14. Ibrahim · Ajeti 34 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 14:23–14:34
Pas rrëfimit për gjendjen e atyre të dënuarve me xhehenem dhe të shpërblyerve me xhennet, Zoti xh. sh. sjell shembull konkret për atë që beson dhe atë që nuk beson. Fjala e mirë është: La ilahe il lellah, sipas shumicës së komentatorëve, e sipas disa të tjerëve është çdo fjalë e mirë si: hamd, tesbih, istigfar, tevbe, dhe këshillim për rrugën e drejtë. Fjala e mirë, në të vërtetë, personi i fjalës së mirë është si pema që kur nuk i ndërpren frutat, që është stabile, e e fortë, nuk luhatet e nuk shkulet nga rënja. Ashtu duhet të jetë besimtari, gjithnjë i dobishëm, i vendosur. E ai që është i dobët, i përngjanë pemës me rrënjë të dobëta, që lehtë shkulet dhe vyshket.
Në ajetin njëzet e shtatë thuhet: Allahu forcon..., fjala është se besimtari vazhdimisht gjatë tërë jetës është i vendosur në besimin e tij të drejt, e me fjalën: Ahiret është qëllimi i forcimit me fjalën e drejtë, me shehadet në varr. Të këtij mendimi janë xhumhuri i mufesirinëve e të mbështetur në hadithin e Pejgamberit, të cilin e shënoi Buhariu, Muslimi etj., sipas të cilit Pejgamberi ka thënë:''Kur pyetet myslimani në varr dëshmon: La ilahe ll kellah Muhammedun resulullah". Vari është marrë si rregull i përgjithshëm, ngase shumica e njerëzve varrosen, për ndryshe, çdo njeri merret në pyetje pas vdekjes, pa marrë parasysh se është varrosur apo jo.
Allahu i lë të humbur vetëm zullumqarët, pse zullumqarët janë ata të cilët çdo punë, sjellje, ide, e vëjnë kundër qëllimit të saj të drejtë, pra të mirën e shndërrojnë në të keqe.
- Në këto ajete të fundit Allahu hap faqet e librit të ekzistencës, në të cilat mund të lexohen
begatitë që i krijoi Ai për të mirën e njerëzve siç është qielli e toka, shiu si burim jete, dielli
me anën e të cilit i dallojmë stinët e vitit, hëna sipas së cilës numërojmë vitet, natën për pushim
e ditën për veprim etj. Begatitë e Zotit nuk mund të numërohen as në përgjithësi, e të mos flasim
për detajet e tyre, po megjithëkëtë, njeriu fatzi nuk don t'i lexojë këto faqe dhe mbetet në errësirë
dhe në kulminacion dëmton veten.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 14:32–14:34
- Allahu është Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën... - Në këto ajete, Allahu i Lavdëruar u rendit krijesave disa prej mirësive të Tij madhështore. Ai u përkujton atyre se krijoi
për ta qiejt, që i bëri si një çati mbrojtëse, ndërsa Tokën e bëri të shtruar dhe të përshtatshme për jetesën. - dhe që lëshon ujë prej së larti dhe me të bëhen fruta, si ushqim për ju. - Ai bëri për ju pemë me fruta të shumta, të lashta e bimësi të larmishme në ngjyra, pamje, shije, aroma e dobitë që ato ofrojnë. Në Kur ’an thuhet: “(Zoti im) është Ai, i cili e ka bërë Tokën si qilim për ju dhe për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të. Ai e ka zbritur ujin prej qielli dhe me të mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme. Hani (nga mirësitë e Tij) dhe kulloteni bagëtinë tuaj (në atë bimësi). Vërtet, në të gjitha këto ka Shenja për ata që mendojnë.” [Ta Ha 53]. - Është Ai që ju ka vënë në shërbim anijet, që lundrojnë në det me urdhrin e Tij. - Është Allahu i Lavdëruar që, përmes ligjeve të Tij, e ka bërë të mundshme që anijet të lundrojnë në ujë. Ato lundrojnë me vullnetin dhe mirësinë e mundësuar nga