وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَسۡتَ مُرۡسَلٗاۚ قُلۡ كَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡ وَمَنۡ عِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلۡكِتَٰبِ
E ata që mohuan thonë: "Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Xheneti i caktuar dhe i përgatitur për njerëzit e mirë është i panjohur për ne, sepse nuk e kemi përjetuar diçka ashtu si është ai. Zoti xh. sh. na i sjell disa shembuj konkretë, të cilët ne i kemi përjetuar, në mënyrë që deri diku të mund ta kuptojmë modelin, cilësitë dhe veçoritë e xhenetit, por të mos harrojmë këta janë vetëm shembuj, sa për ta kuptuar deri diku, e në të vërtetë, ai është shumë më i përsosur, më i këndshëm dhe më i mirë se sa e mendojmë ne. Disa Ithtarë të Librit, të cilët ishin të sinqertë dhe besnikë të thënieve të librit të tyre dhe të cilët e kishin pranuar Muhamedin a.s. dhe Kuranin gëzoheshin me vazhdimin e shpalljeve, sepse vërtetohej ajo që kishin mësuar në librin e tyre. Por nga grupet e Ithtarëve të Librit, e edhe nga idhujtarët kishte asish që ishin bashkuar mes vete për t'iu kundërvënë mësimeve të Kuranit. Pati edhe të atillë, që ia shihnin si të metë Muhamedit a.s., pse ishte i martuar dhe kishte fëmijë, pse nuk ishte i dhënë vetëm për çështjet shpirtërore, pse përjetonte edhe të mirat e kësaj bote. Ky ajet refuzon thëniet e tyre duke sqaruar se Muhamedi a.s. nuk ishte risimtar i një jete të tillë, po ishin edhe pejgamberët e tjerë para tij. Çdo gjë ndodh me caktimin e Zotit. Edhe mrekullitë e pejgamberëve shfaqen sipas dëshirës së Zotit, e edhe masa ndëshkuese kundër mohuesve pason në çastin e caktuar. Baza e të gjitha çështjeve dhe sendeve është në dijen e Zotit. Nuk është e drejtë jona të përpiqemi për të ditur se çka dhe si ekziston evidenca e caktimeve të Zotit, ajo është dije e pakufishme e Tij. Ne duhet të zbatojmë obligimet, e jo të dijmë edhe për vendimin e Zotit. Pakësimi i sipërfaqes së territorit të tokës, mund të jetë qëllim i pakësimit të terri - torit të kundërshtarit, e të rritjes së asaj të muslimanëve. Sipas zbulimeve më të reja shkencore është konstatuar se trupat qiellorë në përgjithësi, e ndër ta edhe toka, janë duke u tkurrur, kurse hapësira është duke u zgjeruar. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë për këtë dukuri Kurani ka paralajmëruar para katërmbëdhjetë shekujsh!” Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “Er Rra’du”. Falënderuar qoftë Allahu!