ma tewfiki ‘illa billahi ‘alejhi tewekkeltu we ‘ilejhi ‘unibu
Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë kam provë të qartë nga Zoti im, i Cili më ka furnizuar me begati të mira nga ana e Vet, a të mos ju udhëzoj në rrugën e drejtë?! Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve. Unë dëshiroj vetëm të përmirësoj atë që mundem. Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem.*
We ja kawmi la jexhrimennekum shikaki ‘en jusibekum mithlu ma ‘esabe kawme nuhin ‘ew kawme hudin ‘ew kawme salihin we ma kawmu lutin minkum biba’idin
O populli im, kundërshtimi ndaj meje le të mos ju çojë kurrsesi që t’ju ndodhë ajo, që i ndodhi popullit të Nuhut ose popullit të Hudit apo popullit të Salihut; mos harroni se edhe populli i Lutit nuk është larg prej jush.*
Kalu ja shu’ajbu ma nefkahu kethiræn mimma tekulu we ‘inna lenerake fina da’ifæn we lewla rehtuke lerexhemnake we ma ‘ente ‘alejna bi’azizin
Ata thanë: “O Shuajb, ne nuk kuptojmë shumë nga ato, që na thua ti dhe të konsiderojmë të dobët midis nesh. Sikur të mos ishte farefisi yt, do të të kishim mbytur me gurë; ti nuk je i respektuar te ne.”*
Kale ja kawmi ‘erehti ‘e’azzu ‘alejkum minel-lahi we ettehadhtumuhu wera’ekum dhihrijæn ‘inne rabbi bima ta’melune muhitun
Ai tha: “O populli im, a mos vallë farefisi im për ju është më i respektuar se Allahu, të cilin po e anashkaloni? Me të vërtetë, Zoti im, ka nën kontroll gjithçka që bëni ju.*
We ja kawmi a’melu ‘ala mekanetikum ‘inni ‘amilun sewfe ta’lemune men je’tihi ‘adhabun juhzihi we men huwe kadhibun we ertekibu ‘inni me’akum rekibun
O populli im, bëni sa të mundni, por edhe unë do të bëj. Ju, shpejt do ta mësoni se kë do ta gjejë dënimi që do ta poshtërojë dhe kush është gënjeshtar. Pritni (fundin), se edhe unë do të pres me ju”.*
We lemma xha’e ‘emruna nexhxhejna shu’ajbæn wel-ledhine ‘amenu me’ahu birehmetin minna we ‘ehadhetil-ledhine dhelemu es-sejhetu fe’esbehu fi dijarihim xhathimine
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam me mëshirën Tonë Shuajbin dhe ata që i besuan atij, kurse mohuesit i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm,*
We ma dhelemnahum we lekin dhelemu ‘enfusehum fema ‘egnet ‘anhum ‘alihetuhumu elleti jed’une min duni Ellahi min shej’in lemma xha’e ‘emru rabbike we ma zaduhum gajre tetbibin
Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hyjnitë, që ata i adhuronin në vend të Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tënd dhe nuk iu shtuan atyre kurrgjë tjetër, përveç humbjes.*
‘Inne fi dhalike le’ajeten limen hafe ‘adhabel-’ahireti dhalike jewmun mexhmu’un lehu en-nasu we dhelike jewmun mesh/hudun
Pa dyshim, në këto (ngjarje) ka këshillë për atë që i druhet dënimit të Ditës së Gjykimit. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar.*
We ‘emmal-ledhine su’idu fefil-xhenneti halidine fiha ma dameti es-semawatu wel-’erdu ‘illa ma sha’e rebbuke ‘ata’en gajre mexhdhudhin
Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.*
Fela teku fi mirjetin mimma ja’budu ha’uula’ ma ja’budune ‘illa kema ja’budu ‘aba’uuhum min kablu we ‘inna lemuweffuhum nesibehum gajre menkusin
Prandaj, mos u bëj dyshues për atë që këta adhurojnë. Ata adhurojnë vetëm atë që kanë adhuruar dikur të parët e tyre. Dhe Ne do t’ua japim atë që kanë merituar, duke mos ua pakësuar aspak.*
We lekad ‘atejna musal-kitabe fahtulife fihi we lewla kelimetun sebekat min rabbike lekudije bejnehum we ‘innehum lefi shekkin minhu muribin
Vërtet, Ne i dhamë Musait Librin, por rreth tij pati kundërshti. Sikur të mos ishte parathënë Fjala e Zotit tënd (për shtyrjen e gjykimit), me siguri që (çështja) do të gjykohej midis tyre (menjëherë). Në fakt, (edhe tani) ata janë në një mëdyshje tepër të madhe në lidhje me të.*
Fastekim kema ‘umirte we men tabe me’ake we la tetgaw ‘innehu bima ta’melune besirun
Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.*
We la terkenu ‘ilal-ledhine dhelemu fetemessekumu en-naru we ma lekum min duni Ellahi min ‘ewlija’e thumme la tunserune
Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.*
We ‘ekimi es-selæte terefeji en-nehari we zulefæn minel-lejli ‘innel-hesenati judh/hibne es-sejji’ati dhalike dhikra lildhdhakirine
Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.*
Felewla kane minel-kuruni min kablikum ‘ulu bekijetin jenhewne ‘anil-fesadi fil-’erdi ‘illa kalilæn mimmen ‘enxhejna minhum we ettebe’al-ledhine dhelemu ma ‘utrifu fihi we kanu muxhrimine
A ka pasur njerëz të mençur te popujt para jush, të cilët të pengonin ngatërresat në Tokë, përveç disave prej tyre që i shpëtuam Ne?! Ata që bënin të këqija, jepeshin pas kënaqësive dhe ishin gjynahqarë.*
‘Illa men Rehime rebbuke we lidhelike halekahum we temmet kelimetu rabbike le’emle’enne xhehenneme minel-xhinneti we en-nasi ‘exhma’ine
përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata. Do të plotësohet Fjala e Zotit tënd: “Me të vërtetë që do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkërisht!”*
We kullæn nekussu ‘alejke min ‘enba’i er-rusuli ma nuthebbitu bihi fu’uadeke we xha’eke fi hedhihil-hekku we mew’idhetun we dhikra lilmu’uminine
Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën. Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët.*
We lillehi gajbu es-semawati wel-’erdi we ‘ilejhi jurxha’ul-’emru kulluhu fa’bud/hu we tewekkel ‘alejhi we ma rebbuke bigafilin ‘amma ta’melune
Allahu i di të fshehtat e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.