Allahu i Lavdëruar. Zoti e ka nënshtruar detin për t’i mbartur anijet, në mënyrë që njerëzit të udhëtojnë në vende të largëta, për punët e tyre e për të arritur mirësitë e Tij - Edhe lumenjtë, është Ai që i ka vënë në shërbimin tuaj. - Allahu i Lartësuar bëri që lumenjtë të çajnë tokën e të lëvizin në largësi të mëdha, nga një vend, në një tjetër. Përmes këtyre lehtësimeve, Ai u mundëson robërve mirësi të shumta. Ata përftojnë nga lumenjtë ujin e pijshëm për vete, për kafshët, për tokën, të mbjellat e për shumë mirësi të tjera. - Ai e krijoi për ju Diellin dhë Hënën, që vazhdimisht lëvizin... - Dielli dhe Hëna janë në lëvizje të pandërprerë, sipas rregullit dhe urdhrit të Zotit. Ky është kuptimi i fjalës dâibejn: një lëvizje e vazhdueshme, e pandërprerë, as natën as ditën. Ai thotë: “Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (përfundimtar). Ky është përcaktimi i Ngadhënjimtarit, i të Gjithëditurit. Edhe Hënës ia kemi caktuar fazat e saj, derisa të kthehet në formën e harkut (hurmës së tharë). As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” [Ja Sin 38 - 40], “... Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë sërish. Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Vetëm Atij i takon Krijimi dhe Sundimi. I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” [Ea’raf 53]. - dhe bëri për ju natën dhe ditën. - Nata dhe dita ndërrohen me njëra -tjetrën: herë zgjatet njëra e herë tjetra. I Lartësuari thotë: “A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ai që e fut Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) dhe është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni?” [Lukman 29]. “Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. Ai bën që nata ta mbulojë (mbështjellë) ditën dhe që dita ta mbulojë (mbështjellë) natën; Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ai është Ngadhënjimtari, Falësi i Madh. ” [Zumer 5]. - Ai ju jep nga gjithçka që kërkoni. - Allahu i Lartësuar ka lehtësuar, përgatitur
dhe përshtatur, me mirësinë e Tij, gjithçka të nevojshme për ju, që ju vjen në shërbim në çdo kohë e në të gjitha gjendjet tuaja. Ai jua përmbush ato për të cilat i luteni, qoftë me gjuhën e gjendjes e nevojës që shprehni, qoftë me fjalë e drejtpërdrejt. - Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i numëroni ato. - Allahu i Madhëruar na tregon se është e pamundur që robi t’i numërojë mirësitë e Tij e, aq më pak, që të mund t’u japë hakun atyre. Tarik Ibn Hubejbi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Me të vërtetë, haku i Allahut është shumë i rëndë dhe i madh, që robi të mund t’i tregojë Atij mirënjohjen e merituar për to. Gjithashtu, mirësitë e Allahut janë shumë të mëdha e të panumërta, që robi të mund t’i numërojë e përkufizojë ato. Por përpiquni që të agoni të penduar dhe të ngryseni të penduar para Zotit. Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi se Prof eti i Allahut lutej e thoshte: 1585. “Allahumme lekel hamdu gajra mekfij -jin ue lâ mued -dein, ue lâ mustegnen anhu, Rab -benâ! (O Allah! Vetëm Ty të takojnë të gjitha lavdërimet (e mirënjohja)! Këto lavdërime nuk mjaftojnë për të të përlëvduar si duhet, por megjithëkëtë, ne nuk kemi për t'i lënë ato! Ne do të kemi nevojë për t'i bërë lavdërime Allahut në vazhdimësi e në çdo gjendje! O Zoti ynë, pranoje lavdërimin tonë!” - Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 14:32–14:34
- Allahu është Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe që lëshon ujë prej së larti dhe me të bëhen fruta, si ushqim për ju. Është Ai që ju ka vënë në shërbim anijet,
që lundrojnë në det me urdhrin e Tij. Edhe lumenjtë, është Ai që i ka vënë në shërbimin tuaj. - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i vetmi Krijues dhe Furnizues i krijesave. Ai krijoi qiejt dhe tokën me gjithë madhështinë dhe gjerësinë e tyre. Ai nga qielli zbret ujin, pra, shiun, që aq bukur e me butësi bie prej reve. Përmes këtij uji, Ai nxjerr në tokë bimësi dhe fruta të llojeve të ndryshme, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja. Ai lehtësoi dhe bëri të mundshme për ju anijet dhe mjetet e tjera të udhëtimit. Allahu ka bërë që anijet të lundrojnë në det me urdhrin e Tij dhe është Ai që ju ka mundësuar prodhimin e tyre, duke ju dhënë forcë për një gjë të tillë. Allahu i ruan anijet përmes rrymave të ujit dhe, nëpërmjet tyre, ju udhëtoni dhe bartni pasuritë tuaja. Ai nënshtroi për ju edhe lumenjtë, që të ujisni të mbjellat dhe të pini vetë prej tyre. - Ai e krijoi për ju Diellin dhë Hënën, që vazhdimisht lëvizin, dhe bëri për ju natën dhe ditën. - Dielli dhe Hëna kurrë nuk lodhen me lëvizjen e tyre dhe nuk mbeten pas, por janë të nënshtruar e në dobinë tuaj. Përmes fazave të tyre, ju llogarisni kohën. Ata janë në shërbimin tuaj, të kafshëve tuaja, bimësisë dhe frutave për ju. Allahu i Madhëruar përshtati për ju natën dhe ditën. Natën e bëri që të qetësoheni dhe të mblidhni forcat, ndërsa ditën e bëri të shndritshme dhe plot gjallëri, që ju të kërkoni nga mirësitë e Tij. - Ai ju jep nga gjithçka që kërkoni. - Allahu ju dha gjithçka që dëshironi dhe ju nevojitet. Për këto nevoja, ju i jeni lutur Allahut me gjuhën e fjalëve dhe me gjuhën e gjendjes tuaj, dhe Ai, me bujarinë e Vet, jua ka plotësuar lutjet për nevojat e kësaj jete. - Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të m und të arrini t’i numëroni ato. - Ju as që nuk mund t’i numëroni dhe përkufizoni të mirat e Allahut, e jo më t’i jepni hakun mirënjohjes ndaj Tij. - Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës. - E tillë është natyra dhe prirjet e njeriut. Ai është i prirur drejt padrejtësisë dhe nxiton në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit. Ai është shpërfillës dhe plot mangësi kur bëhet fjalë për të plotësuar detyrimet ndaj Zotit të Tij, mohues dhe mosmirënjohës ndaj mirësive të Allahut. Ai nuk arrin t’i shohë mirësitë e shumta të Zotit dhe as e ndien për detyrë mirënjohjen për to. I tillë është njeriu, përveç atyre që Allahu i Madhëruar i ka udhëzuar dhe i ka ndriçuar me udhëzimin e Tij. Ata tregohen mirënjohës për mirësitë e Allahut, e njohin mirë hakun e Tij dhe përkushtohen me gjithë shpirt për ta plotësuar atë. Në këto ajete përmenden shumë mirësi të Allahut të Lartësuar, prandaj Ai i fton robërit e Tij që të përkushtohen sinqerisht për të qenë falënderues dhe mirënjohës. Allahu i Madhëruar i nxit adhuruesit që të kujtojnë vazhdimisht mirësitë e Tij dhe i mëson që t’i luten Atij natën dhe ditën, për të përfituar nga begatia dhe bujaria e Tij. Ashtu sikurse
mirësitë e Zotit përsëriten dhe vijnë pandërprerë në të gjitha kohët, ashtu le të përsëriten dhe të shtohen edhe lutjet e robve dhe mirënjohja e tyre ndaj mirësive të Tij.