14. Ibrahim · Ajeti 13 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 14:9–14:22

Sipas shpjegimeve të Kur'anit kuptohet se të dërguarit e Zotit gjithnjë hasën në vështirësi. Për disa pejgamberë dhe për disa ndodhi të tyre na mësoi Kur'ani, por ka pasur edhe shumë të tjera për të cilat nuk di askush tjetër pos Allahut.

Vënia e duarve të tyre në gojë ishte shenjë e talljes së tepërt, të përcjellë me qeshje të çuditshme. Të dërguarit e Zotit nuk prekeshin për veten e tyre pse kundërshtarët i nënçmonin dhe nuk u besonin, por habiteshin prej tyre se si nuk donin ta besonin Zotin, Krijues të çdo sendi, mëshiures i cili i thërriste në shpëtimi Pejgamberët asnjë herë nuk pretenduan ndonjë privilegj më të madh se atë që u kishte dhënë Zoti, shpalljen, andaj vërtetonin për vete se ishin njerëz, por të dërguar nga Zoti, e mrekullitë që kundërshtarët i kërkonin prej tyre, ata ia mbështetnin Zotit e jo vetes.

Përmes shpjegimit të qëndrimit të kundërshtarëve kundër të dërguarve, i jepet shenjë Muhammedit se Zoti do t'i shkatërrojë mizorët dhe në vend të tyre do të sjellë popull që beson Zotin dhe ditën e gjykimit. Ashtu edhe ndodhi me idhujtarët mekas.

Vuajtjet në xhehenem janë aq të tmerrshme sa që është vështirë të përshkruhen. Një lloj përshkrimi e bën Kur'ani me qëllim që njerëzit të largohen prej punëve të këqia, pasojë e të cilave është zjarri. Të kota janë të gjitha veprat që nuk burojnë prej besimit të drejtë, ato nuk kanë peshë as sa ka pluhuri të cilin e zhduk era. Pra duhet kuptuar se Zoti nuk krijoi qiej e tokë edhe njerëzit në të, Njerëzit nuk duhet të jenë mendjelehtë e të mashtrohen pas çdo kënaqësie të kësaj jete dhe të imitojnë ata që nuk janë në rrugë të drejtë Nuk duhet imituar parinë për hir të pozitës kur nuk janë vepërmirë e besnikë, pse para Zotit do të përgjigjet çdokush për punën e vet, dhe faji nuk mund t'i hidhet askujt tjetër.

Shejtani do ta mbajë një fjalim në mesin e xhehenemlinjve dhe do të arsyetohet, se nuk ka pasur kurrfarë fuqie fizike, e as argument bindës për intrigat që i ka bërë në dynja, pra nuk i ka detyruar njerëzit ta ndjekin rrugën e gabuar. A sheh edhe dreqi do të ikë prej punëkeqit. Të gjitha këto duhet kuptuar sa jemi në këtë jetë dhe duhet përmirësuar.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 14:13–14:17

