All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
Dhe Ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur.
E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra, këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
"Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes"!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Lajmërimi i vetëtimës shkakton frikë ndër njerëzit, se mos po i godet ndonjë e keqe ose rrufeja, nga njëra anë, por ushqen edhe shpresën, se do të bjerë shi prej atyre reve të dëndura, nga ana tjetër. Murmurima shpreh madhërimin dhe lavdërimin ndaj Zotit, edhe pse ne nuk e kuptojmë atë. Se bubullima është forcë e madhe, e kuptojmë se edhe melaiket nga droja e madhërojnë Allahun, prandaj edhe besimtarët duhet ta përmen - din e ta madhërojnë Zotin me shfaqjen e kësaj dukurie. Thuhet se rrufeja godet edhe besimtarin dhe jobesimtarin, por nuk e godet atë që është duke e përmendur Zotin. Në koleksionet e haditheve ka shumë shënime për shkakun e zbritjes së këtij ajeti dhe për lutjet që duhet të shprehim në këto raste. Ajeti i pesëmbëdhjetë është ajet i sexhdes.
Fjala: “Nebe’ë” edhe pse mund të përkthehet me fjalën lajm ka një domethënie shumë më të madhe, sepse nuk është fjala për një lajm të rëndomtë, por për një ngjarje të madhe, një ndodhi tronditëse, një kumtesë të jashtëzakonshme, pra fjala është për Kijametin, për ringjalljen. Idhujtarët i bënin pyetje njëri-tjetrit rreth kësaj çështjeje me qëllim që ta përqeshnin Pejgamberin, kinse ai thotë diçka që nuk ta merr mendja. Për t’ju ndihmuar që të binden, nëse duan, Zoti iu sjell fakte për fuqinë e vet dhe numëron: tokën e përgatitur që të mund të jetohet në të, kodrat që janë ekuilibruese të saj, krijimin e njerëzve të dy gjinive që të ruhet lloji i njerëzve, gjumin si akt që lajmëron lodhjen fizike e psikike dhe nevojën e pushimit, i cili nuk është vepër e njeriut, por dhuratë e Zotit, natën që mbulon me errësirë si petku që mbulon trupin, ditën të ndritshme për të gjallëruar, qiejt e lartë dhe të qëndrueshëm, që në ta nuk ndikon koha e gjatë që të dobësohen, retë që lëshojnë shi të madh si t’i shtrydhte dikush, shi që mundëson rritjen dhe zhvillimin e bimëve, të drithërave si dhe të bimëve të tjera për ushqim të gjallesave. Këto janë disa nga krijimet e Fuqiplotit në këtë jetë.
Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehennemi që është shtrat i keq.
A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në fillim të shpalljes, kur Muhamedi a.s. ishte në shpellën Hira i paraqitet Xhibrili me pjesën e parë të Kuranit, me: ikre bismi rabbike..., dhe kur kthehet në shtëpi i thotë Hadixhes, se jam frikësuar dhe kërkon ta mbulojë, e ajo e mbështjell me një pjesë nga kadifeja, pastaj i shpallet kjo sure, që sikur i thotë: “O ti, që je mbuluar në një qosh të shtëpisë e që kërkon qetësi e pushim dhe do t’u ikish çështjeve më të rëndësishme, lere atë strukje e atë pushim, ngrihu e falu natën, përgatitu shpirtërisht dhe fizikisht për detyrën që të pret”. Kuptohet që gjumi i gjatë e dobëson njeriun, prandaj edhe Pejgamberi a.s., edhe besimtarët ishin të obliguar të flenë pak, e të bëjnë shumë ibadet natën. Më vonë iu bëhet një lehtësim nga ai obligim, e edhe lirohen në tërësi nga ibadeti i natës. Muhamedit a.s. i thuhet, se shpallja do të jetë barrë e rëndë, pse me të do të thërrasësh njerëzit në fe të re, në rregulla të reja, do t’i thërrasësh të tërhiqen prej adeteve të tyre të kahershme me të cilat janë mësuar, do t’i obligosh me detyrime të reja e jo aq të lehta, e të gjitha këto kërkojnë përgatitje, përpjekje, nuk ke kohë të pushosh, as të flesh aq shumë, e adhurimi yt natën është shkathtësi e trupit dhe thellim në përkujtime ndaj fuqisë së Zotit, prandaj ngrihu! Namazi i natës me të cilin ishin të
Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
(përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njëri ndër argumentet që japin të kuptosh për fuqinë e pakufishme të Zotit Krijues është shiu i kohëpaskohshëm, i cili i jep jetë çdo sendi e gjallese. Prej shiut formohen ujërrjedhëse të mëdha ose të vogla dhe gjatë rrjedhjes së ujit me vrull formohet një shkumë, e cila qëndron mbi sipërfaqen e ujit dhe duket si një begati. Në të vërtetë, ajo është vetëm një mashtrim, pse pas pak kohe ajo, së bashku me mbeturinat skajohet buzëve të rrjedhës, e prej saj nuk ka kurrfarë dobie. I dobishëm ishte uji, të cilin e thithi toka, formoi lagështi të cilën e ruan për ushqimin e bimëve. E pavërteta, e kota në këtë jetë duket se po rritet, po përparon, e në realitet ajo nuk është asgjë, s’ka dobi prej saj dhe zhduket shumë shpejt. Ndërsa vepra e mirë, e drejtë dhe e vërtetë, është si uji që mbetet në tokë dhe ruhet për një nevojë më të madhe. Njerëzit janë të urdhëruar ta mbajnë besën e dhënë Allahut: besimin në një Zot, besimin në të gjithë pejgamberët dhe shpalljet dhe ta ruajnë afërsinë e gjakut mes vete, të mbajnë lidhje me të afërmit dhe kurrsesi të mos e këpusin atë. Njerëzit që respektojnë porositë e Zotit do të shpërblehen me qendrën e xheneteve dhe për hir të asaj që ata në dynja ishin të durueshëm në zbatimin e detyrimeve dhe në shmangien e dëshirave të epshit ndaj veprave të këqija, melaiket do t’i përshëndesin, do t’ju urojnë kënaqësinë e përjetshme, e Zoti i Madhëruar do t’ua bashkojë atyre në xhenet, edhe prindërit, edhe bashkëshortet, edhe fëmijët, e për të mos i lënë me ndonjë brengë, kuptohet nëse edhe këta të fundit sado kudo kanë vepra të mira.
