15. Hixhr · ajete 45–46

سورة الحجر
45

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ

‘Innel-muttekine fi xhennatin we ‘ujunin

E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.

46

ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَٰمٍ ءَامِنِينَ

Edhuluha biselamin ‘aminine

(u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).