- Mohuesit u thoshin të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë.” - Allahu i Lartësuar na tregon për kërcënimet që popujt mohues u drejtonin profetëve të tyre. Së pari, ata i kërcënonin me dëbim nga vendi i tyre. Kështu vepruan populli i Shuajbit me Profetin e tyre dhe të gjithë ata që e ndqinin. Ata i thanë: “...O Shuajb! Kthehuni në fenë tonë! Ndryshe, do t'ju dëbojmë nga qyteti - ty dhe ata që të besojnë ty”...” [ Ea’raf 88]. Edhe populli i Lutit iu drejtua me këtë kërcënim Profetit të tyre. Ata thanë: “... Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” [Neml 56]. Edhe kurejshët vepr uan të njëjtën gjë me Muhamedin, sikurse na tregon i Lartësuari: “Ata të shtrënguan në tokë, me qëllim që të të dëbonin prej saj. Por, atëherë, edhe ata nuk do të mbeteshin gjatë pas teje. ” [Isra 76]. Dhe thotë: “Kujto si komplotuan jobesimtarët kundër teje, për të të mbajtur në pranga, vrarë ose dëbuar (nga shtëpia jote). Ata bënin kurthe, por edhe Allahu u ngrinte kurthe. Allahu është më i miri planifikues.” [Enfal 30]. Allahu i Lartësuar, me mirësinë e Tij, e ndihmoi Prof etin e Tij të dashur, Muhamedin ﷺ , duke i dhuruar fitoren mbi armiqtë. Allahu i bëri atij ndihmues e përkrahës të shumtë anekënd botës. Njerëzit filluan të hynin në fenë e Allahut në grupe të mëdha. Allahu i Lartësuar bëri që të triumfojë fjala e Tij dhe që feja e Tij të lartësohe t mbi të gjitha besimet në botë, në lindje dhe në perëndim të saj. E gjithë kjo ndodhi në një kohë shumë të shkurtër. - Atëherë, Zoti shpalli: “Ne do t’i shkatërrojmë keqbërësit dhe do t’ju vendosim të banoni në atë tokë pas tyre. - I Lavdëruari ka premtuar: “Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve Tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne) dhe se Forcat Tona - ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.” [Safat 171 - 173]. “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar.” [Muxhadile 21], “Musai i tha popullit të vet: “Kërkojini ndihmë Allahut dhe bëni durim! S’ka dyshim se toka është e Allahut, që ua lë në trashëgim atyre rob ërve të Vet, që Ai dëshiron. Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve.”.” [Ea’raf 128], “Ndërsa popullit të përvuajtur i lamë në trashëgim viset lindore dhe perëndimore të tokës ku zbritëm bekimet Tona. Kështu u plotësua premtimi i mirë i Zotit ndaj bijve të Izraelit, për durimin që ata treguan. Ne e rrënuam çfarë kishte bërë Faraoni dhe populli i tij dhe kullat që kishin ndërtuar.” [Ea’raf 138]. - Kjo është për ata që i frikësohen qëndrimit para Meje dhe i frikësohen dënimit Tim.” - Ky premtim do të përmbushet për ata që i frikësohen qëndrimit para Meje në ditën e kjametit, për ata që i dëgjo jnë e u frikësohen kërcënimeve të Mia për ndëshkim. Sikurse ka thënë i lartësuari: “Xhehenemi do të shfaqet sheshazi për atë që e sheh. Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote, Xhehenemi do të jetë vendi i tij. E për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë, Xheneti do të jetë vendi i tij.” [Naziat 37 - 46], dhe thotë: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy Xhenete.” [Rahman 46]. - Ata kërkuan ndihmë... - Domethënë, profetët i kërkuan ndihmën e fitoren Zotit kundër popullit mohues. Kështu e ka shpjeguar ajetin Ibn Abasi, Muxhahidi dhe Katadja. Por ka mundësi që fjala isteftehû të jetë edhe me kuptimin: “Ata kërkuan ndarjen ...”, duke patur për qëllim popujt mohues. Domethënë, popujt mohues i kërkuan Zotit fitoren dhe kërkuan që të bëjë ndarjen përfundimtare mes tyre dhe profetëve e pasuesve të tyre, siç tregon i Lavdëruari fjalët e popujve mohues: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur’an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë dënim të rëndë!”.” [Enfal 32]. Ka mundësi që të

