14. Ibrahim · Ajeti 41

سورة إبراهيم
Përkthimi Sherif Ahmeti
41

رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لِي وَلِوَٰلِدَيَّ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ يَوۡمَ يَقُومُ ٱلۡحِسَابُ

Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi përmendi Zoti xh. sh. nimetet e panumërta që ua dhuroi njerëzve, e përmend edhe këtë të mirë që ua dha kurejshitëve, që i bëri banorë të Mekës e pranë Qabes, por ata nuk ia ditën të mirën. Ndoshta këtë rrëfim për Ibrahimin e përmendi si shembull të pemës së mirë që u përmend më parë. Edhe në kaptinën Bekare është cekur lutja e Ibrahimit për qytetin Mekë, por atëherë ende nuk ishte vendbanim, pra lutja ishte: bëje qytet sigurie, e këtu në këtë kaptinë bëhet lutja pasi ishte themeluar si qytet, pra lutja është bërë qytet sigurie të banorëve të tij. Ibrahimi nuk shpreh mllef kundër atyre që nuk pasojnë rrugën e tij, por lavdëron Zotin që fal shumë dhe është mëshirues. Lugina në të cilën e lë djalin e tij Ismailin dhe bashkëshorten Haxhere ishte vendi ku është Meka. E kur thotë pranë shtëpisë Sate të shenjtë, kjo duhet kuptuar se ka ekzistuar aty më parë shtëpi, ose aty do të ekzistojnë më vonë. Ibrahimi lutet për veten, për prindërit dhe për të gjithë besimtarët.