13. Rad · ajete 10–20

سورة الرّعد
10

سَوَآءٞ مِّنكُم مَّنۡ أَسَرَّ ٱلۡقَوۡلَ وَمَن جَهَرَ بِهِۦ وَمَنۡ هُوَ مُسۡتَخۡفِۭ بِٱلَّيۡلِ وَسَارِبُۢ بِٱلنَّهَارِ

Sewa’un minkum men ‘eserrel-kawle we men xhehere bihi we men huwe mustehfin bil-lejli we saribun bin-nehari

Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.

11

لَهُۥ مُعَقِّبَٰتٞ مِّنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ يَحۡفَظُونَهُۥ مِنۡ أَمۡرِ ٱللَّهِۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوۡمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمۡۗ وَإِذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِقَوۡمٖ سُوٓءٗا فَلَا مَرَدَّ لَهُۥۚ وَمَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَالٍ

Lehu mu’akkibatun min bejni jedejhi we min halfihi jehfedhunehu min ‘emri Ellahi ‘innall-llahe la jugajjiru ma bikawmin hetta jugajjiru ma bi’enfusihim we ‘idha ‘eradel-lahu bikawmin su’æn fela meredde lehu we ma lehum min dunihi min we e-

Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.

12

هُوَ ٱلَّذِي يُرِيكُمُ ٱلۡبَرۡقَ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَيُنشِئُ ٱلسَّحَابَ ٱلثِّقَالَ

Huwel-ledhi jurikumul-berka hawfæn we tema’æn we junshi’u es-sehabe eth-thikale

Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.

13

وَيُسَبِّحُ ٱلرَّعۡدُ بِحَمۡدِهِۦ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ مِنۡ خِيفَتِهِۦ وَيُرۡسِلُ ٱلصَّوَٰعِقَ فَيُصِيبُ بِهَا مَن يَشَآءُ وَهُمۡ يُجَٰدِلُونَ فِي ٱللَّهِ وَهُوَ شَدِيدُ ٱلۡمِحَالِ

We jusebbihu er-ra’du bihemdihi wel-mela’iketu min hifetihi we jursilu es-sewa’ika fejusibu biha men jesha’u we hum juxhadilune fi Ellahi we huwe shedidul-mihali

Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.

14

لَهُۥ دَعۡوَةُ ٱلۡحَقِّۚ وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسۡتَجِيبُونَ لَهُم بِشَيۡءٍ إِلَّا كَبَٰسِطِ كَفَّيۡهِ إِلَى ٱلۡمَآءِ لِيَبۡلُغَ فَاهُ وَمَا هُوَ بِبَٰلِغِهِۦۚ وَمَا دُعَآءُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ

Lehu da’wetul-hekki wel-ledhine jed’une min dunihi la jestexhibune lehum bishej’in ‘illa kebasiti keffejhi ‘ilal-ma’i lijebluga fahu we ma huwe bibaligihi we ma du’a’ul-kafirine ‘illa fi delalin

Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).

15

وَلِلَّهِۤ يَسۡجُدُۤ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ طَوۡعٗا وَكَرۡهٗا وَظِلَٰلُهُم بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ۩

We lillehi jesxhudu men fi es-semawati wel-’erdi tew’æn we kerhæn we dhilaluhum bil-guduwi wel-’asali

Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.

16

قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ قُلِ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَٱتَّخَذۡتُم مِّن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ لَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ نَفۡعٗا وَلَا ضَرّٗاۚ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ أَمۡ هَلۡ تَسۡتَوِي ٱلظُّلُمَٰتُ وَٱلنُّورُۗ أَمۡ جَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ خَلَقُواْ كَخَلۡقِهِۦ فَتَشَٰبَهَ ٱلۡخَلۡقُ عَلَيۡهِمۡۚ قُلِ ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّٰرُ

Kul men rebbu es-semawati wel-’erdi kuli Ellahu kul ‘efattehadhtum min dunihi ‘ewlija’e la jemlikune li’nfusihim nef’æn we la derræn kul hel jestewil-’a’ma wel-besiru ‘em hel testewi edh-dhulumatu we en-nur ‘em xhe’alu lillahi shureka’e haleku kehalkihi feteshabehel-halku ‘alejhim kuli Ellahu haliku kulli shej’in we huwel-wahidul-kahharu

Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes"!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Lajmërimi i vetëtimës shkakton frikë ndër njerëzit, se mos po i godet ndonjë e keqe ose rrufeja, nga njëra anë, por ushqen edhe shpresën, se do të bjerë shi prej atyre reve të dëndura, nga ana tjetër. Murmurima shpreh madhërimin dhe lavdërimin ndaj Zotit, edhe pse ne nuk e kuptojmë atë. Se bubullima është forcë e madhe, e kuptojmë se edhe melaiket nga droja e madhërojnë Allahun, prandaj edhe besimtarët duhet ta përmen - din e ta madhërojnë Zotin me shfaqjen e kësaj dukurie. Thuhet se rrufeja godet edhe besimtarin dhe jobesimtarin, por nuk e godet atë që është duke e përmendur Zotin. Në koleksionet e haditheve ka shumë shënime për shkakun e zbritjes së këtij ajeti dhe për lutjet që duhet të shprehim në këto raste. Ajeti i pesëmbëdhjetë është ajet i sexhdes. Fjala: “Nebe’ë” edhe pse mund të përkthehet me fjalën lajm ka një domethënie shumë më të madhe, sepse nuk është fjala për një lajm të rëndomtë, por për një ngjarje të madhe, një ndodhi tronditëse, një kumtesë të jashtëzakonshme, pra fjala është për Kijametin, për ringjalljen. Idhujtarët i bënin pyetje njëri-tjetrit rreth kësaj çështjeje me qëllim që ta përqeshnin Pejgamberin, kinse ai thotë diçka që nuk ta merr mendja. Për t’ju ndihmuar që të binden, nëse duan, Zoti iu sjell fakte për fuqinë e vet dhe numëron: tokën e përgatitur që të mund të jetohet në të, kodrat që janë ekuilibruese të saj, krijimin e njerëzve të dy gjinive që të ruhet lloji i njerëzve, gjumin si akt që lajmëron lodhjen fizike e psikike dhe nevojën e pushimit, i cili nuk është vepër e njeriut, por dhuratë e Zotit, natën që mbulon me errësirë si petku që mbulon trupin, ditën të ndritshme për të gjallëruar, qiejt e lartë dhe të qëndrueshëm, që në ta nuk ndikon koha e gjatë që të dobësohen, retë që lëshojnë shi të madh si t’i shtrydhte dikush, shi që mundëson rritjen dhe zhvillimin e bimëve, të drithërave si dhe të bimëve të tjera për ushqim të gjallesave. Këto janë disa nga krijimet e Fuqiplotit në këtë jetë.
17

أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَالَتۡ أَوۡدِيَةُۢ بِقَدَرِهَا فَٱحۡتَمَلَ ٱلسَّيۡلُ زَبَدٗا رَّابِيٗاۖ وَمِمَّا يُوقِدُونَ عَلَيۡهِ فِي ٱلنَّارِ ٱبۡتِغَآءَ حِلۡيَةٍ أَوۡ مَتَٰعٖ زَبَدٞ مِّثۡلُهُۥۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡحَقَّ وَٱلۡبَٰطِلَۚ فَأَمَّا ٱلزَّبَدُ فَيَذۡهَبُ جُفَآءٗۖ وَأَمَّا مَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ فَيَمۡكُثُ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡأَمۡثَالَ

‘Enzele mine es-sema’i ma’en fesalet ‘ewdijetun bikaderiha fahtemele es-sejlu zebedæn rabiæn we mimma jukidune ‘alejhi fi en-nari ebtiga’e hiljetin ‘ew meta’in zebedun mithluhu kedhalike jedribu Ellahul-hekka wel-batile fe’emma ez-zebedu fejedh/hebu xhufa’en we ‘emma ma jenfa’u en-nase fejemkuthu fil-’erdi kedhalike jedribu Ellahul-’emthale

Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.

18

لِلَّذِينَ ٱسۡتَجَابُواْ لِرَبِّهِمُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَٱلَّذِينَ لَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُۥ لَوۡ أَنَّ لَهُم مَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا وَمِثۡلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفۡتَدَوۡاْ بِهِۦٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ سُوٓءُ ٱلۡحِسَابِ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ

Lilledhine estexhabu lirebbihimul-husna wel-ledhine lem jestexhibu lehu lew ‘enne lehum ma fil-’erdi xhemi’æn we mithlehu me’ahu laftedew bihi ‘ula’ike lehum su’ul-hisabi we me’wahum xhehennemu we bi’sel-mihadu

Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehennemi që është shtrat i keq.

19

۞ أَفَمَن يَعۡلَمُ أَنَّمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَ ٱلۡحَقُّ كَمَنۡ هُوَ أَعۡمَىٰٓۚ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ

‘Efemen ja’lemu ‘ennema ‘unzile ‘ilejke min rabbikel-hekku kemen huwe ‘a’ma ‘innema jetedhekkeru ‘ulul-’elbabi

A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.

20

ٱلَّذِينَ يُوفُونَ بِعَهۡدِ ٱللَّهِ وَلَا يَنقُضُونَ ٱلۡمِيثَٰقَ

el-Ledhine jufune bi’ahdi Ellahi we la jenkudunel-mithaka

Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në fillim të shpalljes, kur Muhamedi a.s. ishte në shpellën Hira i paraqitet Xhibrili me pjesën e parë të Kuranit, me: ikre bismi rabbike..., dhe kur kthehet në shtëpi i thotë Hadixhes, se jam frikësuar dhe kërkon ta mbulojë, e ajo e mbështjell me një pjesë nga kadifeja, pastaj i shpallet kjo sure, që sikur i thotë: “O ti, që je mbuluar në një qosh të shtëpisë e që kërkon qetësi e pushim dhe do t’u ikish çështjeve më të rëndësishme, lere atë strukje e atë pushim, ngrihu e falu natën, përgatitu shpirtërisht dhe fizikisht për detyrën që të pret”. Kuptohet që gjumi i gjatë e dobëson njeriun, prandaj edhe Pejgamberi a.s., edhe besimtarët ishin të obliguar të flenë pak, e të bëjnë shumë ibadet natën. Më vonë iu bëhet një lehtësim nga ai obligim, e edhe lirohen në tërësi nga ibadeti i natës. Muhamedit a.s. i thuhet, se shpallja do të jetë barrë e rëndë, pse me të do të thërrasësh njerëzit në fe të re, në rregulla të reja, do t’i thërrasësh të tërhiqen prej adeteve të tyre të kahershme me të cilat janë mësuar, do t’i obligosh me detyrime të reja e jo aq të lehta, e të gjitha këto kërkojnë përgatitje, përpjekje, nuk ke kohë të pushosh, as të flesh aq shumë, e adhurimi yt natën është shkathtësi e trupit dhe thellim në përkujtime ndaj fuqisë së Zotit, prandaj ngrihu! Namazi i natës me të cilin ishin të