jenë pasur për qëllim të dyja mundësitë, sikurse ndodhi në luftën e Bedrit, ku edhe idhujtarët, edhe Profeti kërkuan ndarjen mes tyre, dhe atëherë Allahu i Lavdëruar zbriti ajetin: “Nëse ju (o jobesimtarë) luteni për fitore (kundër të padrejtëve) , ja ku erdhi fitorja. Por nëse tërhiqeni (nga e keqja), kjo do të jetë më mirë për ju....” [Enfal 19]. Megjithatë, Allahu është më i ditur. - dhe çdo kryelartë e inatçor përfundoi në shkatërrim. - Domethënë, çdo tiran kryeneç, mendjemadh e armiqësor ndaj të vërtetës, dështon në fund. Sikurrsa ka thënë i lartësuari: “ (Atëherë do të thuhet:) “Hidheni në Xhehenem çdo mohues kryeneç, Që ka qenë pengues i mirësisë, i padrejtë e dyshues! Atë që, krahas Allahut, adhuronte zota të tjerë, hidheni në ndëshkimin më të rëndë!”.” [Kaf 24 - 26]. Në një hadith thuhet: 1575. “Ditën e Gjykimit do të sillet Xhehenemi dhe ai do t’u drejtohet krijesave e do t’u thotë: “Unë jam ngarkuar për të ndëshkuar çdo kryelartë e inatçor.” Ja, kështu u shkatërruan këta kryelartë e inatçorë, ndërkohë që të gjithë profetët e Zotit u përkushtuan në adhurimin e Allahut krenar e Ngadhënjimtar me përulësi e frikërrespekt. - Përpara tyre është Xhehenemi ... - Kjo është pritja e rezervuar për çdo kryelartë ndaj të vërtetës dhe inatçor. Xhehenemi është në pritë për të tillë mohues e keqbërës dhe ka për t’i gllabëruar brenda tij. Ashtu do të ndëshkohen ata përjetësisht, në Ditën e Premtuar. Madje, këta kryelartë , tiranë e inatçorë do të ndëshkohen në Xhehenem çdo mëngjes e mbrëmje në jetën e berzahut, e kështu do të vazhdojnë deri në ditën kur të ringjallen. - në të cilin u jepet për të pirë ujë i valë i qelbur. - Në zjarrin e Xhehenemit, ata nuk do të kenë pije tjetër përveç asaj që quhet hamim dhe gassak, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Atje nuk do të shijojnë as freski, as ndonjë pije, përveçse ujë të valë e kalbësira, si ndëshkim të merituar.” [Nebe 24 - 26]. Hamim është pije shumë e nxehtë e përvëluese. Ndërsa gassak është një pije jashtëzakonisht e ftohtë dhe me erë shumë të keqe. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tregon se Profeti i Allahut duke shpjeguar fjalën e Allahut: “...u jepet për të pirë u jë i valë i qelbur”, ka thënë: 1576. “Kur i afrohet kjo pije, ai e urren atë dhe nuk do që ta pijë. Kur i afrohet para fytyrës, ajo piqet nga nxehtësia e madhe dhe kapaku i kokës i bie poshtë. Kur ai e pi atë, ajo ia copëton zorrët derisa t’i dalë nga poshtë.” Siç thotë i Lartësuari: “... A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!” [Muhamed 15], dhe thotë: “... Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr, muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë, që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmerrshme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.” [Kehf 29]. Edhe Ibn Xheriri sjell një hadith prej Abdullah Ibn Mubarekut, më të njëjtin tekst. - Ata do ta gjerbojnë atë, po nuk do të mund ta gëlltisin. - Ajo pije nuk i shkon poshtë, por i mbetet në grykë dhe me shumë vështirësi, pakënaqësi e pështirësi, ai përpiqet ta gëlltisë. Kjo ndodh sepse ajo ka një shije shumë të pështirë e të padurueshme. E tillë është gjithashtu ngjyra dhe era e saj. E padurueshme dhe torturuese është edhe nxehtësia ose ftohtësia e saj e pashembullt. - Vdekja u vjen nga të gjitha anët, po nuk vdesin. - Atij i dhemb i gjithë trupi, me gjithë gjymtyrët dhe organet e tij. Da haku transmeton nga Ibn Abasi, i cili duke shpjeguar këtë ajet, thotë: “Llojet e ndëshkimit që jep Allahu Ditën e Gjykimit në zjarrin e Xhehenemit, të gjitha janë të tmerrshme. Secili prej tyre është i tillë që, nëse e gllabëron dikë, atij do t’i vinte vdekja. Çdokush që ndëshkohet me ato ndëshkime do të vdiste në vend, nëse do të kishte vdekje. Por askush prej tyre nuk vdes, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “ Ata që mohuan (Allahun) i pret zjarri i

