12. Jusuf · ajete 88–94

سورة يوسف
88

فَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَيۡهِ قَالُواْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡعَزِيزُ مَسَّنَا وَأَهۡلَنَا ٱلضُّرُّ وَجِئۡنَا بِبِضَٰعَةٖ مُّزۡجَىٰةٖ فَأَوۡفِ لَنَا ٱلۡكَيۡلَ وَتَصَدَّقۡ عَلَيۡنَآۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَجۡزِي ٱلۡمُتَصَدِّقِينَ

Felemma dehalu ‘alejhi kalu ja ‘ejjuhal-’azizu messena we ‘ehlena ed-durru we xhi’na bibida’atin muzxhætin fe’ewfi lenal-kejle we teseddek ‘alejna ‘innall-llahe jexhzil-muteseddikine

(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".

89

قَالَ هَلۡ عَلِمۡتُم مَّا فَعَلۡتُم بِيُوسُفَ وَأَخِيهِ إِذۡ أَنتُمۡ جَٰهِلُونَ

Kale hel ‘alimtum ma fe’altum bijusufe we ‘ehihi ‘idh ‘entum xhahilune

Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?"

90

قَالُوٓاْ أَءِنَّكَ لَأَنتَ يُوسُفُۖ قَالَ أَنَا۠ يُوسُفُ وَهَٰذَآ أَخِيۖ قَدۡ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَآۖ إِنَّهُۥ مَن يَتَّقِ وَيَصۡبِرۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Kalu ‘e’inneke le’ente jusufu kale ‘ena jusufu we hedha ‘ehi kad mennel-lahu ‘alejna ‘innehu men jetteki we jesbir fe’innall-llahe la judi’u ‘exhrel-muhsinine

Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".

91

قَالُواْ تَٱللَّهِ لَقَدۡ ءَاثَرَكَ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا وَإِن كُنَّا لَخَٰطِـِٔينَ

Kalu te-ellahi lekad ‘atherekel-lahu ‘alejna we ‘in kunna lehati’ine

Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"

92

قَالَ لَا تَثۡرِيبَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡيَوۡمَۖ يَغۡفِرُ ٱللَّهُ لَكُمۡۖ وَهُوَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ

Kale la tethribe ‘alejkumul-jewme jegfiru Ellahu lekum we huwe ‘erhemu er-rahimine

Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!"

93

ٱذۡهَبُواْ بِقَمِيصِي هَٰذَا فَأَلۡقُوهُ عَلَىٰ وَجۡهِ أَبِي يَأۡتِ بَصِيرٗا وَأۡتُونِي بِأَهۡلِكُمۡ أَجۡمَعِينَ

Edh/hebu bikamisi hadha fe’elkuhu ‘ala wexhhi ‘ebi je’ti besiræn we ‘tuni bi’ehlikum ‘exhma’ine

"Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".

94

وَلَمَّا فَصَلَتِ ٱلۡعِيرُ قَالَ أَبُوهُمۡ إِنِّي لَأَجِدُ رِيحَ يُوسُفَۖ لَوۡلَآ أَن تُفَنِّدُونِ

We lemma feseletil-’iru kale ‘ebuhum ‘inni le’exhidu rihe jusufe lewla ‘en tufenniduni

(u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).