15. Hixhr · Ajeti 44

سورة الحجر
Përkthimi Sherif Ahmeti
44

لَهَا سَبۡعَةُ أَبۡوَٰبٖ لِّكُلِّ بَابٖ مِّنۡهُمۡ جُزۡءٞ مَّقۡسُومٌ

Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto disa ajete flitet për urtësinë dhe fuqinë e pakufishme të Zotit, që manifestohet në krijimin e gjithësisë, në krijimin e trupave qiellorë dhe në tokë. Përmendet brezi rrethor i dymbëdhjetë yjësisë, që është i mbrojtur, dhe çdo përpjekje e xhinëve për të depërtuar më thellë, goditet me yll të zjarrtë. Tokën ua kemi bërë të përshtatshme për jetë, duke mundësuar që në të të mbijnë lloje të ndryshme bimësh prej nga ushqehen. Furnizimi i çdo gjallese është prej Zotit, pse çdo send është i nxitur prej Tij, e në masë të nevojshme. Erërat janë bartëse të reve, të shiut dhe të bimëve, sepse ato i nxisin retë, i tubojnë, i shpërndajnë dhe prej tyre lëshohet shiu, e te bimët bartin pluhurin e luleve prej njërës në tjetrën dhe ashtu ato formojnë frutat. Madje ligjet e caktuara të Zotit kanë bërë të mundur, që një pjesë e ujit të ruhet në tokë e të përdoret sipas nevojës. Njeriu është krijuar prej dheut të lagur, që është baltë, e pasi është terur balta ka marrë ngjyrë të errët dhe erë. Exhinët janë të krijuar prej zjarrit dhe janë para njeriut. Melaiket ishin urdhëruar t’i bëjnë sexhde Ademit menjëherë pasi Zoti e përsos atë në fizionomi