Xhehenemit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues.” [Fatir 36].” Kuptimi i fjalës së Ibn Abasit është se të gjitha llojet e ndëshkimit në Xhehenem janë të tilla që çdokush do të vdiste prej tyre, nëse do të ekzistonte vdekja. Por ata kurrë nuk do të vdesin dhe do të mbesin në ndëshkim e vuajtje të përhershme. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë: “Vdekja u vjen nga të gjitha anët, po nuk vdesin.”. - Ata i pret një dënim shumë i rëndë. - Edhe pse përjetojnë një gjendje të tmerrshme, siç u përshkrua më sipër, atyre u vjen një tjetër ndëshkim i rëndë, i ashpër e i dhimbshëm. Ai vjen më i vështirë, më i hidhur dhe më torturues se ai para tij, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër kuranor: “A është më i mirë ky premtim (në xhenet), apo Pema e Zekumit? Ne e kemi bërë atë sprovë për keqbërësit. Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehenemit. Frutat e saj janë si koka shejtanësh. Ata do të hanë dhe do të mbushin barqet prej saj. Pastaj, pas kësaj, atyre do t'u jepet një përzierje me ujë të valë. Pastaj, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.” [Safat 64 - 68]. Kështu Ai na njofton se ata herë ndëshkohen e vuajnë nga ngrënia e zekum-it, pastaj nga pirja e hamim-it, pastaj kthehen në Zjarrin flakërues. I madhëruari thotë gjithashtu: “Ja, ky është Xhehenemi, të cilin keqbërësit e mohonin. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij dhe ujit të valuar.” [Rahman 43, 44]. Ose: “Është e vërtetë se pema e Zekumit, do të jetë ushqim i keqbërësve. Si tunxh i shkrirë, ajo u vlon në bark, Ashtu siç vlon uji i nxehtë. “Rrëmbejeni atë (mosbesimtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit. Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!” Shijoje dënimin (i thuhet mosbesimtarit), ti krenari e fisniku (i pamposhtur)! Ky është ai (dënim), për të cilin ishit në dyshim.” [Duhan 43 - 50]. Dhe thotë: “Po njerëzit e të majtës? E kush janë ata të majtit se?! Ata janë në afshin përvëlues të zjarrit dhe në ujë të valë, nën një hije tymi, as të freskët e as të këndshme.” [Uakia 41 - 44]. Dhe thotë: “Ja, kështu do të jetë. Por keqbërësit (që kaluan çdo kufi) do të kenë fundin më të keq - Xhehenemin, ku do të hidhen (për dënim). Ai është vendi më i shëmtuar. Ja, kështu do të jetë. Pastaj, ata do të shijojnë ujë të valë dhe të ndyrë. Ata do të kenë edhe dënime të tjera të ngjashme me to. ” [Sad 55 - 58]. Ajete të tilla janë të shumta në Kur ’an, që tregojnë se ndëshkimet në Xhehenem janë të shumëllojshme, të përsëritshme e të ndryshme, të tilla që i di vetëm Allahu Krenar dhe i Lartësuar. Këto janë ndëshkime mëse të merituara për keqbërësit. Allahu i madhëruar thotë: “Kjo vjen për shkak të veprave që keni bërë me duart tuaja. Allahu nuk është asnjëherë i padrejtë me robërit e Vet.” [Enfal 51].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 14:13–14:17

Allahu i Lartësuar na tregoi në ajetet e mësipërme punën dhe mundin e vazhdueshëm të profetëve në ftesën e popujve të tyre në rrugën e drejtë. Ata kurrë nuk u lodhën dhe mërzitën në përpjekjet e tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon deri ku arritën marrëdhëniet me popujt e tyre: - Mohuesit u thoshin të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë.” - Ata i thoshin këto fjalë duke kërcënuar, dhe kjo është nga format më të forta të refuzimit, gjë e cila të jep të kuptosh se për ata nuk kishte ndonjë shpresë të udhëzoheshin. Ata kërcënonin profetët se do t’i dëbonin nga vendi i tyre. Vëreni me kujdes se si ata thoshin: “...Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë.”. Kështu, ata pretendonin se vendi ju përkiste veç atyre dhe profetët nuk kishin pjesë në të. Sigurisht që kjo qe një padrejtësi e madhe, sepse Allahu i Lartësuar i vendosi robërit e Tij në tokë dhe i urdhëroi që ta adhuronin Atë pa i bërë shok. Është Ai që ua lehtësoi dhe ua nënshtroi atyre tokën dhe gjithçka në të, që ata të gjenin gjithçka që u duhej për të plotësuar adhurimin e përkushtuar Zotit. Në këtë mënyrë, ai që e shfrytëzon tokën dhe mirësitë e Zotit për të plotësuar adhurimin ndaj Tij, ai i meriton këto mirësi dhe nuk ka për t’u marrë në përgjegjësi. Ndërsa ai i cili i shfrytëzon mirësitë e Zotit për të bërë kufër dhe lloje të ndryshme të poshtërsive, ai do të merret në përgjegjësi për to, sepse janë të palejueshme. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se armiqtë e profetëve nuk kanë asnjë të drejtë mbi tokën dhe asnjë të drejtë të dëbojnë profetët e Zotit dhe pasuesit e tyre. Po ta shohim edhe nga një aspekt tjetër, mund të themi se, në fund të fundit, edhe profetët ishin banorë të atyre vendeve. Atëherë, me ç'të drejtë i privonin ata nga e drejta për të jetuar në vendin e tyre?! Sigurisht, kjo tregon për mosbesimin e thellë të tyre dhe poshtërsinë e madhe që i karakterizonte. Kur çështja dhe intrigat e tyre kundër profetëve arritën në këtë masë, nuk mbeti gjë tjetër veçse që Zoti të urdhëronte për shkatërrimin e tyre dhe për shpëtimin e të dashurve të Tij: - Atëherë, Zoti shpalli: “Ne do t’i shkatërrojmë keqbërësit dhe do t’ju vendosim të banoni në atë tokë pas tyre. - Zoti do t’i ndëshkojë mohuesit e padrejtë me forma të ndryshme dhe të shumta. Ndërsa të dashurit dhe besimtarët e sinqertë, Ai do t’i shpërblejë mirë. Ky përfundim i mirë që Allahu i Lartësuar u dhuroi profetëve dhe pasuesve të tyre të sinqertë është i posaçëm dhe ka lidhje të ngushtë me një cilësi të mrekullueshme: - Kjo është për ata që i frikësohen qëndrimit para Meje dhe i frikësohen dënimit Tim.” - Kjo është për ata që ia kanë frikën Zotit në këtë botë dhe e ndiejnë mbikëqyrjen e Tij, duke e ditur mirë se Ai i shikon. Cilësia tjetër është që i frikësohen kërcënimit të Zotit për ata që nuk i binden. Kjo bën që ata ta ndalin veten nga ato gjëra

