"Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".
We lemma feseletil-’iru kale ‘ebuhum ‘inni le’exhidu rihe jusufe lewla ‘en tufenniduni
(u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jakubi u tha djemve të shkojnë sërish në Egjipt dhe të hulumtojnë edhe për Jusufin. Puna e Jusufit për të tjerët ishte si ndonjë ëndërr, sepse çdo gjurmë për të ishte zhdukur, mirëpo Jakubi e përmendte dhe e lidhte shpresën te Zoti. Vajtën dhe hynë te Jusufi, e lutën t’u japë drith për një mall të dobët që kishin sjellë, i cili ishte për t’u hedhur poshtë. E lutën t’ua lirojë edhe vëllain. Pasi dëgjoi Jusufi për vështirësitë e familjes së tyre dhe për pikëllimin e verbimin e babait, ndjeu dhembje në shpirt dhe u prezantua. Vëllezërit u habitën, pse ishin dy vjet që silleshin kah ai dhe nuk e kishin njohur, prandaj i thanë: Vërtet, ti je Jusufi? Megjithëse ua përmendi gjestin e tyre të shëmtuar, nuk i qortoi, përkundrazi u lut që t’i falë Zoti. Ju tha të shkojnë dhe ta marrin tërë familjen e të kthehen në Egjipt. Ua dha me vete këmishën e vet dhe iu tha t’ia vendosin në fytyrë babait, se do t’i kthehet shikimi. Vëllezërit u nisën dhe pasi kishin lëshuar territorin e Egjiptit, Jakubi iu kishte thënë atyre që ishin të pranishëm, e di se do të më thoni se jam çmendur, por unë po ndiej erën e Jusufit. Ata i thanë që moti je bërë matuf, prandaj nuk na habisin fjalët që thua. 167 Parashikimet e Jakubit u bënë realitet, myzhdexhiu, si duket ishte Jehudha, po ai që ia pat sjellë këmishën me gjak të rrejshëm, tashti i sjell këmishën, që i pat dhënë Jusufi
Felemma ‘en xha’el-beshiru ‘elkahu ‘ala wexhhihi fartedde besiræn kale ‘elem ‘ekul lekum ‘inni ‘a’lemu minel-lahi ma la ta’lemune
E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?"
Felemma dehalu ‘ala jusufe ‘awa ‘ilejhi ‘ebewejhi we kale edhulu misre ‘in sha’el-lahu ‘aminine
(e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt!"
We refe’a ‘ebewejhi ‘alel-’arshi we harru lehu suxhxhedæn we kale ja ‘ebeti hadha te’wilu ru’uja j min kablu kad xhe’aleha rabbi hekkæn we kad ‘ehsene bi ‘idh ‘ehrexheni mine es-sixhni we xha’e bikum minel-bedwi min ba’di ‘en nezega esh-shejtanu bejni we bejne ‘ihweti ‘inne rabbi letifun lima jesha’u ‘innehu huwel-’alimul-hekimu
Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është i dijshmi, i urti.
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.