We lemma belega ‘eshuddehu ‘atejnahu hukmæn we ‘ilmæn we kedhelike nexhzil-muhsinine
E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pse Jakubi u tha bijve të vet, se nuk mund të rrijë pa Jusufin dhe se frikësohej nga ujku, ata iu betuan se e duan dhe do të kenë kujdes ashtu që e lejoi të shkojë me ta. Vëllezërit e hodhën Jusufin në bunar, por prezenca e Zotit ishte aty, i dërgoi Xhibrilin t’ia qetësojë shpirtin, t’ia largojë frikën e vetmisë dhe ta lajmërojë, se do të jetë i shpëtuar prej kësaj fatkeqësie. Ata për ta fshehur sado kudo turpësinë e tyre, pasi ra muzgu erdhën kinse duke qarë dhe me këmishë të përgjakur, por Jakubi e kuptoi çështjen dhe iu mbështet Zotit për ndihmë. Një grup tregtarësh kaloi atypari dhe e gjeti Jusufin, por nuk treguan se është i gjetur, po sikurse ishte rob i tyre dhe me të shpejtë e shitën, duke u frikësuar se po lajmërohet i zotëria i tij. Jusufin e bleu ministri i ekonomisë së Egjiptit, e gruas së vet i tha të ketë kujdes për vendosjen, ushqimin dhe veshmbathjen e tij, sepse do të kenë dobi prej tij, ose meqë nuk kishin fëmijë, ta përvetësojnë për djalë të vetin. Deri këtu Jusufi përjetoi dy sprovime të mëdha: hedhjen në bunar dhe shitjen si rob, por ndihma e Zotit nuk i mungoi në asnjërin rast. tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?”
We rawedet/hu elleti huwe fi bejtiha ‘an nefsihi we gallekatil-’ebwabe we kalet hejte leke kale ma’adhel-lahi ‘innehu rabbi ‘ehsene methwaje ‘innehu la juflihu edh-dhalimune
E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!". Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.