që Zoti i urren dhe të kryejnë ato gjëra, me të cilat Ai kënaqet. - Ata kërkuan ndihmë dhe çdo kryelartë e inatçor përfundoi në shkatërrim. - Ishin vetë mohuesit ata të cilët kërkuan që Allahu i Lartësuar të bënte ndarjen dhe të zbriste gjykimin e Tij mes të dashurve të Tij dhe armiqve të tyre. Kështu u realizua ajo që ata vetë e kërkuan, sepse Allahu i Lartësuar është Halim - i Butë. Ai nuk nxitohet në ndëshkimin e gjynahqarëve. Kjo është dita kur çdo kryeneç dhe inaçor shkatërrohet. Ata të mjerë tregohen kryeneçë ndaj Allahut të Lartësuar dhe ndaj të vërtetës që Ai ua shpalli profetëve. Ata tregohen mendjemëdhenj, armiqësorë dhe arrogantë ndaj Allahut, ndaj profetëve dhe pasuesve të tyre. Ata e mbushin tokën me poshtërsi dhe armiqësi dhe luftojnë kundër profetëve dhe pasuesve të tyre, që përhapin të mirën. Ky është ndëshkimi i tyre në këtë jetë, por ajo që i pret në ahiret është shumë më e dhimbshme dhe më dëshpëruese: - Përpara tyre është Xhehenemi, në të cilin u jepet për të pirë ujë i valë i qelbët. Ata do ta gjerbojnë atë, po nuk do të mund ta gëlltisin. - Këtyre kryeneçë arrogantë dhe inaçorë, Xhehenemi u qëndron në pritë. Do të vijë një ditë që ata do ta shohin ndëshkimin, i cili është i papërshkrueshëm dhe i ashpër. Atë ditë do t’u jepet për të pirë qelb, me atë ngjyrë, shije dhe erë. Ky lëng do të jetë jashtëzakonisht i nxehtë. Nga etja e madhe, ata do të përpiqen ta gëlltisin, por me zor e bëjnë diçka të tillë, sepse sa herë që afrohen për të pirë, u digjen dhe përvëlohen fytyrat, nga nxehtësia e madhe. Kur ky lëng kalon në barkun e tyre, ua këput dhe copëton zorrët. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata do ta gjerbojë atë, po nuk do të mund ta gëlltisin”. - Vdekja u vjen nga të gjitha anët, po nuk vdesin. - Atyre u vjen ndëshkimi i ashpër me të gjitha llojet e tij. Ky ndëshkim është aq i ashpër, saqë arrin deri në prag të vdekjes, por Allahu i Lartësuar ka vendosur që ata të mos vdesin më. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: "Ata as nuk gjykohen që të vdesin, as nuk u lehtësohet ndëshkimi." [Fatir 36]. Sa herë që përfundon një ndëshkim, ata i pret një ndëshkim tjetër i rëndë, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: - Ata i pret një dënim shumë i rëndë. - Kështu do të ndëshkohet çdo kryeneç dhe armik i të vërtetës dhe i pasuesve të saj. Ndëshkimi i tyre është i fortë dhe i ashpër, aq sa askush nuk mund ta përshkruajë ashpërsinë e Tij, përveç Allahut të Lartësuar.

← Ibrahim 14:13