E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: "Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqijat e shpie në rrugë të drejtë".
Kështu, Ne të dërguam te një popull, para të cilit kaluan shumë popuj, e që t'ju komunikosh atë që Ne ta shpallëm ty, sepse ata janë duke e mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: "Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime".
"Sikur të ishte ndonjë Kur'an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?" Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte All-llahu, do t'i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t'i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i All-llahut (e të triumfojë Islami). All-llahu nuk e then premtimin.
Edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
A është Ai që përcjell secilin njeri se ç'vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? E ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për të nuk ka udhëzues".
Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote, e s'ka dyshim se dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t'i mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët mekas i mbyllnin sytë para mrekullisë më të madhe të Muhamedit a.s., para Kuranit, e kërkonin ndonjë mrekulli tjetër. Përderisa nuk u orientuan sipas Kuranit, Zoti me fajin e tyre i la të humbur. “Dhikri”, të përmendurit e Allahut largon nga njeriu tronditjet e zemrës dhe të shpirtit dhe i qetëson e i pushon ato. Lumturia më e madhe ju takon atyre, që besuan dhe bënë vepra të mira. “Rrahman” është emër i veçantë i Zotit. Idhujtarët thonin, se ne nuk dimë se kush është dhe çka është Rrahmani, prandaj në marrëveshjen e shkruar me ta në Hudejbi, nuk
Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
Ata të cilëve Ne u dhamë shpallje, gëzohen me atë që t'u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur'anit). Thuaj: "Unë jam urdhëruar që ta adhuroj vetëm All-llahun, e mos t'i bëj shok Atij. Unë vetëm tek Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm tek Ai është kthimi im!
Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur'anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që ua premtojmë atyre, ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona është llogaria.
A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s'ka kush që mund t'i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga i është nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojnë se kujt do t'i takojë ardhmëria e lumtur.
E ata që mohuan thonë: "Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Xheneti i caktuar dhe i përgatitur për njerëzit e mirë është i panjohur për ne, sepse nuk e kemi përjetuar diçka ashtu si është ai. Zoti xh. sh. na i sjell disa shembuj konkretë, të cilët ne i kemi përjetuar, në mënyrë që deri diku të mund ta kuptojmë modelin, cilësitë dhe veçoritë e xhenetit, por të mos harrojmë këta janë vetëm shembuj, sa për ta kuptuar deri diku, e në të vërtetë, ai është shumë më i përsosur, më i këndshëm dhe më i mirë se sa e mendojmë ne. Disa Ithtarë të Librit, të cilët ishin të sinqertë dhe besnikë të thënieve të librit të tyre dhe të cilët e kishin pranuar Muhamedin a.s. dhe Kuranin gëzoheshin me vazhdimin e shpalljeve, sepse vërtetohej ajo që kishin mësuar në librin e tyre. Por nga grupet e Ithtarëve të Librit, e edhe nga idhujtarët kishte asish që ishin bashkuar mes vete për t'iu kundërvënë mësimeve të Kuranit. Pati edhe të atillë, që ia shihnin si të metë Muhamedit a.s., pse ishte i martuar dhe kishte fëmijë, pse nuk ishte i dhënë vetëm për çështjet shpirtërore, pse përjetonte edhe të mirat e kësaj bote. Ky ajet refuzon thëniet e tyre duke sqaruar se Muhamedi a.s. nuk ishte risimtar i një jete të tillë, po ishin edhe pejgamberët e tjerë para tij. Çdo gjë ndodh me caktimin e Zotit. Edhe mrekullitë e pejgamberëve shfaqen sipas dëshirës së Zotit, e edhe masa ndëshkuese kundër mohuesve pason në çastin e caktuar. Baza e të gjitha çështjeve dhe sendeve është në dijen e Zotit. Nuk është e drejtë jona të përpiqemi për të ditur se çka dhe si ekziston evidenca e caktimeve të Zotit, ajo është dije e pakufishme e Tij. Ne duhet të zbatojmë obligimet, e jo të dijmë edhe për vendimin e Zotit. Pakësimi i sipërfaqes së territorit të tokës, mund të jetë qëllim i pakësimit të terri - torit të kundërshtarit, e të rritjes së asaj të muslimanëve. Sipas zbulimeve më të reja shkencore është konstatuar se trupat qiellorë në përgjithësi, e ndër ta edhe toka, janë duke u tkurrur, kurse hapësira është duke u zgjeruar. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë për këtë dukuri Kurani ka paralajmëruar para katërmbëdhjetë shekujsh!” Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “Er Rra’du”. Falënderuar qoftë Allahu!
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.