12. Jusuf · ajete 11–17

سورة يوسف
11

قَالُواْ يَٰٓأَبَانَا مَا لَكَ لَا تَأۡمَ۬نَّا عَلَىٰ يُوسُفَ وَإِنَّا لَهُۥ لَنَٰصِحُونَ

Kalu ja ‘ebana ma leke la te’menna ‘ala jusufe we ‘inna lehu lenasihune

Ata thanë: "O babai ynë, ç'ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij?"

12

أَرۡسِلۡهُ مَعَنَا غَدٗا يَرۡتَعۡ وَيَلۡعَبۡ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ

‘Ersilhu me’ana gadæn jerta’ we jel’ab we ‘inna lehu lehafidhune

"Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë".

13

قَالَ إِنِّي لَيَحۡزُنُنِيٓ أَن تَذۡهَبُواْ بِهِۦ وَأَخَافُ أَن يَأۡكُلَهُ ٱلذِّئۡبُ وَأَنتُمۡ عَنۡهُ غَٰفِلُونَ

Kale ‘inni lejehzununi ‘en tedh/hebu bihi we ‘ehafu ‘en je’kulehu edh-dhi’bu we ‘entum ‘anhu gafilune

Ai tha: "Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kujdesi juaj për të".

14

قَالُواْ لَئِنۡ أَكَلَهُ ٱلذِّئۡبُ وَنَحۡنُ عُصۡبَةٌ إِنَّآ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ

Kalu le’in ‘ekelehu edh-dhi’bu we nehnu ‘usbetun ‘inna ‘idhæn lehasirune

Ata thanë: "Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë ne grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!"

15

فَلَمَّا ذَهَبُواْ بِهِۦ وَأَجۡمَعُوٓاْ أَن يَجۡعَلُوهُ فِي غَيَٰبَتِ ٱلۡجُبِّۚ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ لَتُنَبِّئَنَّهُم بِأَمۡرِهِمۡ هَٰذَا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Felemma dhehebu bihi we ‘exhma’u ‘en jexh’aluhu fi gajabetil-xhubbi we ‘ewhejna ‘ilejhi letunebbi’ennehum bi’emrihim hadha we hum la jesh’urune

Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpallëm: "Ti do t'i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha t'ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)".

16

وَجَآءُوٓ أَبَاهُمۡ عِشَآءٗ يَبۡكُونَ

We xha’u ‘ebahum ‘isha’en jebkune

E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre.

17

قَالُواْ يَٰٓأَبَانَآ إِنَّا ذَهَبۡنَا نَسۡتَبِقُ وَتَرَكۡنَا يُوسُفَ عِندَ مَتَٰعِنَا فَأَكَلَهُ ٱلذِّئۡبُۖ وَمَآ أَنتَ بِمُؤۡمِنٖ لَّنَا وَلَوۡ كُنَّا صَٰدِقِينَ

Kalu ja ‘ebana ‘inna dhehebna nestebiku we terekna jusufe ‘inde meta’ina fe’ekelehu edh-dhi’bu we ma ‘ente bimu’uminin lena we lew kunna sadikine

Thanë: "O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!"