15. Hixhr · Ajeti 29

سورة الحجر
Përkthimi Sherif Ahmeti
29

فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ

E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet në disa krijime, që kanë një rëndësi të madhe, sepse përmes tyre duket fuqia e pakufishme dhe mjeshtëria e përsosur e Zotit të Madhërishëm: yjet që së bashku me diellin udhëtojnë, ditën sikur tërhiqen dhe fshihen, e natën ndriçojnë, nata që ia beh me atë errësirën e vet të lehtë në fillim e derisa ngryset plotësisht. Pas errësirës së natës ferku i agimit sikur shkrep dhe vjen duke u shtuar drita. Betohet se Kurani fjalë e Zotit sjellë te Muhamedi a.s. përmes Xhibrilit, e ai gëzon një pozitë të lartë te Zoti, dhe është i nderuar e i respektuar prej engjëjve më të lartë, është i fuqishëm dhe besnik i sigurt. Muhamedi a.s. e ka parë atë lart në horizont nga lind dielli dhe prej tij e ka pranuar Kuranin, e nuk është i marrë, siç thoshin idhujtarët e nuk është i atillë, që lë mangut diçka nga shpallja e të mos ua lexojë e kumtojë. Pra, nuk është fjalë e djallit, por më kot, se ju e keni humbur rrugën. Kurani është këshillë për të gjithë ata që dëshirojnë të drejtohen në rrugë të drejtë, por edhe orientimi është me ndihmën e Zotit të gjithësisë. Falënderoj Allahun e Madhëruar!