15. Hixhr · ajete 29–33

سورة الحجر
29

فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ

Fe’idha sewwejtuhu we nefehtu fihi min ruhi feka’u lehu saxhidine

E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet në disa krijime, që kanë një rëndësi të madhe, sepse përmes tyre duket fuqia e pakufishme dhe mjeshtëria e përsosur e Zotit të Madhërishëm: yjet që së bashku me diellin udhëtojnë, ditën sikur tërhiqen dhe fshihen, e natën ndriçojnë, nata që ia beh me atë errësirën e vet të lehtë në fillim e derisa ngryset plotësisht. Pas errësirës së natës ferku i agimit sikur shkrep dhe vjen duke u shtuar drita. Betohet se Kurani fjalë e Zotit sjellë te Muhamedi a.s. përmes Xhibrilit, e ai gëzon një pozitë të lartë te Zoti, dhe është i nderuar e i respektuar prej engjëjve më të lartë, është i fuqishëm dhe besnik i sigurt. Muhamedi a.s. e ka parë atë lart në horizont nga lind dielli dhe prej tij e ka pranuar Kuranin, e nuk është i marrë, siç thoshin idhujtarët e nuk është i atillë, që lë mangut diçka nga shpallja e të mos ua lexojë e kumtojë. Pra, nuk është fjalë e djallit, por më kot, se ju e keni humbur rrugën. Kurani është këshillë për të gjithë ata që dëshirojnë të drejtohen në rrugë të drejtë, por edhe orientimi është me ndihmën e Zotit të gjithësisë. Falënderoj Allahun e Madhëruar!
30

فَسَجَدَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمۡ أَجۡمَعُونَ

Fesexhedel-mela’iketu kulluhum ‘exhma’une

Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.

31

إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰٓ أَن يَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ

‘Illa ‘iblise ‘eba ‘en jekune me’a es-saxhidine

Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?

32

قَالَ يَٰٓإِبۡلِيسُ مَا لَكَ أَلَّا تَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ

Kale ja ‘iblisu ma leke ‘ella tekune me’a es-saxhidine

Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?"

33

قَالَ لَمۡ أَكُن لِّأَسۡجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقۡتَهُۥ مِن صَلۡصَٰلٖ مِّنۡ حَمَإٖ مَّسۡنُونٖ

Kale lem ‘ekun li’sxhude libesherin halektehu min selsalin min heme’iin mesnunin

Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë".