Rebbena egfir li we liwalidejje we lilmu’uminine jewme jekumul-hisabu
Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi përmendi Zoti xh. sh. nimetet e panumërta që ua dhuroi njerëzve, e përmend edhe këtë të mirë që ua dha kurejshitëve, që i bëri banorë të Mekës e pranë Qabes, por ata nuk ia ditën të mirën. Ndoshta këtë rrëfim për Ibrahimin e përmendi si shembull të pemës së mirë që u përmend më parë. Edhe në kaptinën Bekare është cekur lutja e Ibrahimit për qytetin Mekë, por atëherë ende nuk ishte vendbanim, pra lutja ishte: bëje qytet sigurie, e këtu në këtë kaptinë bëhet lutja pasi ishte themeluar si qytet, pra lutja është bërë qytet sigurie të banorëve të tij. Ibrahimi nuk shpreh mllef kundër atyre që nuk pasojnë rrugën e tij, por lavdëron Zotin që fal shumë dhe është mëshirues. Lugina në të cilën e lë djalin e tij Ismailin dhe bashkëshorten Haxhere ishte vendi ku është Meka. E kur thotë pranë shtëpisë Sate të shenjtë, kjo duhet kuptuar se ka ekzistuar aty më parë shtëpi, ose aty do të ekzistojnë më vonë. Ibrahimi lutet për veten, për prindërit dhe për të gjithë besimtarët.
We la tehsebennel-lahe gafilæn ‘amma ja’melu edh-dhalimune ‘innema ju’uehhiruhum lijewmin teshhasu fihil-’ebsaru
E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
We ‘endhiri en-nase jewme je’tihimul-’adhabu fejekulul-ledhine dhelemu rebbena ‘ehhirna ‘ila ‘exhelin karibin nuxhib da’weteke we nettebi’i er-rusule ‘ewelem tekunu ‘eksemtum min kablu ma lekum min zewalin
Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?
We sekentum fi mesakinil-ledhine dhelemu ‘enfusehum we tebejjene lekum kejfe fe’alna bihim we derebna lekumul-’emthale
Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
Jewme tubeddelul-’erdu gajrel-’erdi we es-semawatu we berezu lillahil-wahidil-kahhari
(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
Hadha belagun lilnnasi we lijundheru bihi we lija’lemu ‘ennema huwe ‘ilehun wahidun we lijedhdhekkere ‘ulul-’elbabi
Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshillojë ata që kanë mend.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. i thotë Muhamedit a.s.: mos mendo se Zoti është i kënaqur me punën që bëjnë mëkatarët, e as që i ka harruar ata, por është duke i lënë deri në atë ditë, kur të dalin para Zotit e nga frika do t’ju shtangen sytë, do t’u mbetet kryet lart, duke shikuar se çfarë po i gjen, saqë nuk lëvizin qerpikët e syve për të shikuar diçka tjetër, e zemrat e tyre do të jenë të pikëlluara. Mëkatarët do të kërkojnë t’u jepet afat e të besojnë, po ata që betoheshin sa ishin në dynja, se nuk kanë për t’u ringjallur, edhe pse ishin mu në ato vende banorët e të cilëve ishin zhdukur nga ndëshkimet si mëkatarë. Megithatë ata bënin lloj-lloj dredhish, u përpoqën ta vrisnin Muhamedin a.s., por plani i Zotit i asgjësoi dredhitë e tyre. Toka në të cilën jemi tashti dhe qiejt do të shndërrohen në tokë e qiej të tjerë. Çfarë do të jetë ajo e di vetëm Zoti. Sipas një hadithi të shënuar në Sahihajnët: Do të jetë tokë e bardhë e shkëlqyer si argjendi, tokë në të cilën nuk është bërë mëkat, as nuk është derdhur gjak... Kurani është shpallur për të mirën e njerëzve, për të kuptuar se nuk ka Zot tjetër pos Allahut një dhe për t’u udhëzuar e gjetur rrugën e drejtë që është shpëtim për ta, por vetëm për ata që e angazhojnë sinqerisht mendjen e tyre. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës Ibrahim.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.