12. Jusuf · ajete 7–10

سورة يوسف
7

۞ لَّقَدۡ كَانَ فِي يُوسُفَ وَإِخۡوَتِهِۦٓ ءَايَٰتٞ لِّلسَّآئِلِينَ

Lekad kane fi jusufe we ‘ihwetihi ‘ajatun lilssa’iline

Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqinë e Zotit).

8

إِذۡ قَالُواْ لَيُوسُفُ وَأَخُوهُ أَحَبُّ إِلَىٰٓ أَبِينَا مِنَّا وَنَحۡنُ عُصۡبَةٌ إِنَّ أَبَانَا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

‘Idh kalu lejusufu we ‘ehuhu ‘ehebbu ‘ila ‘ebina minna we nehnu ‘usbetun ‘inne ‘ebana lefi delalin mubinin

Kur ata (vëllezërit) thanë: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë se ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi".

9

ٱقۡتُلُواْ يُوسُفَ أَوِ ٱطۡرَحُوهُ أَرۡضٗا يَخۡلُ لَكُمۡ وَجۡهُ أَبِيكُمۡ وَتَكُونُواْ مِنۢ بَعۡدِهِۦ قَوۡمٗا صَٰلِحِينَ

Ektulu jusufe ‘ewi etrehuhu ‘erdæn jehlu lekum wexhhu ‘ebikum we tekunu min ba’dihi kawmæn salihine

Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg në një vend e babai juaj t'ju dojë juve e pas asaj (pendohuni), bëhuni njerëz të mirë.

10

قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ لَا تَقۡتُلُواْ يُوسُفَ وَأَلۡقُوهُ فِي غَيَٰبَتِ ٱلۡجُبِّ يَلۡتَقِطۡهُ بَعۡضُ ٱلسَّيَّارَةِ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ

Kale ka’ilun minhum la tektulu jusufe we ‘elkuhu fi gajabetil-xhubbi jeltekithu ba’du es-sejjareti ‘in kuntum fa’iline

Njëri prej tyre tha: "Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Para se t’i shpallej Muhammedit a.s. Kurani ai nuk dinte për ngjarje çfarëdo qofshin, pse ai nuk kishte mësuar nga ndonjë libër e mësues, edhe ky ishte një fakt kundër atyre, që u përpoqën të zhvlerësonin Kuranin Famëlartë, duke thënë se e shpiku vetë Muhamedi a.s. Zoti xh. sh. ia shpjegon këtë ngjarje Muhamedit a.s. dhe besimtarëve në mënyrën më të mirë, më të saktë dhe më të kuptueshme. Jusufi kishte parë në ëndërr sikur dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje i bënin sexhde, i përuleshin. Për këtë i tregoi babait të vet, Jakubit, por ai i tërhoqi vërejtjen, se ëndrrën nuk duhet t’ia tregojë vëllezërve, sepse mund t’i bëjnë ndonjë të keqe. Jusufi u habit, si mund t’i bëjnë keq vëllezërit? Por Jakubi i sprovuar i tha, se duhet ta dijë që shejtani është armik i përbetuar kundër njeriut, e mund t’i mashtrojë edhe vëllezërit e tij. Jakubi e kuptoi, se Zoti do ta dërgojë Jusufin pejgamber, prandaj edhe e donte shumë. Nga zilia, pse Jakubi e donte Jusufin dhe vëllain e tij Beniaminin - këtë e kishte vëlla edhe prej nëne - djalli ua mbushi mendjen vëllezërve të tij që ta likuidojnë, e pastaj të pendohen e të bëhen njerëz të mirë. Si duket, djali më i madh i Jakubit, Jehudha propozoi një të keqe më të lehtë: ta humbin e mos ta vrasin.