14. Ibrahim · ajete 19–21

سورة ابراهيم
19

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۚ إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ وَيَأۡتِ بِخَلۡقٖ جَدِيدٖ

‘Elem tera ‘ennel-lahe haleka es-semawati wel-’erde bil-hekki ‘in jeshe’ judh/hibkum we je’ti bihalkin xhedidin

A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.

20

وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٖ

We ma dhalike ‘ala Ellahi bi’azizin

E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për All-llahun.

21

وَبَرَزُواْ لِلَّهِ جَمِيعٗا فَقَالَ ٱلضُّعَفَٰٓؤُاْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُنَّا لَكُمۡ تَبَعٗا فَهَلۡ أَنتُم مُّغۡنُونَ عَنَّا مِنۡ عَذَابِ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖۚ قَالُواْ لَوۡ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَهَدَيۡنَٰكُمۡۖ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَجَزِعۡنَآ أَمۡ صَبَرۡنَا مَا لَنَا مِن مَّحِيصٖ

We berezu lillahi xhemi’æn fekale ed-du’afa’u lilledhine estekberu ‘inna kunna lekum teba’æn fehel ‘entum mugnune ‘anna min ‘adhabi Ellahi min shej’in kalu lew hedanallahu lehedejnakum sewa’un ‘alejna ‘exhezi’na ‘em seberna ma lena min mehisin

E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?". Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t'ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)".