Felemma dehalu ‘ala jusufe ‘awa ‘ilejhi ‘ebewejhi we kale edhulu misre ‘in sha’el-lahu ‘aminine
(e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt!"
We refe’a ‘ebewejhi ‘alel-’arshi we harru lehu suxhxhedæn we kale ja ‘ebeti hadha te’wilu ru’uja j min kablu kad xhe’aleha rabbi hekkæn we kad ‘ehsene bi ‘idh ‘ehrexheni mine es-sixhni we xha’e bikum minel-bedwi min ba’di ‘en nezega esh-shejtanu bejni we bejne ‘ihweti ‘inne rabbi letifun lima jesha’u ‘innehu huwel-’alimul-hekimu
Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është i dijshmi, i urti.
Rebbi kad ‘atejteni minel-mulki we ‘allemteni min te’wilil-’ehadithi fatire es-semawati wel-’erdi ‘ente we liji fi ed-dunja wel-’ahireti teweffeni muslimæn we ‘elhikni bis-salihine
"(Pasi iu plotësua dëshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirët!"
Dhalike min ‘enba’il-gajbi nuhihi ‘ilejke we ma kunte ledejhim ‘idh ‘exhma’u ‘emrehum we hum jemkurune
Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t'i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.
We ma tes’eluhum ‘alejhi min ‘exhrin ‘in huwe ‘illa dhikrun lil’alemine
Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
‘Efe’eminu ‘en te’tijehum gashijetun min ‘adhabi Ellahi ‘ew te’tijehumu es-sa’atu begteten we hum la jesh’urune
A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t'u vijë nga All-llahu e t'i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t'u vijë katastrofa e përgjithshme.
Kul hedhihi sebili ‘ed’u ‘ila Ellahi ‘ala besiretin ‘ena we meni ettebe’ani we subhanel-lahi we ma ‘ena minel-mushrikine
Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët".
We ma ‘erselna min kablike ‘illa rixhalæn nuhi ‘ilejhim min ‘ehlil-kura ‘efelem jesiru fil-’erdi fejendhuru kejfe kane ‘akibetul-ledhine min kablihim we ledarul-’ahireti hajrun lilledhine ettekaw ‘efela ta’kilune
Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
Hetta ‘idha estej’ese er-rusulu we dhennu ‘ennehum kad kudhibu xha’ehum nesruna fenuxhxhije men nesha’u we la jureddu be’suna ‘anil-kawmil-muxhrimine
(nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t'i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zbrapset.
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.