14. Ibrahim · ajete 26–30

سورة ابراهيم
26

وَمَثَلُ كَلِمَةٍ خَبِيثَةٖ كَشَجَرَةٍ خَبِيثَةٍ ٱجۡتُثَّتۡ مِن فَوۡقِ ٱلۡأَرۡضِ مَا لَهَا مِن قَرَارٖ

We methelu kelimetin habithetin keshexheretin habithetin exhtuththet min fewkil-’erdi ma leha min kararin

Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.

27

يُثَبِّتُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱلۡقَوۡلِ ٱلثَّابِتِ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۖ وَيُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلظَّٰلِمِينَۚ وَيَفۡعَلُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ

Juthebbitu Ellahul-ledhine ‘amenu bil-kawli eth-thabiti fil-hejæti ed-dunja we fil-’ahireti we judillu Ellahu edh-dhalimine we jef’alu Ellahu ma jesha’u

All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.

28

۞ أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ بَدَّلُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ كُفۡرٗا وَأَحَلُّواْ قَوۡمَهُمۡ دَارَ ٱلۡبَوَارِ

‘Elem tera ‘ilal-ledhine beddelu ni’metel-lahi kufræn we ‘ehellu kawmehum darel-bewari

A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,

29

جَهَنَّمَ يَصۡلَوۡنَهَاۖ وَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ

Xhehenneme jeslewneha we bi’sel-kararu

(e sollën) Në xhehennem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.

30

وَجَعَلُواْ لِلَّهِ أَندَادٗا لِّيُضِلُّواْ عَن سَبِيلِهِۦۗ قُلۡ تَمَتَّعُواْ فَإِنَّ مَصِيرَكُمۡ إِلَى ٱلنَّارِ

We xhe’alu lillahi ‘endadæn lijudillu ‘an sebilihi kul temetta’u fe’inne mesirekum ‘ila en-nari

Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t'i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri!"